Pavdekshmëria e fituar më sakrificë kapitale

Milazim MARAJ

Më rastin e përvjetorit të rënies  në detyrë për të mbrojtur popullin dhe vendin e vet.

Sot në përkujtojmë më dhembje dhe krenari, shokët tonë të luftës. Përkujtojmë sakrificën e tyre kapitale. Përkujtojmë edhe momente të mira, të burrërisë së tyre.

Angazhimin,profesionalizmin, devotshmërinë, precizitetin në kryerjen e detyrës. Tani aktual është përkujtimi jonë. Ishim dje në homazhe pranë varrit të shokut tonë të luftës Arben Sejdiut.

Nesër është përvjetori i rënies së znj, së nderuar e të dashur Sabahate Tolaj dhe plagosja për vdekje e shokut tonë të dashur dhe shumë të respektuar Isuf Haklaj. Këto homazhe i bëjmë tani e sa vite. Kërkojmë zbardhjen e rasteve por kjo nuk po ndodh. Tani na kujtohen kontributi i këtyre, dëshmorëve të pas luftës. Profesionalizmi i tyre në luftë kundër ushtrisë serbe. Profesionalizmi i tyre në policinë e Kosovës  për zbulimin e rasteve kriminale pas lufte. Zbulimi i këtyre rasteve për të cilat ranë dëshmor u mbyllën. Çka beri Arben Sejdiu?  Pse u vra, kujt i zuri  rrugën. Po, po. I zuri rrugën krimit të organizuar. Projekteve serbe që po përgatiteshin në Bingjë natën dhe në vendet tjera natën e ditën. Kreu punën e vet si policë patriot i Kosovës. Kur ndali makinën golf dhe zbuloj çka kishte nën batanije, spiunet serbe më aktivistët shqiptarë të zëshëm, e  patriot deklarativ. Ai kreu detyrën e vetë më shumë përkushtim. Detyrën e policit të Kosovës. Por ky nuk ishte rasti i vetëm i aktivitetit të tij si polic. As pas këtyre viteve askush nuk u përgjigj. Policia bënin homazhe ngushëllonin familjen dhe të afërmit  e tyre dhe uronin së bashku më ne që rasti sa më shpejt të ndriçohet dhe kriminelet të dalin para drejtësisë.

Tani në masë qarkullon pyetja. Po të ishin policia serbe për sa kohë do të zbulohej vrasja?. Pra nga mungesa e rezultateve  të policisë tonë,në masë propagandohet simpatia për policinë e armikut. A janë të njëjtit njerëz këta që pengojnë zbulimin e rasteve dhe  hapin tani këso propaganda?.

Biografia e këtyre dëshmorëve është shumë e pasur. Përcaktimi i tyre patriotik është i lashtë, është familjar dhe i trashëguar nëpër breza. Këta dëshmuan origjinën e vet.

Për vrasjen e Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj u burgos një njëri. Por kjo nuk ishte mjaft. Nuk u zbulua motivi, projekti, projektuesi,qëllimi i vrasjes, logjistika dhe qendra e krimit, e cila do të prodhoj vrasje në Kosovë sa herë që armiku planifikon. Ky njeri një herë doli nga burgu i Dubravës. Pa therë në këmbë. Nuk e gjente policia. Ndërsa ai jepte intervistë gazetarit Milaim Zeka!!!. Të tre dëshmorët kishin mbaruar shkollim për sigurim. Kishin treguar rezultate në luftën e Koshares dhe pas luftës në policinë e Kosovës. Ishin fiksuar nga armiku si persona serioz. Zyra e tyre u sulmua më granatahedhës, nuk e di nëse u arrestua kush. U dogjën disa dosje apo u tha së u dogjën?. Pastaj pasi që këta nuk po ndaleshin pasoj  sulmi vendimtarë, prita në Raushiq ndaj policisë së Kosovës dhe zbatimi urdhrit, likuidimi fizik i tyre!. Kjo ndodhi ditën. Këtë ditë u vra institucioni, policia e Kosovës. U vra që Kosova të mos bëhej shtet. Që shqiptarët të mos i gëzohen lirisë së tyre. U vranë që të vazhdoj vrasja e shpresës së shqiptarëve. Qe shqiptarët ta kuptojnë së nuk janë çliruar. Tani edhe më keq, që dorasit janë shqiptarë. Qëllimi  tjetër i vrasjes së tyre ishte që imazhi i shqiptarëve në Evropë dhe Botë të përdhosët. Që të vërtetohet propaganda serbe kundër shqiptarëve së shqiptarët janë të rrezikshëm për Ballkan dhe Evropë dhe së këta mund të i sundoj vetëm Serbia. Por rënia e Dëshmorëve të pas luftës edhe pse shumë e dhembshme, edhe potencialisht shumë e dëmshme ka edhe mesazhin e vetë patriotik. Për këtë vend dhe për këtë popull ka djem dhe vajza që luftojnë. Ka trima që sakrifikojnë vetën për të i mbrojtur qytetarët dhe vendin e vet. Kosova do të behët shtet më kulturë dardane dhe pellazge. Kosova do të jetë qendër e rëndësishme për sigurinë në Ballkan dhe Evropë. Për këtë kemi garanci historinë tonë humane. Për këtë kemi përkrahjen e zotit të Amerikës dhe botës demokratike.