Pearl Buck (1892-1973)

Pearl BuckLindi në Hillsboro të Virxhinisë kurse u rit në Kinë ku prindërit e saj Sydenstricker ishin misionerë prezbiterianë. Ata jetuan në Çink Jang, qytet i vogël në kryqëzimin e lumit Jang Ce dhe Kanalit të Madh,në provincën Kiang Su. Babai ishte gjithëmonë në qarkullim duke kërkuar njerëz për t’i konvertuar kurse nëna hapi një klinikë të vogël për të ndihmuar femrat kineze.

Që nga fëmijëria Pearl flet anglisht dhe kinezisht e mësimet e para i merr nga e ëma dhe nga mësuesi privat Z. Kung. Më 1900, rebelimi « Bokser »  i detyroi që familja të largohet nga Shangai për në Amerikë. Këtu ajo hyri në Univerzitetin për femra Randolph-Macon ku diplomoi më 1914. Pas kësaj, ajo u këthye në Kinë duke ju bashkangjitur kështu prindërve të cilët ishin rivendosur këtu ca kohë më parë. Gjatë vitit 1915, ajo njihet me John Buck-un, ekonomist dhe agronom me të cilin martohet më 1917 dhe jetojnë në një provincë rurale të varfër. Nga këtu Pearl Buck do të vjelë materjen për “The Good earth” (Toka e mirë) si dhe për romanet tjerë mbi jetën në Kinë.

Më 1921 lindën vajzë (Carol), e cila paraqet shenja të vonesës mendore. Pearl nuk do të ketë më fëmijë sepse pësoi një operacion nga tumori në mitër. Më 1925 bashkëshortët edhe pse nuk jetonon në harmoni, adoptuan një fëmijë (Janice). Martesa jo e lumtur qëndroi 18 vjet.

Në vitet 1920/33 Pearl me familjen jetoi në Nankin në kampin e univerzitetit ku punonte bashkë me burrin. Gjatë shpërthimit të incidenteve të marsit 1927 në të cilat përballoheshin nacionalistët Çan Kai Shek-ut, komunistët dhe shefa të ndryshëm luftarak, shum të huaj u vranë prandaj familja Buck duke zënë vend në një anije luftarake amerikane, iku në Japoni ku e kaluan vitin e mandej u rikëthyen në Nankin edhepse gjendja nuk ishte akoma stabile.

Tani ajo filloi botimin e tregimeve (20 sosh)  në faqet e gazetave të ndryshme si “Nation”, “The Chinese Recorder”, “Asia” etj.

Romanin e saj të parë, East Wind, West Wind e shtypi më vitin 1930 tek botuesi Richard Walsh i cili më vonë, pas shkunorëzimit do të bëhet bashkëshort i saj i dytë.
romanin e tij të parë (Lindje Era, Era Perëndimi) u botua në 1930 deri në ditën e publikimit, duke përfshirë Richard John Walsh për t’u bërë burri i dytë Pearl pas divorcit të saj ishte përgjegjës.

Më 1931, botoi romanin e dytë  The Good Earth (Toka e mirë) me të cilin arriti një triumf të vërtetë : në 1931 dhe 1932 qe libri më i shitur, fitoi Çmimin Pulitzer (1932) si dhe u bë adaptimi për film nga ana MGM (1937).

Më 1934 përsëri trazira në Kinë, por edhe për të qenë më afër Walsh-it dhe vazës së vete Carol që ishte e vendosur në një institucion të specializuar, Pearl u këthye ne ShBA dhe bleu fermën Green hills Farm.

Më 1938 iu nda Çmimi Nobel për Letërsi, dhe kështu u bë femra e parë amerikane laureate nobeliste. Ky çmim ju nda për vepër jetësore. Ajo ka shkruajtur rreth 70 romane, novela, jetëshkrime, poezi, letërsi fëminore dhe përkthime të shumta nga kinezishtja.

Me të këthyer në ShBA, ajo fillon të veproj për të drejtat qytetare të gruas. Me burrin e saj themeloi Shoqatën « Lindje_Perëndim » me qëllim të njohjes kulturore dhe mirëkumtimin Azi – Perëndim. Më vonë, e shokuar nga fakti se fëmijtë me origjinë të përzier dhe aziatikë nuk mund të adaptohen, krijoi më 1949 Welcome House, instutin e parë ndërkombëtar ndër-racor për adoptime. Me burrin e vet ajo adoptoi edhe gjashtë fëmijë. Më 1964 ajo themeloi akoma fondacionin Pearl S. Buck për amerikano-aziatikët të cilët nuk arrinin të adoptohen dhe kështu ju ndante bursa. Rreth dhjetë mijë fëmijë të shteteve aziatike morrën këtë bursë.

Pearl Buck vdiq në 1973 dhe pushon në Hills Green Farm.

 

Veprat:

Autobiografi:

  • My Several Worlds (1954)
  • A Bridge For Passing (1962)

Biografi:

  • The Exile (1936)
  • Fighting Angel (1936)

Novela:

  • East Wind:West Wind (1930)
  • The House of Earth (1935)
    • The Good Earth (1931)
    • Sons (1933)
    • A House Divided (1935)
  • The Mother (1933)
  • This Proud Heart (1938)
  • The Patriot (1939)
  • Other Gods (1940)
  • China Sky (1941)
  • Dragon Seed (1942)
  • The Promise (1943)
  • China Flight (1943)
  • The Townsman (1945) 
  • Portrait of a Marriage (1945)
  • Pavilion of Women (1946)
  • The Angry Wife (1947) 
  • Peony (1948)
  • The Big Wave (1948)
  • A Long Love (1949) 
  • Kinfolk (1950)
  • God’s Men (1951)
  • The Hidden Flower (1952)
  • Come, My Beloved (1953)
  • Voices in the House (1953) 
  • Imperial Woman (1956)
  • Letter from Peking (1957)
  • Command the Morning (1959)
  • Satan Never Sleeps (1962)
  • The Living Reed (1963)
  • Death in the Castle (1965)
  • The Time Is Noon (1966)
  • Matthew, Mark, Luke and John (1967)
  • The New Year (1968)
  • The Three Daughters of Madame Liang (1969)
  • Mandala (1970)
  • The Goddess Abides (1972)
  • All Under Heaven (1973)
  • The Rainbow (1974)

 

Tregime të shkurta:

  • The First Wife and Other Stories (1933)
  • Today and Forever: Stories of China (1941)
  • Twenty-Seven Stories (1943)
  • Far and Near: Stories of Japan, China, and America (1949)
  • Fourteen Stories (1961)
  • Hearts Come Home and Other Stories (1962)
  • Stories of China (1964)
  • Escape at Midnight and Other Stories (1964)
  • The Good Deed and Other Stories of Asia, Past and Present (1969)
  • Once Upon a Christmas (1972)
  • East and West Stories (1975)
  • Secrets of the Heart: Stories (1976)
  • The Lovers and Other Stories (1977)
  • Mrs. Stoner and the Sea and Other Stories (1978)
  • The Woman Who Was Changed and Other Stories (1979)
  • The Good Deed (1969)
  • “Christmas Day in the Morning”
  • “The Refugee”
  • “The Chinese Children Next Door”
  • “The Enemy”
  • “The Frill”

 

Të tjera:

  • Of Men and Women (1941)
  • How It Happens: Talk about the German People, 1914–1933, with Erna von Pustau (1947)
  • The Child Who Never Grew (1950)
  • The Man Who Changed China: The Story of Sun Yat-sen (1953)
  • My Several Worlds (1954)
  • For Spacious Skies (1966)
  • The People of Japan (1966)
  • The Kennedy Women (1970)
  • China as I See It (1970)
  • The Story Bible (1971)
  • Pearl S. Buck’s Oriental Cookbook (1972)

Filolet