Pas të shtënave pranë saj Shtëpia e Bardhë u vu nën mburojë për rreth gjysëm ore

Shtëpia e BardhëWashington – Shtëpia e Bardhë u vëndua në mbrojtje duke u mbyllur gjithashtu rreth gjysëm ore pasi që u dëgjuan të shtëna arme në afërsi te saj, lajmëron policia. Presidenti Obama nuk ndodhej aty; ai ishte duke luajtur golf në rrethinat  e Washingtonit.

Kanali televiziv CNN lajmëroi vetëm disa minuta më vonë se shkrepjet ishin të drejtuara nga ndërtesa e Shtëpise së Bardhë.

Pas gjysëm ore nga shpallja e alarmit, u çel përsëri hyrja në perimetrin e mbyllur më parë.

Gjithmonë sipas CNN-it, një suspekz i ishte afruar pranë një posti të kontrollit me armën në dorë. Pjesëtarët e ekipiti të sigurimit të presidencës kanë gjuajtur mbi suspektin i cili u vëndua nën mbikqyrje policore në spitalin ku është dërguar i plagosur rëndë./Filolet