Për intelektualët në Shqipëri

Për intelektualët  në  Shqipëri

Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë ese të shkurtër vendosa ta shkruaj pasi intelektualët dhe intelektualizmi në Shqipëri ka një peshë të madhe mbi supe për atë rol të madh e parësor që ka luajtur në jetëgjatësinë e diktaturës komuniste, duke i shërbyer asaj, duke i dhënë oksigjen dhe frymarrje intelektuale  diktaturës, politikës ,ideologjisë, dhe luftës së klasave të saj. Edhe pas rënies së komunizmit ata kanë përgjegjësinë e madhe që nuk dalin as sot , pra edhe sot pas diktaturës ata nuk dalin  në ballë të nevojës dhe domosdoshmërisë që ka Shqipëria për  ndryshimin, emancipimi demokratik, ligjor dhe kundër paudhësive e tradhetive  të politikës , kundër krimit e korrupsionit në Shqipëri.

Por edhe sot, ata aktualisht heshtin dhe nuk reagojnë kundër  rastit antikombëtar të kryeministrit të Shqipërisë në sjelljen dhe veprimin arrogant të tij kundër shtetit të Kosovës dhe kundër interesave kombëtare shqiptare për marrëveshjen e minishengenit.

Është mjerim intelektual indiferenca e intelektualëve  në kohët kur kombi dhe shteti kanë nevojë për mendimin e tyre. Është mjerim kur intelektualizmi frikësohet dhe nuk guxon të shprehet në kohën e duhur kur ka nevojë kombi për të. Është mjerim kur  intelektualizmi  bie pre e interesit personal dhe i serviloset duke i shërbyer pushtetit të keq dhe tradhëtisë së tij.

Me indiferentizmin dhe me pritjen për të parë si po përfundojnë situatat, dhe me servilizmin e finesën hipokrite: intelektualët frikacakë e servilë në Shqipëri,  me këto maskojnë edhe mashtrimin dhe egoizmin tinëzar të tyre.

Intelektualët të cilët mundohen të paraqiten si europianoperendimor, demokratë , kompetentë  e patriotë janë vetëm mjeranë e dështakë të mëdhenj përderisa dhe nëse ata përdorin servilizmin, nëse  e pranojnë pushtërimin dhe i bëjnë puthadorjen cdo pushteti sa për të mbijetuar , por që më vonë kur rrethanat ndryshojnë papritmas këta intelektualë hipokritë e të paturp duan të dalin e të bëjnë punën e këshilltarit, të diturit, shpëtimtarit   dhe  moderacionin, por që kur duhej dhe kur  kombi ka nevojë për kompetencën  e tyre ata fshihen e nuk duken sepse janë frikacakë që nuk guxojnë për të kontribuar, por presin për të përfituar prej  mundit, vuajtjeve dhe prej sakrifivcave të të tjerëve dhe të popullit të tyre