Osho mbi Lakuriqësinë dhe Shoqërinë – Nëse doni të jeni të zhveshur, shkoni në një vend të vetmuar

Përgatiti për botim: Valdet FETAHU

Osho mbi Lakuriqësinë dhe Shoqërinë – Nëse doni të jeni të zhveshur, shkoni në një vend të vetmuar

 [Një sannjasin thotë se është e vështirë të jetohet në komunitet. Për shembull asaj i pëlqen të notoj e zdeshur, dhe të rri në kafene. Por mbase është femër ajo bezdiset.]

Osho – Por problemi është…. Vetëm dëgjoni – dikush dëshiron t’ju ekspozojë organet e tij gjenitale në rrugë. Ai është një EKSIBITIONIST ; ai dëshiron të zhvishet para jush. Ai thotë se kjo është jeta e tij dhe ai e gëzon atë. Çfarë do të thoni ju? A nuk do të ndiheni të ofenduar?

– Po, atëherë pyetja është, vjen momenti tjetër, ju duhet të mendoni për atë gjithashtu. Nëse aty nuk është askush, noti i zdeshur është jashtëzakonisht i mirë. Por nëse ka njerëz tjerë aty, ju ua ekspozoni trupin tuaj lakuriq atyre dhe ata nuk duan të shohin atë. Sepse ata janë të dhunuar, ata janë të frikësuar ata mund të bëjnë diçka.

– Ata nuk frikohen nga trupi juaj lakuriq. Ata frikohen nga represionet e tyre! Ata frikohen se mund të harrojnë çdogjë – ata mund t’ju dhunojnë! Ata frikohen nga dëshirat e tyre personale, frenimet, dhe ata e dinë nëse dikush i provokon aq shumë se ata mund t’i harrojnë të gjitha mirësjelljet, të gjitha formalitetet, tërë religjionin, tërë moralin. Ata mund të harrojnë se janë qenie njerëzore, ata mund të bëhen porsi kafshët. Ata mund të kërcejnë mbi ju dhe t’ju dhunojnë.

– Kështu që ata i frikësohen vetes së tyre, por ata nuk duan ta pranojnë këtë kështu që thonë ‘Askush nuk mund të notojë lakuriq – kjo është pahijshëm.’ Ata hedhin përgjegjësinë mbi personin e zhveshur. Kjo nuk është përgjegjësi e personit lakuriq. Por kur ju jeni në botë me njerëzit, ju duhet të shikoni.

– Ju do të donit të ecni në mes të rrugës, sepse ju ndjeheni si ajo, por më pas i tërë trafiku do të jetë i çrregulluar. Nëse polic vjen dhe ju tregon se duhet të ecin në të djathtë, ju mund të thoni: « Kjo nuk është dëshira ime. Unë dua të eci në mes.  »

– Kjo kishte ndodh kur Rusia u bë e pavarur nga cari në vitin 1917, një grua e moshuar kishte filluar të ecte në mes të një rruge të Moskës. Polici erdhi dhe i tha: « Çfarë po bëni zonjë? Ju do të vriteni! Ecni në trotuar!  » Ajo i tha, ‘Nuk ka më aso marrëzirash! Unë gjithmonë kam dashtë të ecë në mes të rrugës. Dhe tash vendi është i lirë, revolucioni ka ndodh. Unë do të ecë në mes të rrugës!’

– Atëherë kjo është e pakuptimtë dhe ju duhet të ndaleni. Ju doni vallëzoni lakuriq në rrugë, por ju nuk jeni vetëm. Ka shumë njerëz të tjerë dhe ata janë të përfshirë. Kjo rrugë nuk është vetëm e juaja, por është plotësisht e përgjithshme. Ky lum nuk është i juaji.

– Kështu që nëse doni të zdisheni, shkoni në ndonjë vend të vetmuar. Shkoni diku në Himalaje, diku ku nuk është askush, dhe aty bëni çfarë të doni, E di se nuk do të kënaqeni atje në lakuriqësi. Kjo është ajo që dua të them kur ju them se ju jeni reaksionar. Ju doni të jeni lakuriq këtu ku mund t’i lëndoni njerëzit dhe thoni: “Dua të bëj gjën time. Kush jeni ju të më ndaloni?” Shko – s’ka asnjë problem. Kush po ju thotë se ju duhet të jeni në qytet? Akoma ekzistojnë pyjet, akoma ekzistojnë malet.

– Shkoni para se ato të zhduken! Vetëm vazhdoni – dhe bëni krejt qfarë ju do zemra. Por unë e di se ju nuk do të kënaqeni atje sepse qfarë është poenta e lirisë kur atje s’ka askush për t’ju ndaluar?

– Mandej, për të qenë të lirë, ju do të humbni shumë gjëra tjera të shoqërisë. Çdokush duhet të vendos për këtë. Nëse i doni të gjitha benifitet të cilat po ua jep shoqëria…Ju nuk do të keni energji elektrike atje. Ju nuk mund të keni ajrë të kondicionuar atje. Ju duhet të kërkoni dhe të hulumtoni për ushqim si një gjahtar. Ai nuk do të jetë i gatshëm në restorante, dhe ju nuk do të jeni në gjendje të uleni ne ndonjë restorant dhe t’i shikoni njerëzit. Kështu që ju do të vuani atje pa restorant pa vend për t’u ulur dhe askush për të shikuar.

– Jeta duhet të jetë vetëdije – se nëse jetoni në shoqëri aty janë disa përfitime: restoranti për t’u ulur, rruga për të shetitur, ushqimi, dhe objektet tjera. Nëse dëshironi të jeni vetëm dhe të kënaqeni duke notuar në lum…por kjo nuk mund të jetë e juaj për gjithë jetën. Ju do të ndijeni uri pas një apo dy orësh. Heret a vonë ju do të ndjeni uri për të parë njerëz, sepse kjo gjithashtu është pjesë e qenies njerëzore.

– Kur i shihni njerëzit, diçka thellë poshtë kënaqet, sepse ne jemi të lindur në shoqëri, ne jetojmë në shoqëri. Thellë poshtë ne jemi të lidhur me shoqërinë … ne jetojmë në një oqean të vetëdijes. Ju do të ndjehen të varfëruar në pyll. Herët apo vonë ju do të ndjeheni të mërzitur me pemët, sepse ato nuk flasin, ato nuk përgjigjen, ato nuk marrin përgjegjësi. Heret a vonë ju do të ngopeni me zogjët sepse ata vazhdojnë të këndojnë të njëjtën gjë përsëri e përsëri. Pastaj do të filloni të lakmoni pas shoqërisë. Kështu që diçka duhet të vendoset. Përfitimet janë atje, dhe disa kufizime janë atje. Diçka duhet të vendoset dhe të zgjedhet.

– Të jetosh në shoqëri është një përgjegjësi. Ju nuk jeni vetëm kështu që ju keni për t’i parë të tjerët dhe të tjerët kanë për t’ju parë juve. Kjo është një marrëdhënie, një marrëdhënie delikate. Kështu që vetëm vendosni. Nëse mendoni se kjo është shumë, se këto kufzime janë shumë të mëdha dhe se ju jeni të gatshëm të heqni dorë prej të gjitha të mirava, atëherë shkoni. Por në qoftë se ju mendoni se këto përfitime janë diçka me vlerë ….Bisedoni me dikë që ka kuptuar jetën si një përfitim të madh. Pemët nuk mund t’jua japin këtë. Të bisedoni me një qenie njerëzore është gjë e madhe, një gjë e vlefshme; bisedoni me dikë që mund t’ju kuptoj.

– Noti në lum është një gjë shumë, shumë e vogël. Jeta është shumë e madhe. vetëm për një not lakuriq nuk mund të humbet e gjithë jeta. Dhe kjo është gjithmonë një zgjedhje. Ju keni për të humbur disa gjëra për të fituar disa të tjera. Nos jini aq të xhindosur me gjëra të vogëla. Ju mund të mbylleni në dhomë dhe të ecni lakuriq, dhe aty askush nuk do t’ju shqetësojë. Ju mund të jini lakuriq në banjon tuaj dhe të kënaqeni aty. por aty mund të ketë diçka për një eksibitionist…kështu që ju mund të shkoni në tarracë të shtriheni në diell. Aty nuk ka nevojë për askend të jetë i shqetësuar pse ju jeni lakuriq.

[Ajo përgjigjet: E di kjo është çështje e kompromisit…]

Osho – Kjo nuk është çështje kompromisi! Kjo është një çështje e të kuptuarit. Kompromisi nuk është fjalë e qëlluar…kjo është një çështje e kuptueshmërisë.

– Për shembull ju keni ardhur tek unë. Nëse jeni këtu për një orë, ju keni humbur shumë gjëra. Në atë një orë ju keni mundur të bëni shumë gjëra tjera. Keni mundur të shkoni në kinema; ju keni humbur filmin. Keni mundur të shkoni të vizitoni miqët. Keni mundur të shkoni në kafene; e keni humbur atë. Keni mundur të vallëzoni, keni humbur atë. Ju keni humbur një mijë e një gjë për të ardhur tek unë. Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm, por ju e keni humbur – sepse ka pasur miliona alternativa. Kjo është se si jeta është. Ju nuk mund t’i bëni të gjitha gjërat së bashku. Kjo nuk është një çështje e kompromisit … kjo është çështje e zgjuarsisë.

– Nëse bëheni vigjilent, gjërat bëhen shumë të lehta dhe njeriu gjen rrugë. Njeriu gjithmonë gjenë mënyrë. Kjo është çfarë njeriu duhet të përpiqet të bëj – ta jetojë jetën sa më shumë që është e mundur…të fitojë sa më shumë që është e mundur nga jeta. Nga çdo gjë, duke shkuar në zgjedhjen më të mirë – më e mira që njerëzisht është e mundur kështu që ju bëheni më të pasur. Por qëndrimi i vetëm duke qenë kundër shoqërisë nuk do të ndihmojë. Shoqëria nuk mërzitet për këtë, dhe ju do të gjymtoheni nga kjo.

– Harroni rreth rregullave, harroni rreth shoqërisë. Vetëm mendoni për veten, për aletrantivat tuaja të mundshme – çfarë muund të jetë e zgjedhur dhe çfarë do të jetë më e mira e zgjedhur. Nëse mendoni se keni bërë një gabim, ndryshone atë. Mësoni përmes përpjekjes dhe gabimit. Kjo është se si ajo duhet të jetë. Mos u xhindosni nga gjërat e vogla; ato nuk janë aq të rëndësishme. Jeta është një gjë e madhe. nuk është e barabart me shkuarjen lakuriq në diell apo lum. Është shumë më e madhe, gjë shumë e ndërlikuar.

 

Marrë nga libri: “Get Out of Your Own Way”