PËR SHQIPTARËT E MEXHITLISË

PËR SHQIPTARËT E MEXHITLISË

Seç po vajtojnë dhimbshëm telat e çiftelisë –
Për shqiptarët e vuajtur n’ fshat të Mexhitlisë !
N’ qendër në këtë fshat , një fabrikë ndërtuan –
Shqiptarët e pa fat , n’ punë nuk i pranuan !

N’ këtë fabrikë të ujit , që quhet “Pelisterka” –
Ndaj shqiptarëve sillen si të ishin njerka !
Mbi shqiptarë t’ këtij fshati , na është bërë beteri –
N’ te nuk është pranua në punë asnjë njeri ?!

Me burime minerale seç është ngritë fabrika –
Mexhitlia n’ mënyrë normale punon hiq pa frika !
Këtë pasuri natyrore ia fali Perëndia –
Fabrika e ujit punon prore , përparon njerëzia !

“Pelisterka “ është fabrikë që punon normal –
Përpunon , prodhon ujin mineral !
Ajo është e njohur n’ mbarë Maqedoninë ,
Në tregun e vendit dhe jashtë për cilësinë !…

Këto burime t’ ujit , që janë për mrekulli –
Gjenden n’ tokë shqiptare – n’ fshatin Mexhitli !
Mexhitlia e shenjtë – është një fshat shqiptarë ,
Pasuria e shtrenjtë e banë t’ jetë krenarë !

Mexhitlia e çmuar n’ rreth të Manastirit –
Vetëm pesëqind metra gjendet larg kufirit !
Pesëqind metra larg kufirit me Greqinë –
N’ Maqedoni sjell pasurinë , krenarinë !…

“Pelisterka” filloi n’ vitet e gjashtëdhjeta –
Tregun e mbuloi me prodhime t’ vërteta !
Me punë e teknikë të primitivizmit –
Shumë shpejt ka arritur n’ fushë t’ modernizmit !

Me punë kualiteti të cilësisë së lartë –
Uji në këto burime – pasuri e artë !
Shpejt i pushtoi tregjet ashtu si e do rendi –
Si ato vendore , ashtu dhe jashtë vendi !

Fabrika punonte 24 orë –
N’ funksion i kishte rreth pesëdhjetë punëtorë …
24 orë punonte pa u ndarë –
Për këtë puna i shkonte mirë edhe mbarë !…

Në fillim të mbarë në këtë industri –
Kanë punuar shqiptarë nga fshati Mexhitli !
Kanë dhanë kontribut n’ ruajtje t’ kapacitetit –
Gjatë shumë turbullirave nga ana e pushtetit !…

Kjo fabrikë që ishte udhërrëfyese e fatit –
Tre rojtarët i kishte shqiptarë të këtij fshatit !
Kishte të punësuar dhe n’ prodhimtari –
Njerëz punëtorë që ishin me komb shqiptari !

Pas privatizimit , n’ vend falënderimi
Për ruajtjen e fabrikës total nga shkatërrimi ;
Palët pretenduese për ta marrë në pronësi –
Prezencës së shqiptarëve iu shpallën armiqësi !

Pronarët e rinj me veprime dhune –
Shqiptarët n’ befasi i përjashtojnë prej pune !
Nga këto veprime t’ errëta destruktive –
Shqiptarët kanë ngelë pa kurrfarë perspektive !

Dhe ky ishte shkaku i ndjekjes së vërtetë –
Që përjetuan dhunën shqiptarët e shkretë !
Nga kjo dhunë e krimit , shqiptarët e Mexhitlisë –
Iu nënshtruan migrimit , drejt Australisë !…

Pas ngjarjeve t’ 81 – shit , n’ treva t’ kosovarëve –
N’ Maqedoni fillon përbuzja , përndjekja ndaj shqiptarëve !
Dënonin shqiptarët për nacionalizëm ,
Për separatizëm dhe irredentizëm !…

“Pas ngjarjeve t’ Kosovës . më 81 –
Filluan autoritetet t’ na shikojnë me sy !…
T’ na shikojnë me sy t’ bishave të egra –
Mu sikur dikur në kohëra të vjetra !”…

Për shqiptarët kjo nuk ishte befasi ,
Por , ishte e qartë se s’ kanë rehati !
Nuk kanë jetë të qetë , nuk kanë jetë të ndershme –
Por , për ta do t’ ketë krime e dhunë të tmerrshme !…

Por , absurdi sllav vepron me taktika ,
N’ mes fshatit shqiptarë , ku ndodhet fabrika –
N’ fshatin Mexhitli , është e pabesuar ,
Që asnjë shqiptarë nuk është i punësuar ?!

Kështu maqedonasit ndaj shqiptarëve kanë veprua –
Thyeni qafën nga këtu – ku t’ doni me shkua !
Për ju , nuk ka vend këtu për të jetuar ,
Lëre ma n’ fabrika për të iu punësuar !

T’ këtij mendimi janë dhe të njëjtit fat –
Edhe ata pak burra të mbetur në fshat !
Të revoltuar thellë , ç’ po ndodhë me shqiptarë –
Jo veç n’ Mexhitli, por n’ gjithë fshatrat mbarë !…

Populli i revoltuar nga sllavët barbarë –
Janë ma t’ revoltuar nga politikanët shqiptarë !
Për përmirësim t’ pozitës së shqiptarëve t’ Manastirit –
Që nuk e kanë luajtur as gurin e qiririt !

Me bashkatdhetarët kanë luajtur si me gogël –
Nuk e kanë lëvizur as gishtin ma t’ vogël !
Kurse para zgjedhjeve , briri n’ kokë iu daltë –
Premtojnë se : “Nëpër rrugë do të rrjedh mjaltë!”

“Është mashtrim i madh që bëjnë gënjeshtarët –
Premtimeve për vota , që na rrejnë “lypsarët” !
Ma mirë është lypsarët t’ mos na vizitojnë –
Se sa me premtime që po na mashtrojnë !”

Ç’ është ma e keqja , shteti , përmes Kombinatit –
Ua ka uzurpuar kullosat e fshatit !
Të mbetura prej atyre që i kishin me tapi –
Prej dhunës shtetërore janë shpërngulur në Turqi !

Edhe pse n’ shumë raste , pronarët e blegtorisë ,
Kanë kërkuar të drejtën n’ institucionet e drejtësisë –
Kërkesat e tyre kurrë nuk janë pranuar
Dhe as për shqyrtime nuk janë parashtruar ?!

Kështu injorimi i organeve të drejtësisë –
Ndikon n’ kufizimin e mbajtjes së blegtorisë !
Që ka mbetur burimi i vetëm simbolik –
Për sigurim të ekzistencës si problem jetik !

Sot , të gjithë shqiptarët , pyetjen e parashtrojnë :
“Kur do t’ fillojë drejtësia të funksionojnë ,
Për shqiptarët skajshmërish të diskriminuar –
Njëherë e përgjithmonë të drejtat për t’i gëzuar ?!”

Gjilan, më 01.11.2017. Demir KRASNIQI