OPTIMIZMI MIGJENIAN: “SHPIRTI I RI “

NEBI DRAGOTI

OPTIMIZMI MIGJENIAN: “SHPIRTI I RI “

“Vështirë të caktohet ç’vlerë kuptimore i është dhënë pjesëzës- vallë. Në kuptimin e mirëfilltë të saj nuk shkon”. Kështu shprehej hartuesi dhe redaktori kritiku Razi Brahimi në volumin “Migjeni” (poezia shqipe ). Në krijimin “Shpirti i ri kjo pjesëz është përdorur pesë here:…”vall shpirt i plagosur”…”vall shpirt i therun”…”vall shpirt i molisur!”…O vall se ç’ idhnim!”…”O vall u fik një hy!” Përdorimi i kësaj pjesëze nuk ka ardhur si rezultat i të qënit në ekstazë frymëzimi i Milloshit, por i mendimit të thellë, i përdorimit të një fjalori sa më të gjërë e të kujdesshëm. Në gjykim të kësaj pjesëze, se ç’anë kuptimore ka, e marrim të plotë vargun: “Shqiponjë me krah të thyer, vall’ shpirt i plagosun!” Për një moment e hekim pjesëzën “vall” dhe lexojmë:”Shqiponjë me krah të thyem, shpirt i plagosun!”. Pohohet në mënyrë direkte si shkak pse shpirti është i plagosur. Atëherë pse përdoret…”vall shpirt i plagosun”!. Këtu pjesëza merr ngjyrime pohim-mohimi. Pse? Poeti edhe nuk do që ta besojë këtë pasojë. Në pikëpamje vizionare për poezinë “Shpirt i ri “, ai e ka filozofinë tek e reja për të cilën vazhdon:…” vall shpirt i therun… fli e një lteri të ri”, pra, për të renë sociale, kur kërkohet, duhet sakrifikuar që ajo të vijë. Edhe pse është me krah të thyer, poeti është optimist dhe i drejtohet :”Qëndro, qëndro krenar mu si një zot i stolisun/ me diell të artë në ball’, me qiella të azurta në sy”. Kjo dritë fantastike e dy vargjeve, është kulmi, bukuria e krijimit. Dhe ç’ka shprehem ma aprovon vargu: “Qëndro si vaj skamnori!”… Ende ka frymëzim në ty!…Këtu jipet qart dykuptimësia e kësaj pjesëze mohim-pohim. Kjo është e pranueshme për spjegim. Për këtë , pa e zgjatur, sjell shembuj nga përditshmëria:” Vall a do të na vijë për të na takuar? Vall a e mori vesh, se nesër e presim për t’u nisur në veri? Pra, edhe vjen, edhe s’vjen, por shpresa është se vjen, se për këtë optimizëm shkruan poeti. Migjeni ka diapazon të gjërë leksikor të fjalës dhe fjalorit që përdor. Në këtë prizëm është i vetmi autor që ka bërë hapa gjuhësore. Fjalën e fut në varg duke e betonuar në kontekst të mendimit që shpreh vargu dhe poezia. Po t’i futesh e të komentosh titullin e vjershës “Shpirt i ri” del, se, konfirmon edhe plotësisht kuptimin e pjesëzës “vall”. E keqja është se në krijimtarinë e Migjenit është vënë dorë tek pikësimi e ndonjë sqarim dialektor. Po të ishte origjinale, do të kishte shumë lehtësira interpretimi dhe ekzaktësie e sqarimi.

Përfundimisht “vall” është pjesëz mohim-pohimi, siç është edhe pjesëz dyshimi për veprim, por, në thelb ka ose anon më shumë në kuptimin pozitiv: “O vall u fik një hy!” Po në vend të pikëçuditëses të ishte pikëpyetje?… Atëherë ndryshonte gjithçka në anën që ftillova sa sipër. Këtë gjë përfocon edhe tema “Shpirt i ri” dhe shpirtët e rinj migjenian kanë ngjyrën simbolike të shpresës, të fitores dhe jo të disfatës.. Madje, gjithë krijimi, psikollogjikisht, këtë ka për konkluzion. Dhe, për këtë poetit i shkëndijon pena. Shkëndijat bashkohen e bëhen dritë migjeniane rrugëtimi.