Për nënë Mine Dragoj

Poesi nga Engjëll Fino

Për nënë Mine Dragoj

( Nëna që ruajti gërshetat e Heronës së Popullit Fato Berberi )

Në vitin dyzetë e katër
Janari dyzetë e gjashtë,
Në Përmetin kala trimash
Hedh shtat brigad e gjashtë.
Pesh krenare mbi supe
Vajza e djem si levendë,
Me yje ndezur mbi ballë
U betuan për atdhenë.
Jehona pushtoj luginën
Nga Çarçova në Zhepovë,
Nga Frashëri e në Këlcyrë
Nga Malishova në Hotovë.
Buçitën këngët për trimat
Hëna zbret rrezet mbi Vjosë,
Mbi Dhëmbel shkëlqen bora
E dielli ndriçon më fortë.
Në atë lëndinë të bukur
Ndriçon Samiu si fildishi,
Zbresin Avdyli , Naimi
Sorkath Meleq Gostivishti.
Zbret me ta baba Alushi
Zbresin zemrat Përmetare,
Nis marshimin brigada
Përmes hymnesh atdhetare.
Njomëzakët e Shqipërisë
Stërnipërit e Skënderbeut,
Në gji u mbjti Përmeti
Se i dolën zot vatanit.
Partzanët sy shqiponjë
Në krahinat Përmetare,
Gjetën derë e zemër të hapur
Gjetën dashuri të madhe.

U shpërndanë si zogj thëllëze
Si dallëndyshet në pranverë,
Bijtë e nënave kreshnike
Çdo shtëpi e kishin strehë.
Zhepovitët aq bujarë
Me tradita atdhetare,
Mbrojtur qindra atdhetarë
Djem lastarë e vajza sorkadhe.
Fato Berberi si gopnxhe
Strehoi familjen Dragoj,
Xha Asllani e nënë Mine
Me dashuri e rrethoi.
Brigada nisi merrshimin
Nuk harrohet ajo ditë,
Nënë Mineja përcjell Faton
Pika loti i rrithnin sytë.
Vajza plot me ngashërim
I la kujtim nënë Mines,
Gërshetin me dy kordele
Relike të epopesë.
I mbajti nënë Mineja
Sikur kishte Faton pranë,
S’u takuan më kurrë
Se vajza ra për vatanë.
Gërshetat e heroinës
Edhe sot apel lëshojnë,
Nënë si Mine Dragoj
Në breza do të ndriçojnë.
***
Gjirokastër, 5 Maj 2018