Pas 100 vitesh filloi të punojë ora e drejtësisë për shqiptarët

Pas 100 vitesh filloi të punojë ora e drejtësisë për shqiptarët

Nga Skënder S.KAPITI

Nuk ka më asnjë shpresë as politika,, as prokurorët, as Kryeprokurori A.Llalla dhe as
Kryeministri Berisha, dhe as Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë për të sabotuar dhe penguar
zbatimin e Ligjit të VETTING-ut. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi ankesën e Unionit të
Gjyqtarëve të cilët kërkonin shfuqizimin e 25 neneve të tre ligjeve pasi sipas tyre ato ishin
drastike.
Pra, dështoi përpëlitja e fundit edhe e gjyqësorit në Shqipëri kundër VETTING-ut.
Pas fitores politike kunder politikanëve të kriminalizuar, VETTING-u e fitoi edhe betejën ligjore
me Unionin e Gjyqtarëve shqiptarë, Reformë e cila u mbështet nga SHBA, BE dhe Komisioni i
Venecias.
Dita e djeshme 30 Tetori 2017 shënon orën e kthesës dhe shpresës së madhe për shqiptarët.
Nuk po shkojmë thellë dhe larg në Histori, por po ta shohim edhe vetëm Historinë 100 vjeçare të
Shtetit, politikës, drejtësisë dhe të shoqërisë shqiptare problem më i madh ka qenë Drejtësia.
Shqiptarët edhe pse 100 vjet shtet kanë vuajtur dhe e kanë pësuar nga padrejtësitë.
Aq e vërtetë është kjo, pasi kur e kanë studiuar edhe mendimtarë, politikanë dhe diplomatë të
huaj vendin tonë ,Shqipërinë dhe Historinë e saj janë habitur se si është e mundur që edhe ka
mbijetuar shteti ynë, i cili në shumë raste ka rënë dhe është ringritur mundimshëm dhe
pëvuajtshëm.
Mbijetesa e Shtetit shqiptar është meritë e vetëm shqiptarëve të cilët duruan gjithfarë regjimesh,
klikash dhe pushtetesh të politikanëve të cilët për interesa të tyre nuk kursyen por sakrifikuan
dhe tradhëtuan interesat dhe imazhin kombëtar, tradhëtuan dhe spekuluan tmerrësisht me
sakrificat dhe vuajtjet e popullit të vet.
Aq e tmerrshme ishte gjëndja e drejtësisë shqiptare sa që edhe vetë shoqëria ishte paralizuar nga
padrejtësia dhe nga krimi i politikës dhe i drejtësisë, prej së ciës shqiptarët braktisin Shqipërin ë
dhe marrin arratinë nër Europë.
Si rezultat e pasojë i këij raliteti u desh ndërhyrja vendimtare e SHBA-së për ta miratuar
Reformën në Drejtësi, fitoren e VETTING-ut, ngritjen e institucioneve të tij dhe fillimin e
funksionimin e tij.
Aleati ynë i madh SHBA pasi e pa se çfarë politikanësh ordinerë, halabakë, injorantë, tradhëtarë
dhe hajdutë e të kriminalizuar të cilët e kishin kapur shtetin, shoqërinë dhe drejtësinë shqiptare,
dhe pasi përcaktuan diagnozën e sëmundjes së rëndë e të pashërueshme në Shqipëri, në politikë,
pushtet, drejtësi dhe në shoqëri, e cila ishte padrejtësia, ata gjetën dhe ilaçin për kurimin e saj, që
ishte Dekriminalizimi i politikës shqiptare dhe VETTING-u i sistemit të Drejtësisë, pra sundimi i

Ligjit, i cili është ilaçi që e ruan dhe shëron edhe vetë demokracisë, pra, ligji dhe sundimi e
zbatimi i tij njëlloj dhe barabar për të gjithë, që është vetë thelbi i VETTING-ut.
Më në fund falë tërësisht vullnetit dhe këmbënguljes së SHBA dhe të BE-së ,tashmë me fillimin
e funksionimit të VETTING-ut , fillon të punojë edhe ora e koha për shqiptarët, për shtetin
modern shqiptar dhe për kombin shqiptar, sepse VETTING-u do të ketë pasoja jo vetëm për
Drejtësinë por edhe për shoqërinë, për politikën, për demokracinë dhe për Shtetin, sepse ata do të
fillojnë të funksionojnë me fillimin e funksionimit të VETTING-ut.
VETTING-u është për shqiptarët fitorja e dytë pas asaj të Pavarësisë, sepse me fitoren e
Drejtësisë fillon vrullshëm edhe konsolidimi i lirisë, pavarësisë, progresit, emancipimit,
demokracisë dhe i integrimit të Shqipërisë. Dhe për këtë i detyrohemi shumë Aleatit tonë të
madh, SHBA-ve.
VETTING-u është fitore shumë e madhe sepse shteti, shoqëria, drejtësia, sistemi politik,
demokracia dhe drejtësia do të filliojnë të punojnë dhe t’i binden që të gjithë pa dallim Ligjit.
Kjo do të ndodhë me çdo kusht pasi garant i funksionimit të ligjit do të jenë SHBA dhe
mbikqyrësit apo vëzhguesit ndërkombëtarë, ONM , Operatori Ndërkombëtar i Monitorimit, të
cilët janë të paanshëm dhe të pavarur nga politika dhe nga korrupsioni i shqiptarëve dhe të cilët
do të vlerësojnë komisionet e VETTING-ut.