Pengohet përmendorja e Profesor Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik të Kosovës

Pengohet përmendorja e Profesor Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik të Kosovës

Kur ta pastrojmë shtëpinë do të kemi më lehtë më Serbinë

Turpi nuk vret autorin por duhet të dënohet të mos infektoj masën.

Shkruan: Milazim Maraj

Duke shfletuar gazeta dhe portale tona si për rrëshqitazi hasa në një artikull të shkruar nga autori i nderuar z. Bekim Lumi. Ishte e pa besueshme të kuptohet së në vitin 2017 në Kosovë gjendën njerëz që nuk e duan Anton Çettën. Njeriun që shëroj plagën shekullore e cila po buronte gjak shqiptari sa e sa shekuj më parë. Ishte ky plaku i urtë që vuri në përdorim forcën e fjalës së urtë për të përgatitur shqiptarët për liri. Ishte njeriu që mblodhi fjalët e urta shqiptare anë e kënd Kosovës e në veçanti të Drenicës. Ishte ky mësuesi që rikthej urtësinë dhe kulturën pellazge dhe Ilire të shqiptarët. Anton Çetta është vizitori i dyfishtë i odës shqiptare. Një herë për të mbledhur dhe botuar urtësinë shqiptare dhe herën e dytë, më këtë urtësi për të shëruar murtajën shekullore që quhej hakmarrje. Më artin e tij kombëtar dhe besimin që ky popull e kishte të Profesor Antoni u hapën dyert e mbyllura më vite. U bashkuan shqiptarët dhe u falën gjaqet. Pushkët e mbushura për njeri tjetrin i shkrepem kundër ushtrisë dhe policisë serbe. Kush do të besonte së në Kosovë ka ende mbeturina që kanë nostalgji për të kaluarën tonë të përgjakur?. Kush do të besonte së përveç poshtërsisë së tyre këta kanë edhe guximin jo intelektual të dalin kundër përmendores së Anton Çettës?. Themeluesit të këtij instituti më rëndësi për gjuhën kulturën dhe shpirtin shqiptarë. Kush do të besonte së njerëz të tillë paska instituti jonë Albanologjik?. Nuk është shumë brengosës pikëpamja e tyre, sa mundësia e qëndrimit të tyre në Institutin Albanologjik të Kosovës , guximi për të dal më këtë qëndrim pa fije turpi. Kur dikur nuk kishim Institut Albanologjik oficeret rus na vinin në xhamia më emra të rrejshëm mysliman duke i shtuar parashtesën (mulla, Adnani duke mbajtur sekret emrin e vërtetë Kazimir Olenko .M.R f.22,23)) dhe në këto xhamia predikonin politikën ruse,20 vjet pa i ditur kush çka ishin. Tani këta i paskemi në Institutin Albanologjik. Albanolog mund të ketë gjithkund dhe nuk do të thotë së çdo albanolog do të jetë patriot shqiptarë, ose dashamirë i shqiptarëve, por është e çuditshme si mund të jenë ata në Institutin Albanologjik dhe si mundë të kenë këtë forcë vendimmarrëse për të penguar Institutin që në oborrin e vet ta ketë përmendoren njërit nga themeluesit e tij,Profesorit të nderuar Anton Çetta. Pse nuk dilet më emra të këtyre figurave. Pse institucionet përkatëse nuk fillojnë hetimin për këto figura sa të çuditshme aq të dëmshme. Kjo ngjarje është shumë më rëndë së çdo dukuri tjetër negative që ka dalë deri tani në Kosovë. Pa marr parasysh nëse këta farë intelektualesh mundën apo jo të pengojnë vendosjen e përmendores, qëndrimi i tyre i mëtutjeshëm në Institutin Albanologjik nuk i bënë nderë institutit Albanologjik, letrave shqipe në Kosovës dhe As në Shqipëri. Nuk i bënë nderë asnjë shqiptari kudo që është në botë dhe ndjehet shqiptarë. Kjo të përkujton thënien e Fan S. Nolit. “Ai të dha Liri Kurorë, ti si dhe as varr, për horë. Pasi që kemi kaluar shumë barrikada, shumë sfida madje edhe të pa besueshme do ta kalojmë edhe këtë, më urtëësinë dhe vendosmërinë e Profesor Anton Çettës.