Organizimi dhe ruajtja e festave tona

Nga: Milazim Maraj

Organizimi dhe ruajtja e festave tona

Së jemi popull i madh më numër të vogël tregojnë edhe planet dhe projektet e mëdha që behën
kundër nesh. Në të kaluarën para festave, para gëzimeve dhe gazmendeve qofshin ato edhe
familjare një vëmendje e veçantë i kushtohej ruajtës së gazmendit që të mos prishet nga shpirtrat e
keqi. Gati nuk kalon festë e jona pa pasur së paku një raste ku diçka nuk shkoj në rregull. Ku diçka e
prishi pak, por së asnjë herë nuk u prish shumë apo krejt. Në këtë rast më vetëdije apo pa vetëdije
vendosja e pankartave para përmendores së Gjergj Kastriotit -Skënderbeut është gabim. Ky është
ofendim madje i rëndë, më qellim shumë të keq. Si për shqiptaret që po i luteshin zotit në këtë rast
ashtu për ata që nuk ishin në këtë ceremoni. Mesë paku ky gabim mundë të vlerësohet pa qellim nga
teknika. Nëse Bashkësia Islame shqiptare e ka pas për qellim mbulimin e përmendores, apo dikush
ka ndikuar drejt për drejt të punëtoret e vendosjes së pankartave, kjo nuk duhet të kaloj pa një
studim, dhe trajtim adekuat. Ky popull i madh më vlera të mëdha, që botës i dhe njerëz të mëdhenj.
Më këta njerëz krenohet bota. Krenohemi edhe ne. Toleranca fetare dhe karakteri kombëtar i
shqiptareve është po ashtu shembull i mirë për botën. Por bota gjendet në luftë të përhershëm te të
kundërtave. Në çdo luftë fiton luftëtari që nuk dorëzohet, nuk lodhet dhe nuk liget. Kështu behët
edhe lufta kundër tolerancës dhe vlerave tona kombëtare. Nuk përjashtohet që në këtë shërbim të
gjendet edhe ndonjë shqiptar i cili pranon të shkoj në ferr të keq, për pagesë të mirë. Reagimi i
mediave ishte më shumë konstatim dhe informacion së parandalim. Vendosja e pankartave ka filluar
para mëngjesit, nuk ka ndodhë në Dajti por në qendër të Tiranës. Reagimet filluan pas faljes së
bajramit. Besimtarët shqiptarë që atë ditë po faleshin në qendër të Tiranës. Nuk do ta pranonin një
turp te tillë. Po të kishte pas reagime më kohë, besoj që nuk do ta kishin lejuar vet ata shqiptarë që
faleshin. A e treguan karakterin shqiptar dy hoxhallarë që dolën në media?. Njeri tha së Skënderbeu
është heroi ynë kombëtar dhe tjetri kishte ardhur në sudio të TV, Klan Kosova më plis të bardh. Por
nuk e gjykuan rastin. Nuk jam marr kësaj radhe më teknik tha hoxha, që le të kuptohet së nuk
pajtohet më këtë lëshim. Në tubim disa besimtar që po faleshin, në shpinë kishin flamuj turk. Mundë
të kenë qenë nga ambasada turke. Të tjerët nuk kishin flamuj të përkatësisë kombëtare apo
shtetërore. Mundë të kishte pas edhe të tjerë?. Kur tani behët fjalë për këtë akt të lig, qoftë më
qellim apo pa qellim mendja, pa dashtë të shkon të profesori turk në Lezhë që pran varrit të Gjergj
Kastriotit fliste studenteve të vet keq për Gjergj Kastriotin në prani të disa shqiptarëve që heshtën.
Apo të rasti i adoleshentit tru shpërlarë në Kaçanik para bustit të Gjergj Kastriotit. Kjo do thotë së
gjera të tilla po ndodhin para hundëve tona dhe nuk janë të rastit por projekt që po zhvillohet në
vazhdimësi që kërkon vëmendje të koncentruar dhe veprim të matur adekuat. Ndërsa Bashkia e
Tiranës duhet të këtë rregullore për vendin e manifestimeve të ndryshme, kulturore, fetare dhe
kombëtare. Për të ngushtuar hapësirën e këtyre dukurive kaq negative dhe të rrezikshme. Këto
dukuri kanë synim të ndikimit të drejtpërdrejt në palcën kombëtare shqiptare. Tani pritet shugurimi i
Katedrales Shen Tereza. Këtu përsëri kërkohet një kujdes që kjo ceremoni të kaloj si është më mirë
dhe në këtë ditë të shënuar të mos mbështillet ndonjë virus që do të veproj më vonë kur të i vije
koha, në dëm të emrit vlerave dhe autoritetit tonë kombëtarë. Kultivimi dhe ruajta e vlerave tona
është detyrë e çdo institucioni çdo shqiptari.
02.09.2017 në Vrellë