Për Prof. Eshref Ymeri dhe mbi publicistikën nacionaliste të tij

Për  Prof. Eshref  Ymeri dhe mbi publicistikën nacionaliste të tij

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pak kohë më parë pata shkruar një shkrim me Titull “Lexoni Prof. Eshref Ymeri”, dhe tani po për Prof. Ymerin më shtyu përsëri për të shkruar shkrimet dhe publicistika e tij më e fundit e botuar në disa media; më shtyu ashtu sikurse edhe më parë  kryesisht tematika patriotike dhe nacionaliste e tij, e pra pasi publicistika e tij   është thellesisht kombëtare dhe që e dallon dhe e shquan Profesor Ymerin prej të tjerëve.

Publicistika e Prof. Eshrefit, si një publicistikë që shumë rrallë kush e bën sot, pasi publicistika e tij është gjithpërfshirëse  në kohë dhe hapësirë.

Është në kohë sepse ajo përfshin analizën dhe qëndrimin pozitivist dhe real, gjykimin dhe vlerësimin e ngjarjeve historike, politike dhe akademiko-shkencore të së shkuarës dhe të së tashmes , dhe jo vetëm kaq por Z. Ymeri me talentin e shquar të tij , ai bën analizën krahasimore dhe jep porositë për  mospërsëritjen   e gabimeve të së shkuarës por që  jep edhe paralajmërime dhe  këshilla për ndreqjen e së tashmes patriotike, politike, kombëtare, demokratike dhe strategjike aq shumë për të cilat ka nevojë sot shoqëria shqiptare, Shqipëria dhe  Kosova.

Prof. Ymeri    është edhe  publicist i përsosur kritik, kritikë  prej një mendimtari të matur, të një mendimtari dhe akademiku erudit, modest dhe mirënjohës dhe aspak egoist e nihilist. Publicistika e tij nacionaliste dhe e kthjellët ka karakteristikën tjetër specifike të Profesorit, pasi ajo është e lehtëkuptueshme për të gjithë njerëzit pavarësisht shkallës së përgatitjes intelektuale të tyre; ajo është e kuptueshme por që edhe si e tillë ajo edhe ka vlerën e madhe sepse publicistika nacionaliste e tij është edhe eduktative dhe atë e lexon dhe e kupton  lehtësisht lexuesi.

Publicistika e tij ka një stil edhe letrar tejet të admirueshëm dhe artistikisht mjaft të përkryer nga ana letrare e gjuhësore shkruar me një shqipe të pastër dhe te pasur.

Publicistika dhe krijimtaria e tij shtrihet edhe në hapësirë, pasi ajo përfshin gjithë hapësirën kudoshqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, e kudo ku ka shqiptarë e troje shqiptare dhe në diasporë.

Kjo ia jep karakterin gjithëshqiptar letërsisë dhe publicistikës së Prof. Eshref Ymeri.

Duke qenë i tillë publicistika nacionaliste e Z. Ymeri  nuk pasqyrohet në gazetat dhe as portalet në Shqipëri, pasi mediat në Shqipëri përgjithësisht ato janë akoma nën influencën politiko-ideologjike komunisto-enveriste, ato nuk kanë dalë akoma nga korniza e servilizmit dhe e mercenarizmit të pushtetit, të oborrit të qeverisë , cilado qoftë ajo që rastis që të ketë pushtetin.

Mediat në Shqipëri janë media politike dhe të parasë, por i them Profesor Ymerit se publicistikën tuaj e botojnë mediat dhe portalet në Kosovë, Maqedoni dhe kudo në diasporë , të cilat i falenderoj për atë punë të madhe  dhe të duhur që ato bëjnë në botimin dhe në atë se cfarë ato mundësojnë që shqiptarët të lexojnë dhe të mësojnë të vërtetat historiko-politike dhe të të tjerave aspekte më rëndësi kombëtare,sic është rasti që keto media botojnë edhe publicistikën e  mrekullueshme të Prof.Eshref Ymerit dhe të të tjerëve si ai. Duke mos u zgjatur më tej, Ju drejtohem Juve i nderuar Profesor, që vazhdoni dhe mos u ndaloni me publicistikën Tuaj, edhe pse mund të jeni zhgënjyer  ndonjëherë, por ama po Ju drejtohem që të vazhdoni sepse shqiptarët dhe shoqëria shqiptare të është mirënjohës për kontributin e madh intelektual, erudit ,akadaemik  e shkencor tuajin i cili si bosht dhe si frymëzm ka nacionalizmin dhe patriotizmin shqiptar.

Me respekt nga Skënder Sadri KAPITI Durrës