Pavarësia, Shtetësia dhe Integrimi i Kosovës janë të pasfidueshme sepse kane garancinë e SHBA-ve

Pavarësia, Shtetësia dhe Integrimi i Kosovës janë të pasfidueshme sepse kane  garancinë e SHBA-ve.

Nga Skënder Sadri KAPITI

Ndërkombëtarizimi i problemit të formimit të Ushtrisë së Kosovës nxori në pah dhe në dritë ata se kush janë miqtë dhe aleatët e vërtetë të shqiptarëve dhe të Kosovës.

Pse në Bruksel , në BE ka akoma jo pak zëra kundër Kosovës!?

Qarqe, politikanë madje edhe politikanë të profilit të lartë në BE , të NATO-s dhe disa shtete serbofile të BE-së dijeni se ka vdekur krijesa Jugosllavi e sajuar nga Europa në fillimshekullin e 20-të, dhe nuk mund të ngrihet më as me ndihmëpropozimet e disa “vizionarëve” europianë, dhe as mos ta ëndërrojnë këtë as nostalgjikët titistë që janë akoma në politikë dhe nëpër disa medie  në Kosovë, as disa politikanë  interesaxhinj të ulët të Shqipërisë që  duken si proamerikanë por që janë proamerikanë fals e të rrejshëm, as disa media e portale mercenare, dhe as ishshërbëtorët e regjimit serbosllav që nën maskën e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perendimor synojnë dhe shpresojnë rikthimin neoJugosllav.

Kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës pati  edhe asish shqiptarësh, asi farë politikanësh e “patriotësh”  klubesh e kafenesh të cilëve nuk u vjen mirë se Ushtria e sotme e Kosovës është trashëgimtare e UÇK-së së Lavdishme, lufta e së cilës i hapi rrugën ndëkombëtarizimit më të madh të Çështjes shqiptare si kurrë ndonjehere në historinë kombëtare shqiptare, UÇK  ishte Ushtria shqiptare të cilën e njohu NATO-ja, forca më e madhe ushtarake botërore si këmbësorinë e saj ,lufta çlirimtare e UÇK-së ua  prishi jo pak  asish shqiptarëve  paqësinë,  rehatinë,  si dhe kumarinë me serbët.

Në Kosovë nuk është e vështirë për të konstatuar edhe disa farë pseudopolitikanësh, opinionistësh, analistësh, patriotesh te rrejshem   dhe disa media që më shumë janë të interesuara dhe të përkushtuara dhe me zell të madh presin fillimin e punës së Gjykatës  Speciale, dhe se as nuk kishin fare ndjesinë dhe aspak krenari kombëtare për formimin e Ushtrisë së Kosovës, gjë që i vendos  ata në një emërues me kundërshtarët e Ushtrisë së Kosovës, me Beogradin dhe  me ata të cilët kanë shpikur e shpifur kundër luftëtarëve dhe luftës së UÇK-së.

Nuk kuptohet pse dhe në Shqipëri u prit shumë ftohtë dhe me indiferentizëm politik, publik dhe mediatik formimi i Ushtrisë së Kosovës, ku më shumë se atje interesim për të pati politika dhe media në SHBA, Britani, Kroaci, Gjermani  dhe në vënde të tjera mike të shqiptarëve , dhe madje një vëmendje të madhe pati edhe ne Serbi dhe në ato shtete mike tradicionale të saj të cilat kundërshtuan me të madhe formimin e Ushtrisë së Kosovës. Pra Kosova edhe në këtë rast tërhoqi vëmëndje të madhe ndërkombëtare , gjë që vetëm sa e lartësoi edhe më shumë  globalisht imazhin kombëtar shqiptar, dhe  për të cilën edhe në këtë rast duhen falenderuar veçanërisht  dhe sidomos SHBA-të.

Ndërsa habit Brukseli, shumë vënde të BE-së, pra përfaqësues shtetesh te BE-së , politikane e diplomatë europiane e deri edhe sekretari i Përgjithshëm I NATO-s ishin dhe u shprehën kundër Transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës; ashtu sikurse edhe ishin dhe janë  shprehur dhe janë deklaruar  edhe kundër vendimit të qeverisë së Kosovës të  rritjes 100% të taksimit për mallrat e Serbisë.

Pra Brukselit i pëlqejnë akoma edhe sot që zgjidhjet e problemeve të Kosovës , vendimmarrjet politike, diplomatike  dhe ushtarake të jenë ashtu si dëshiron Beogradi. Pra Europës i pëlqen që të moszgjidhet problemi kombëtar shqiptar dhe u pëlqen që të vazhdojnë me retorika antishqiptare siç ka bërë  gjithmonë.

Mirëpo shqiptarët nuk kanë pse të varen e të pyesin shumë Europën ,tashmë që dihet se kemi si aleat strategjik SHBA-të , dhe aleatin tjetër strategjik të përhershëm të SHBA-ve superfuqinë tjetër, Britaninë e Madhe, dy mbështetëset kryesore të Ushtrisë së Kosovës, ashtu sikurse aleanca SHBA-Britani ishte vendimtare  për ndërhyrjen e  NATO-s  për Çlirimin  e Kosovës.

Tashmë kur disa shtete antarë të BE-së edhe pas formimit të Ushtrisë së Kosovës vazhduan me retorika për këtë problem, Përfaqësuesi i SHBA-ve në Këshillin e Sigurimit në OKB , Z. Jonathan Cohen përkrahu shumë fuqishëm transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq por madje u kërkoi të gjitha vëndeve që nuk e kanë njohuar akoma shtetin e Kosovës që ta njohin atë , si dhe inkurajoi që të gjitha vëndet ta përkrahin Kosovën në antarësimin e saj në Organizatën e Interpolit.

Dhe tashmë patjetër që Bota do ta dëgjojë mirë fjalën e SHBA-ve si shteti lider në Botë në demokraci, liri, ekonomi dhe ushtarakisht, dhe se edhe retorika në lidhje me Ushtrinë e Kosovës e disa shteteve te BE-së do të shuhet sigurisht. Tashmë   duke parë kmbënguljen amerikane në mbrojtje të shtetit të Kosovës nuk kanë interes më as miqtë dhe aleatët e Serbisë që të kundërshtojnë SHBA-të për  Kosovën, pasi atyre në fund të fundit  u  interesojnë interesat e veta dhe jo të Serbisë. Pavarësia e Kosovës dhe integrimi ndërkombëtar i saj janë të pasfidueshme dhe të pakthyeshme sepse janë të pasfidueshme SHBA-të, aleati dhe mbrojtësi strategjik i Kosovës.

Pavarësisht aspiratave dhe orientimit të shqiptarëve nga Perëndimi, pavarësisht se Europa e din shumë mirë se shqiptarët janë më proeuroperendimore se sa grekët, se serbët, maqedonasit, kroatët, bullgarët ,polakët  si dhe romunet e hungarezët, Europa përsëri nuk i don sinqerisht shqiptarët, përderisa  pengon integrimin e shqiptareve në BE. Por edhe këto BE do t’i bëjë, edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë por edhe liberalizimin e vizave për Kosovën. Këto BE do t’i bëjë sepse këto ia kërkon asaj edhe SHBA, pa të cilën Europa nuk është e sigurtë dhe as në gjëndje të përballojë ekpansionin dhe kercënimin rus dhe as ekspansionin e ekonomik të Kinës. Pra vetë BE-ja edhe shpejt do t’i detyrojë që edhe ato  shtete të  e saj të cilat nuk e kanë njohur akoma Kosovën që ta njohin atë.

Pyesim BE-në se përse ajo fabrikon lloj-lloj mënyrash e hipokrizish duke manipuluar me gjoja mosrealizim standartesh  shtetformuese , mos efikasiteti lufte ndaj korrupsionit e të tjera si këto. Këto Europa:  politika ,politikane dhe segmente te tyre në jo pak shtete te BE-së i bëjnë sepse ato me këto kërkojnë ta fshehin  fytyrën e tyre  të vërtetë antishqiptare.Përderisa ka të tillë në BE , Europa pra nuk e ndihmon sinqerisht as Shqipërinë dhe as Kosovën në rrugën e konsolidimit demokratik dhe as te ndertimit e të zhvillimit ligjor dhe ekonomik. Kjo sepse Europa kërkon që ta justifikojë sjelljen e saj duke i përdorur këto si shkaqe për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe mosliberalizimin prej saj të vizave për qytetarët e Kosovës.

Europa i don shqiptarët vetëm se shqiptarët janë antisllavë, antirusë dhe antiserbë  pasi  ata nuk e duan perendimin, dhe duke e ditur mirë këtë fakt ,europianet edhe  e shfrytëzojnë këtë armiqësi të shqiptarëve me ta. Dhe kjo  ama  është edhe djallëzia e tyre, pasi pavarësisht kësaj europianët nuk i përkrahin dhe as nuk antarësojnë Shqipërinë dhe as Kosovën në BE, ashtu sikurse dhe jo të paktë ishin edhe ata të cilët ishin edhe kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Pra, europianët ecin kështu  me mendimin se: shqiptarët nuk kanë se nga të shkojnë, dhe prandaj edhe nuk bejne liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosovës.  

Pra, pavarësisht se shqiptarët janë populli më proeuropian në Ballkan, janë sinqerisht të tillë dhe nuk janë as si grekët të cilët janë aleati dhe miku i fshehtë strategjik ortodoks  me Rusinë dhe Serbinë, përsëri Europa më shumë eshte dashamirëse me grekët  dhe me serbët se sa me shqiptarët.Europa që bëri tragjedinë me shqiptarët dhe me trojet shqiptare në vitin 1913, dhe se me pëlqimin dhe aprovimin e tyre serbët dhe grekët kanë bërë genocid mbi shqiptarët; pavarësisht se Europa e din mirë pastrimin etnik të Çamërisë .

Pavarësisht se Brukseli e din mirë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Europë, Europa hesht edhe sot për të gjitha këto dhe interesohet shumë  për liritë e të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe për ato të serbëve në Kosovë të cilët kanë të drejta dhe favore si asnjë minoritet në Botë.

Europianët  shqetësohen  pse Kryeministri dhe qeveria e Kosovës ka vendosur një taksë të lartë për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë, shumë nga ata politikanë madje edhe të profilit të lartë nga BE-ja “shqetësohen” ashtu si Serbia edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës por nga ana tjetër nuk shqetësohet për ndërhyrjet dhe përpjekjet e hapura të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, dhe as pse Serbia bën gjithë ato përpjekje duke përdorur gjithë arsenalin propagandistik, politik e diplomatik shtetëror për të bllokuar njohjet ndërkombëtare të Kosovës, për mosantarësimin e Kosovës në organizata dhe në organizma ndërkombëtare etj.E  ndërsa pra  Europa interesohet  shumë, jashtëmase për integrimin e Serbisë në BE.

E di se mund të ketë individë egoistë dhe opozitarë politik nihilistë dhe media  hipokrito-patriotike  të cilët nuk e pëlqejnë këtë shkrim,dhe ata individë janë  ata të cilët  nisur nga egoizmi politik kanë dëshirë që për mosintegrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës të akuzojnë e të fajësojnë  vetëm politikanët shqiptarë dhe pushtetin.

 Nuk i justifikon europianët  fakti që për faje apo edhe pse ka politikanë shqiptarë  të kriminalizuar, të korruptuar  dhe për papërgjegjshmërinë e tyre Europa nuk ka pse ndeshkon dhe i izolon shqiptarët duke mositegruar as Shqipërinë dhe as Kosovën në BE. BE duhet t’i skualifikojë politikanët e tillë duke ua ndaluar hyrjen e tyre në vëndet e BE. Kjo do të ishte më e mira që do ta bënte ajo si shenjë respekti, ndihme në funksion të integrimit të shqiptarëve në BE, dhe jo vetëm të japë leksione e këshillime gjithfarëretorikash dhe detyra “shtëpie” atyre, pikërisht atyre, me të cilët politika dhe diplomacia europiane edhe  i respekton, i pranon, i njeh dhe madje edhe i promovon politikisht shumë, dhe bën edhe tjetrën, që i kritikon ata politikanë të cilët ia thonë  atyre të vërtetat që nuk u pëlqejnë  politikanëve të BE-së .

Nuk ka pse edhe për gjithçka t’i nënshtrohemi politikanëve të Europës dhe kushteve të vëna prej saj që janë në dëm të interesit të shqiptarëve, e të bërjes pazare me to në këmbin të liberalizimit të vizave dhe të integrimit në BE.

Ka ikur koha kur Europianët për interesa të tyre bënë pazare dhe u dhuruan troje shovinistëve sllavë e grekë.

Sa mirë shtetet europiane dhe antare të  e BE-së kanë ushtritë e tyre kombëtare, dhe pse të mos e kishte edhe Shteti i Kosovës  Ushtrinë e tij, a  pse këtë nuk e donte Serbia!!?? Serbia sipas jush paska të drejtë që të lobojë kundër njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, kundër antarësimit të saj në organizma dhe organizata ndërkombëtare, të ndërhyjë për destabilizimin e Kosovës dhe Kosova nuk duhet të reagojë kundër Serbisë, siç ishte edhe vendosja e taksës për mallrat serbe dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës. Kosova me shumë të drejtë po i përgjigjet Serbisë ashtu si e meriton. Dhe kjo nuk ka pse të habisë dhe as pse “të shqetësojë” askënd në Bruksel.

 Është koha që politikanët europianë të kthjellohen dhe të mos ndikohen nga paragjykimet e gabuara të së shkuarës  dhe të mos vazhdojnë të bien pre e mashtrimeve, gënjeshtrave dhe të falsifikimeve historike, politike e diplomatike të Serbisë e të Greqisë. Vazhdon…