Pena e shkrimtarëve

Poezi

Nga Skënder Sadri KAPITI

Pena e shkrimtarëve

Shkrimtarët përjetsojnë kohën e historinë

Janë meteorë , guximtarët më të mëdhenj ,

Që mposhtin  injorancën e fanatizmin

Por edhe  indiferencën, heshtjen dhe frikën !

U japin njerëzve ushqimin,

Dhe  dashurinë për natyrën e jetën.

 

Pa letërsinë dhe pa leximin e  shkruesve

Bota do të mbetej në terr;

Pa penën e shkrimtarëve dhe të dijetarëve ,

Përvoja, dituria e shkenca,

Dhe  zhvillimi do të ishin në prapambetje.

 

Pena e shkrimtarëvë është që kur lindi shkrimi

Ajo ruan kujtesën njerzore nga harresa,

Pena e shkrimtarëve i bën ata ,

Poetë, dijetarë dhe filozofë.

 

Pena e shkruesve mendimtarë , çprangos lirinë,

Shpengon  arsyen  dhe liron guximin intelektual,

Ajo u  mundëson njerëzve  që lexojnë

Ta njohin diversitetin duke e përjetuar në të  gjithë botën!

 

***

Durrës, 11 Maj 2019