PATAT DHE QENI

NEBI DRAGOTI

PATAT DHE QENI

Fabul

Qenit i kishin vënë një kollare dhe e kishin nxjerrë në rrugë që të lehte, sepse për
këtë punë ishte : të lehte, të lehte. Këtë detyrë e kryente sipas porosisë që i
kishin dhënë, ndryshe nuk do t’i jepnin asnjë kafshatë buke.Në rrugë ecte tufa
me pata për të vajtur në kullotë. “Ga-ga e ga-ga “ patoku përpara serbes e patat
pas po me “ga-ga” duke u tundur rënd-rënd. Qeni donte t’i trembëte e t’u priste
rrugën dhe duke lehur kërkonte t’i ktjente mbrapsht. Patoku dha komandën dhe
të gjitha bashkë lëshuan një klithmë të forte kiththth, kiththth e duke kthyer kokat
drejt qenit e , me të drejtë, duke e kërcënuar atë. Qeni u frikësua tepër dhe duke
iu tundur kollarja kthehet e futet brenda. “Nuk ka gjë,nuk ka gje; do t’i kthej herën
tjetër,- tha kokë ulur. Ata që bënin sehir e panë dhe menduan:-Karvani ecën
përpara në misionin e vet paqësor…drejt lëndinave për t’u ushqyer e për të bërë
vezë.Apo nuk bëjnë vezë të mëdhaja të uruarat?!..

ARAT E MALIT

Sicë humoristike

-Jo, baba,ti nuk ii di arat e malit! i thoshte i biri të atit. Shpesh grindeshin, shpesh
i mburrej djali se dinte më shumë për çdo gjë, për çdo gjësa se plaste babën..
Edhe duke ngrënë fjaloseshin për njohuri të ndryshme. Po “jo, jo” kishte në buzë
i biri. Babai donte që ky të mësonte, se e kish parë më parë diellin dhe, se, tek e
fundit, ky ishte fëmija i tij. –Mos ngul këmbë kot,- i fliste i ati. Dhe, kur djali nuk
mirrte vesh, babai qeshte, qeshte me të madhe. Djali nxehej më shumë me të
tijën, kur babai vinte duart në ije.- Ndëgjo, bir, ti paç edhe marrsh dijeni sa më
shumë, se dituria nuk ka fund. Mua arat e malit m’i ka mësuar babai im. Po ty,
mor bir, kush t’I ka mësuar?

VËZHGIM GJUHËSOR PËR RREGULAT

Ka raste që gjuha shqipe ngarkohet kot me rregulla drejtshkrimore.. Instituti i
Gjuhësisë, që nuk ndjehet se është gjallë,, duhet të hulumtojë, të vëzhgojë, të
studiojë për lehtësim të rregullave drejtshkrimore. Shkurt, kur përdoret parafjala
te e kur tek, ka dy rregulla. Përdoret te para emrave në rasën emrore që fillojnë
me bashkëtingullore: te muri. Përdoret tek po para emrave të kësaj rase që
fillojnë me zanore: tek yjet etj. E njëjta parafjalë e rasës emrore me dy rregulla?!
Atëherë ky përdorim të lihet i lirë dhe pa asnjë rregull, se dhe kështu nuk na prish
punë. Tjetër, disa ndajfolje shkruhen me ë e disa pa ë p.sh. thjesht, drejt, lart.
Disa me ë si poshtë, jashtë etj. A nuk është mirë që të gjitha të shkruhen ose me
ë ose të gjitha pa ë ? Dhe… kështu edhe për ndajfoljen nuk kemi asnjë rregull.
Dhe asgjë nuk na prishet, veçse, lehtësohet lënda e gjuhës. Tjetër, mund të lihet

i lirë, përsa i takon shqiptimit e shkrimit, dhe jo i detyryar: të shkruhet gjysmë,
dasmë, dogmë dhe jo gjysëm, dasëm, dogëm etj. Edhe këtu nuk na prishet punë,
dhe siç thotë edhe populli: “Nuk na thartohet gjiza”. Ky vëzhgim për të vënë në
lëvizje Akademinë a Institutin e Gjuhësisë është i mjaftueshëm. Të tillë raste ka
shumë dhe gjuha asgjë nuk humbet, por është e fituar.