PËR PUBLIKUN: LETËR NR 1

PËR PUBLIKUN: LETËR NR 1

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës

Kam shkruar shumë herë duke menduar se dikush edhe mund të më lexojë  ndonjë rrjesht prej mendimeve të mia; kam shkruar duke menduar ashtu si dhe shumë  krijues, botues e shkrues të tjerë se po kontribuojmë diçka për mirë. Falenderoj të gjithë ata intelektualë, studiues    dhe shkrues të tjerë  të shquar bashkëkombas të mi  si Eshref Ymeri, Ahmet Qeriqi, Mehdi Hyseni,Bedri Tahiri, Xhemail Peci, Fatmir Terziu ,Enver Bytyqi, Fahri Dahri, Bashkim Hoxha,Vilhelme Vranari  Haxhiraj,Fran Shkreli, Viron Kona, Ilir Levonja,Sheradin Berisha, Abdulla Mehmeti, Fatmir Minguli, Vaso Papaj,Shpend Topollaj, Xhevahir Cirongu, Ilir Malindi, Vladimir Muça, Ilir Paja, Kadri Tarelli, Agim Bajrami, Hazir Mehmeti, Enver Morina dhe shumë të tjerë që falë teknologjisë , internetit dhe të mediave të lira e të pavarura, i falenderoj ata dhe këto media të cilat kanë botuar shkrimet, krijimet dhe mendimtarinë shumë të vyer të tyre prej të cilëve kam mësuar ato të cilat nuk i kam ditur dhe që duke i lexuar ata  dhe shumë të tjerë  kritikë, analistë, opinionistë, historianë, studiues, krijues e profesorë të merituar, moralistë e patriotë:  shqiptarët mësojmë  shumë nga ato që nuk i dimë por që duhet të ushqehemi e të edukohemi intelektualisht dhe kombëtarisht prej atyre të cilët fatmirësisht na ofrojnë këtë  mundësi, nevojshmëri  dhe duhuri domosdoshmërie kombëtare. Kjo mirënjohje  për të gjithë këta intelektualë e shkrues meritorë le të shërbejë  nga ana ime për ta edhe si një Kartolinë urimi e suksesi për Vitin e Ri 2019?

Dhe u bëj thirrje shqiptarëve që lexoni dhe studioni letrarët  e guximshëm të cilët kontribuojnë intelektualisht  për diturinë dhe dijet, pa të cilat kombi mbetet prapa dhe i vonuar. 

Falenderoj edhe ata përkthyes të mrekullueshëm të cilët na i kanë përkthyer në shqip veprat e mëdha letrare, filozofike, historike, politike, demokratike , akademike e shkencore  të shkrimtarëve ,filozofëve dhe shkruesve  e dijetarëve të mëdhenj botërorë.

Po i drejtohem publikut me një seri letrash  të shkruajtura shkurt .

 Kur individi, shoqëria, shteti dhe Kombi përfaqësohen dhe qeverisen nga individë shpirtlig dhe me vizion të errët; kur Kombi dhe shteti  sundohen nga individë të cilët janë egoistë, injorantë, të pa kulturë e të pa edukatë morale, pa trashëgimi të fisme dhe të pa trashëgimi e pa kontribute kombëtare; dhe kur madje edhe demokracia e cila pretendon se është qeverisja më e mirë, dhe nëse edhe demokracia instalon në sistem një elitë të tillë politike, shoqërore, shtetërore, juridike, akademike dhe mediatike  dhe sidomos në drejtësi,  në shtet dhe në institucionet e tij; dhe kur  edhe demokracia  zgjedh keq dhe të këqinjtë , dhe kur ajo i zgjedh të tillët vazhdimisht, atëhere Kombit,  as në demokraci nuk i ndahen të këqijat shoqërore, moszhvillimi, prapambetja, padrejtësitë, pakënaqësitë , tradhëtitë, konfliktet dhe vuajtjet  e pasojave   të tjera të rënda  si krimi, korrupsioni, mjerimi, papunësia, stresi dhe depresioni të cilat Kombit i vijnë prej ligësive të përsëritshme të atyre të cilët e sundojnë; ligësi të  cilat vetëm sa rriten, shtohen  e përkeqësojnë nëse shoqëria nuk përpiqet, nuk reziston, nuk vepron  dhe nuk kundërshton për të ndryshuar realitetin e përvuajtshëm. Vazhdon…