PA TITULL

Filolet sjell më poshtë poezinë e qëndisur artistikisht në vitin 1990 nga Mihane Murati, motra e autores së librit GJURMË TË PASHLYESHME mbi të cilin së shpejti do të del në media një reçension i veçantë. Poezia është botuar herën e parë në fund të librit të Znj. Basrie Sakiri-Murati.

 

PA TITULL

Bregu fillon fjalimin
Agimi fërkon sytë
Skaj vendlindjes afrohen të dëgjojnë nëpër degë edhe zogjtë
Retë shkapërderdhen, dielli buzëqesh
Ithtarët mblidhen nga çdo anë
E thonë përshëndetjen e vet.

Malet dëgjojnë në heshtje
Urimin e përcjellin me porosi
Ruaje krenarinë tonë
Ardhmëria ty të takon.
Të lumët ne që të kemi
I ke madhëruar kreshtat tona

U bekofsh për jetë e mot
Jeta të dhuroftë amshimin e saj
I bekoftë ditët e mërgimit
Tiranit hapi iu shoftë

Liria në hapin tënd marshoftë.
Ura miqësie me botën të ndërtosh
Lule të bukura rriten
E presin ditën e kthimit tënd
Ta shtrojmë rrugën tënde

E nesërmja e ndritur të gdhijë
Me ty në mesin tonë
Agimi me cicërimë zogjsh të ndrijë
Llapashtica në këtë tubim me fushë e mal
I mblodhi këto fjalë
Të përshëndet, të uron kthim sa më të shpejtë.

 

(Shkruar nga motra – Mihane Murati – në vitin 1990)

Anagrami: Basrie Murati, ujit lulet e malit