PAVARËSIA E KOSOVËS

PAVARËSIA E KOSOVËS

            Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

 

Më 17 Shkurt , t’ vitit 2008 ,

N’ Kosovë u shënua  ngjarja e vërtetë !

Ngjarje që na e gëzoi  të gjithë shqiptarinë –

Në këtë ditë e shpalli  Kosova – Pavarësinë !

Hej, hej, hej !

Shpallë Kosova shtet unik ,

Të pavarur demokratik !

U gëzua  fusha , u gëzua  malësia –

Gëzim të madh solli Pavarësia !

 

Seç uruan  malet  nga mbarë  Shqipëria ,

Uruan Ilirida edhe  Çamëria ,

Lugina e  Preshevës edhe mbarë Malësia –

Gëzuar Kosovë , gëzuar Pavarësia !

Hej, hej, hej !

Këndojnë këngë e ngritin gota ,

Vijnë urime nga mbarë bota !

Urojnë t’ gjithë me dinjitet –

T’ gjithë shqiptarët në një shtet !

 

Moj Kosovë krenare , të  uron Juniku –

Boll ka shkelë ndër shekuj përmbi ty armiku !

Moj Kosovë  krenare , të  uron Artana –

Boll kanë shkelë ndër shekuj përmbi ty sulltana !

Hej, hej, hej !

Moj Kosovë , t’ uron Drenica –

Boll t’ kanë shkelë krajla e krajlica !

Moj Kosovë , t’ uron Gollaku –

Boll është derdhë përmbi ty gjaku !

 

Moj Kosovë krenare , të  uron Obria –

Boll ka shkelë ndër shekuj  mbi ty robëria !

Moj Kosovë dardane , tokë  e Ilirisë –

E gëzofsh për jetë ti ,  Diellin e Lirisë !

Hej, hej, hej !

Urojnë Krujë, urojnë Vushtrri –

T’ gjithë shqiptarët me një ushtri !

Urojnë Vlorë, urojnë Magurë –

T’ gjithë shqiptarët me një flamur !

 

 

Të urojnë Tomori ,  Dajti bashkë me  Zym –

Që të  gjithë shqiptarët ta kenë veç  një Himn !

Po të urojnë  sazet , çifteli , lahutë –

Që të  gjithë shqiptarët t’ kenë  një kushtetutë !

Hej, hej, hej !

Pavarësinë , shtetit t’ Kosovës –

Ia  urojnë  miqtë e gjithë  botës !

Nga gjithë shtetet e Evropës –

Pëllëmbë për pëllëmbë vendet e tokës !

 

Bashkë me shtetet  fqinje që janë  në Ballkan –

Kosovën e pret Bashkimi Evropian !

Vendet e Evropës edhe të Azisë –

Ia  urojnë Kosovës  shpalljen e Pavarësisë !

Hej, hej, hej !

Vendet e Afrikës dhe t’ Australisë ,

Për çdo ditë i shtohet rrethi i miqësisë !

E urojnë Kosovën gjithë shtetet miqësore –

T’ Amerikës Veriore dhe t’ asaj Jugore !

 

Pavarësisë s’ Kosovës i urojnë punë të mbarë –

Sa ma shpejtë t’ jetësohet bashkimi mbarëkombëtarë !

I urojnë Kosovës rrugë përparimtare –

Drejt organizatave t’ forta ndërkombëtare !

Hej, hej, hej !

N’ shumë organizata n’ rrugë t’ inkuadruara –

N’ Aleancë të  NATO-së dhe n’ Kombe të Bashkuara !

Gëzuar pra , gëzuar , moj Kosovë kreshnike –

Krah për krah rrethuar bashkë me shtetet mike !

 

Gjilan, më 25.02.2018 .        Demir KRASNIQI