PELLAZGËT STËRGJYSHËRIT E SHQIPTARËVE (II)

Semi HebibiNga Semi HEBIBI

5000 vite para Krishtit filloi një jetë ku njerëzimi u ndal dhe nuk jeton më në mënyrë primitive dhe me këtë fillojnë ngulmimet e para të banorëve dhe shndrohet organizimi i jetës shoqërore kolektive që njihet si periudha e Summerëve në Irakun e sotëm. Nisur nga një summer që kisht një familje të madhe, punonte me gjithë fuqitë të ndërtonte tre shtëpi dhe me të drejtat e Summerëve ai merrte titullin “Lugan” (mbret).

Kjo fjalë te populli shqiptar ekziston si “Lugat” kuptimin e ka të Luganit se edhe ai punonte natë e ditë.

Më shek.XIII para erës sonë u shkatrua Myqenia e më pas Troja. Sipas shkrimeve të shkencës Akademike Angleze merret se ndër sunduesit mund të ishin “See Völker Illyrer”

“Stërgjysherit e shqipëtarëve d.m.th. janë Pellazgët”[1]emra të ndryshëm në Greqinë e vjetër dhe gjethkund në Ballkan e Azi (PELAZGOS, PELAGON, ASPELGOS, ASPELGIA, DEUKALION, POLIDENKES etj, etj,) të cilëve u bëhet etimologjia dhe shpjegimi vetëm me anë të gjuhës shqipe[2].

Pellazgët

Harta e Perandorisë (vendbanimeve) Pellazge

Një ditë lexoja retorikën e Aristotelit, filozofit nga Stagjera. Duke lexuar arrita deri në kapitullin e pestë. Në këtë kapitull bëhet fjalë mbi Lumturinë dhe mbi elementet që e përbjnë. Filozofi, duke shqyrtuar natyrën e lumturisë, thotë se një nga elementet e saj është dhe fisi i mirë (EUGJENEIA).

“Fisnikëri është për një komb ose për një qytet, kur të parët dhe prijësit e tyre janë autoktonë ose shumë të vjetër dhe kanë rrjedhur prej tyre shumë njerëz, që janë për t’u pasur zili.

Këtu qëndrova. E ndërpreva leximin e mëtejshëm. Nisa të mendohem e të them me vete… Ne që quhemi shqiptarë a i kemi cilësitë e Lumturisë, a jemi d.m.th.autoktonë dhe të vjetër? Banojmë këtu ku jemi sot prej kohësh parahistorike, prej kohësh që s’mbahen mend, apo kemi ardhur në kohët historike si bullgarët, sërbët etj?

Vallë kemi pasur dikur burra të shquar që kanë bërë vepra të admirueshme, vepra që t’u kesh zili? Këto mendime në formë pyetjesh dita ditës bëheshin më të ngulura dhe         të paprera, kërkonin nga unë t’i përvishem studimit dhe gjurmimit për të gjetur zgjidhjen e tyre.

E kur po mendohesha se ç’rrugë të ndjek më erdhën ndër mend ato që shkruan profesori i historisë Spiridon Lambros, i cili shkruan edhe këto: “Kush do na thotë për banorët e parë të Greqisë?

Kush do t’i verë emrin atij që e shkeli i pari tokën e papunuar të Greqisë, birin (pa asnjë ndihmë) e natyrës që u gjet në mes të pyjeve të harbuara, të maleve plot me egërsira, shpellave, të ujrave që mbysnin tokën, të kënetave plotë sëmundje të Greqisë e gjetkë?

Historia nuk ja din emrin. Sikundër foshnja lindën dhe vjen në botë pa emër, gjerë sa të çfaqet nuni (për t’ja vënë emrin), kështu edhe popujt jetojnë në histori pa emër, gjer sa të dalë shpesh herë fqinji ose armiku, që t’u japë emrin e parë.

Shumë herë kalojnë shekuj të tërë, gjerë sa të jepët ky emër, gjerë sa një popull të njihet me popuj të tjerë, gjerë sa të fitojë rëndësi historike.

Këto sërë shekujsh, për të cilën historia hesht, do të mbetej përgjithmonë e mbuluar me mbulesë të errët, në qoftë se shkenca të tjera, arkeologjia parahistorike dhe gjuhësia, nuk do të merrnin përsipër të heqin të paktën një kënd të kësaj mbulese. Këto shkenca hapin si me kyç magjik misteret e kohëve shumë të lashta”. (Historia e Greqisë, Vol. I, faqe 19, Athinë 1886)

Edhe studimi dhe kërkimi ynë mbështetët mbi burime të vjetra: Mbi shkrimtarët e vjetër grekë dhe latinë dhe mbi gjuhën shqipe, që është kyçi i zgjidhjes së këtyre çështjeve. Por me siguri se për një punim shkencor është një përkushtim më i madh i nevojshëm dhe atë kosultimi i shumë Literaturave të ndryshme që u përkasin periudhave të ndryshme kohore, me qëllim që të ketë saktësi burimore dhe atë të pasur[3]

[1] Shqiptaqët dhe problemi Pellazgjik. SPIRO N. KONDA, fq. 325,             Tiranë 1994

[2] Vep. e cit. fq. 327

[3] Shqiptaqët dhe problemi Pellazgjik. SPIRO N. KONDA, fq. 19,             Tiranë 1994