Patrioti Qemal Lena – simbol i Ladorishtit dhe veprimtar i çështjes kombëtare

Patrioti Qemal Lena – simbol i Ladorishtit dhe veprimtar i çështjes kombëtare

  • Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

 

Që nga 25 Janari 1995 –
Kemi mbet pa Qemal Lenën, veprimtar kombëtar me besë !
Ishte patrioti i madh, lindë nga Ladorishti i Strugës ,
Që i kishte veprat e mëdha dhe me nderë si shija e bukës !

Qemal Lena kishte lindur më 24 Tetor 1929 –
N’ fshatin Ladorisht të Strugës, ku i kishte babë e nënë !
Qemal Lena kishte lindur n’ një familje patriotësh –
Që jetonte veç në gëzime, nuk dinte për derdhje lotësh !

N’ fshatra t’ Strugës dhe rrethinë, Gjyshit t’ tij, Demir Lena –
Ia lakmonin burrërinë, çift nuk kishte në këto dhena !
Burrë i matur dhe i mençur, ishte trim edhe pedant –
N’ luftë t’Petrinjës ishte zgjedhur përzëvendës Komandant !

Qemal Lena i respektonte banorët, tokën edhe dheun ,
E donte fshatin , qytetin, Kombin dhe e donte mbarë Atdheun !
Por, mbi t’gjitha ai e donte Arsimimin në gjuhën Shqipe –
Për të cilin flijoj jetën , se e donte si bukë e kripe !

Më 1990 , kryetar i Ladorishtit zgjidhet ky burrë –
Në mënyrë demokratike, pas 45 vjetësh diktaturë !
Menjëherë iu hyri punëve, Ladorishtit t’i sjell fat –
Fillojë me zgjerim të rrugëve, ku kishte nevojë në fshat !

Shtatori i vitit 1991 –
U quajt Shtatori i protestave në kërkim për dituri !
Për rihapjen e paraleleve për mësim dhe rreze drite –
Kudo t’ ketë shkolla të mesme për mësim në gjuhën shqipe !

Në këshillin koordinues të protestave nëpër vena –
Ishte kryetari i Ladorishtit – veprimtari Qemal Lena !
Ai dha kontribut të madh, pa e kursye kafshatën e bukës –
Për hapjen e shkollës së mesme “Hajdar Dushi” n’ Ladorisht të Strugës !

Gjilan, më 26.01. 2020

Demir Krasniqi