PAS PROVIMIT

  1. PAS PROVIMIT

    Vjollca Tiku Pasku

    Poezi

    Pas provimit ndihem si fllad që pushton gjithësinë e jetës,
    teksa sytë e jetëve gjallojnë kënaqësinë e shpirtit gazmuar.
    Alfabeti i fatit feks një fije të artë në altarin tim të vjetër,
    ku shoh zemrën e qiellit teksa rreh në kaltërsinë e kulluar.

    Kur mendoj se rrugët e jetës janë veshur prej shkëndijimit
    më shfaqet pasazhi që lajmëron një ëndërr në lartësi resh,
    valë të kripura djerse shkrihen nën këmishën e mendimit,
    si të ngrejë një urë të ylbertë?!..të guxojë secili prej nesh.

    Drita vjen me diellin në sytë tanë dhe ka përzënë errësirën,
    shpresa e hapur vjen si të ecësh në një xham transparent,
    kometa të errëta, pas një ylli pa zë, kanë fshehur fytyrën,
    të provojnë je në krahun e keq, apo në luftën e mirë në jetë.

    Në foto: Vjollca T. Pasku, e para nga e majta