OPOZITË SOTI, sivëlla e simotër?

MUSLI SHABANI

OPOZITË SOTI, sivëlla e simotër?

Për Pozitasit e djeshëm 20 vjet e para!

Ju opozita e sotit, trinomi i deridjeshëm LDK/PDK/AAK, mjaftë bëtë namin dhe dasma me gjithë trimërinë tuaj prej qeverisjeje në qeverisjeje her me atë në krye herë me këtë në ballë, por asnjëherë nuk ia dolët mbarë! As për të përmbyllur mandatin ligjor duke konsumuar 4 vjet të plota, kur gjithnjë iu printe si zekrri n’barkë mekanizmi si shprehi shumë e keqe,përmes të a.q. „votëbesim qeverisjeje“, e tërrt e në rrëzim qeverie, ose në rastin më të hendekshëm ( pa llogaritur fare taksapaguesit e gjorë qytetar të Kosovës se sa miliona € i kushton buxhetit shtetëror) shpallje e gjendjes emergjente institucionale shpierja në rrugë të zgjedhjeve famoze të jashtëzakonshme. Dhe me këtë jo vetëm vehtes,subjektit tuaj të deridjeshëm i sillnin dëmin më të madhë politik e moral para qytetarit-votues porse, kujtojm që edhe para opinionit të gjërë ndërkombëtar pasqyrohej një tabllo jo e mirë, se Kosova tëhu e 20 vjet më parë në 80% të rasteve elekti të zgjedhjeve të rregullta e të jo të rregullta, nuk ka prodhuar një qeveri apo një president stabil për të konsumuar deri në fund mandatin ligjor e kushtetues 4-5 vjeçar.

… Dhe efekti qeverisës me pasoja për qytetarin të 20 vjet e pas, ishte më sa vijon:

  1. Na ishte një herë: ky refren fillon në çdo fillim përralleje  për kalamajt parashkollor, ose ata filloristët, por për të rriturit dhe të moshuarit, po japim tabllon e realitetit hidhur përrallor se, që nga fillimi i të a.q. „privatizimimit“ të ish ndërmarrjeve dhe njësive tjera ekonomike e shërbyese,prodhuese (fabrikat prodhuese, eksportuese të mallit), tokës bujqësore, ish pronë aseti të kooperativave bujqësore nga fshati e qyteti, ekonomisë pyjore (maleve tanimë gjysëmdjerrina, nga prerjet e egëra), madje edhe të pasurive që sjellin lumenjtë e Kosovës (që nuk janë edhe për t’u nënçmuar me rërë) dhe të liqeneve, shyqyr që nuk ka shumë sosh Kosova, përveç atë më kryesorin, si furnizues uji të pijshëm dhe burim energjetik për qëllime të nduardurshme, e për fat të keq, tani në bazë të një „marëveshtjeje“ kontestuese që duhet ryshqyrtuar efektet negative prodhuese të sajë, në 80%  të pikave një nga një të sajë, liqeni i „Ujmirit-Gazivodës“ 50% për nga shfrytëzimi ekonomik i burimeve energjetike të tijë (sipas marrëveshjes në fjalë) i është dhuruar Serbisë, pa drejtësisht dhe jo korrekt, në aspektin ekonomiko fitimprurës për Kosovën!

I gjithë procesi dhe prologu i privatizimit të aseteve të Kosovës që nga viti 2003 e deri gati në fund të vitit 2019 ka qenë jo vetëm joekonomik për çka insiston vetë fryma esencë nga Ligji Themelor mbi Privatizimin e ish ndërmarrjeve dhe njësive tjera punuese ekonomike e jo ekonomike, shërbyese, në ish pronësi shoqërore, që për një afat të caktuar, varësisht nga fushëveprimtaria prodhuese e ndërrmarrjeve,fabrikave dhe uzinave tjera,të mos i ndryshoi veprimtaria (prodhuese primare) së paku për 3 vite,ishte kjo,pra si normë ligjore kogente. Në praktikë kjo normë në shumicën e rasteve u shkel që në vazhdë të „privatizimit glabrues“ duke u abuzuar si gjatë shitjes (me çmime shumë të ulëta) kullakëve dhe minikapitalistëve të rinjë, që më vonë u bënë edhe milioner marramendës që sot krahasohen me ata „simotër e sivëlla“ të Europës dhe Amerikës! Nga ky marifet i qeverisësve të deridjeshëm PDK/LDK/AAK dhe satelitëve të tjerë aleatë (alias: kolaboracionist, më saktë, koalicionistët e zorit) atëbotë dhe deri sot prodhuan si pasojë të keqe: mijëra të papunë,si raste sociale, pa sigurime të mirëfillta shoqërore (pa penzione dinjitoze) krahasuar me simotër dhe sivllëzërit tjerë nga rajoni i fqinjëve, madje edhe nënat e reja i lanë pa pushime të meritueshne lehonash dhe pushime tjera shtesë për rritjen dhe edukimin e brezit të ardhshëm produktiv për Kosovën, kështu, duke shkelur pa mëshirshëm edhe konventat ndërkombëtare për këtë qëllim, vetëm e vetëm për mbrojtur qëllimin e vet djallëzor, sa më shumë fitim për xhepin e tyre, e për të tjerët le të kujdesen vetë ose ‚në dorë të Zotit‘!!! Nga disa statistika zyrtare të vet Agjensionit Kosovar të Privatizimit (AKP) dikur Agjensioni Kosovar i Mirëbesimit (AKM) që nga viti i nisur 2003 e deri sot nga gjithësejtë asete ekonomike të Kosovës 3.951 sosh, janë privatizuar kryesisht në dy mënyra gjithësejtë 1.762 sosh, gjë që kanë mbetur akoma të pa privatizuara edhe 2.189 asete. Shtojmë se, të shkuarat si të privatizuara kanë kaluar përmes 116 valëve shitëse dhe licitimit publik. Kjo nuk don të thotë se, mund t’i hyret tani nga qeveria e re ndonjë farë korrigjimi eventual të atyre proceseve të shkuara e të bëhet ndonjë skandal dhe havari injoranteske avanturiere, porse me të mbeturat në vijim duhet patur kujdes të veçantë se në çfarë forme do privatizohen ose do mbesin si asete në pronësi shtetërore për një kohë, siqë është gjiganti energjetikominerar i Trepçës dhe të tjera asete ekonomike të Kosovës, të menagjohen në mënyrën më të mirë të mundëshme ekonomike.

Këto të dhëna të sakta, popullin e sidomos rininë e aftë për punë, madje edhe me nga dy diploma Bachelor e MA, i detyronte të punonin si kamarier kafiterish e restoranesh të ndryshme, të cilat mbinin si këpurdhat pas shiut,veças muajve të verës kur vinin rrëmujë bashkëatdhetarët e mërzitur për atdheun e tyre Kosovën,të cilët dikur, përmes organizimit gjithëpopullor, kurdoherë ishin aktiv si në protesta dhe demonstrata gadi çdo muajshe duke dridhur asokohe  sheshet dhe bulevardet e kryeqendrave të Europës dhe botës: Paris, Bruksel, Berlin, Stokholm, New York, Melbourne Victoria, e  ku mos tjetër,kështu për të senzibilizuar opinionin ndërkombëtar për zullumin milosheviqian 10 vjeçar mbi shqipëtarët e Kosovës, porse mu kjo Diasporë e artë ishte e njëjta kurdoherë aktive si para, gjithëashtu edhe gjatë luftës së UÇK, përmes ish Fondit të 3% nga ish Qeveria e Kosovës në ekzil(1991/98) dhe ish Fondacioni i krahut të luftës (UÇK) „Vendlinfja Thërret“ (1998/99), nga të parët: mirrte  premtimin famoz të tyre se, të gjithë bashkëatdhetarëve e veças kontributëdhënësve konkret do të ju mundësohet kthimi dinjitoz në atëdhe PUNËSIMI,  dhe nga të dytët: pasi t’a dëbojmë okupatorin serbosllav, do t’a zhvillojmë Kosovën po si Zvicrrën.! Premtime këto jo që nuk u realizuan kurr as 10% , por muarën kahje krejtësisht tjetër hipokrizie të pashembullt, krahasuar me vendet tjera simotër/sivëlla të pas luftërave të tyre çlirimtare dhe për liri nga zgjedha e huaj!

Po kush ishin pushtetmbajtës të kohës relativisht jo të largët (pa dyshim si pasojë e kësajë katrahureje që cekëm më sipër) të „dyndjeve dhe ikjes masive“ të të rinjve kur me muaj çdo mbrëmje mbushnin nga 4-5 autobus stacionet e autobusëve në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e gjetkë, për t’i mësyrë vendeve të Europës perendimore, drejtë Gjermanisë, nëpër Serbinë e luftrave, dhe Hungarinë e kufijve të xhembosur, duke rrezikuar edhe jetë fëmijësh dhe familjesh të tëra, vetëm e vetëm për të siguruar një jetë më dinjitoze, mesatare europiane, jo nga zullumi dhe ndjekja okupacioniste serbiane si viteve të 90-ta, por tani atyre më të dhimbëshme të viteve të 20-ta, nga pushtetëmbajtësit e vetë të një gjaku e të një fisi, për të paraqitur para organeve shtetërore për të huajt, kërkesë azilimin „politiko-ekonomik“, por gjithnjë për ligjet e shteteve europiane, të paarsyeshme në frymën e ligjeve të tyre pozitive, e që Kosova për këtë dhe shumë arësye të tjera shtesë, akoma i ka të mbushura dhe të stërmbushura dyert e ambasadave të huaja duke pritur viza hyrëse  në këto vende, si: Gjermani, Zvicërr, Austri, SHBA, e gjetkë!

Dhe ishte në pushtet ndonjëherë, Lëvizja Vetëvendosje në ato kohra (?) që tani marin guximin disa ish pushtetar të Opozitës Soti,  që nga mëngjesi gjoja vëzhgojnë punën e drejtë apo të pa drejtë të qeverisë Kurti e të zonjës Presidente Vjosa Osmanit, në vend se t’i ndihmojnë institucionet legjitime, sidomos në këtë kollaps socio-ekonomik përë shkak të pandemisë që ka pllakosur globin në tërësi, kurse vendet e varfura si Kosova, edhe më rënd!

Jo jo LVv asokohe dilte në protesta, për t’i rrotulluar furgonët me mallra prodhimesh nga Serbia që hynin në Kosovë për t’i shitur me çmime që caktonte ajo vetë dhe porositësit e kompanive vendore tregëtare, shpesh duke dëmtuar konsumatorin e vetë si dhe prodhuesin e Kosovës njëkohësisht! Dhe e tillë ka qenë LVv atëherë me veprime konkrete për t‘ i dal në ndihmë vendit, kurse (nga ish pushtetarët) aktivistët e sajë, rrugëve spërkatëshin me ujë nën teperaturat minus 6 gradë celsius! Së fundmi, ish taksën 100% e zëvendësoi me reciprocitet të lejueshëm ndërkombëtar, karshi sjelljeve të egra serbe, që lejohej ndërkombëtarisht të ndërrmerreshin bile masa edhe më të ashpëra,si represalje si sjellje retrozive ndërkombëtare kuptohet, kundruall sjelljeve të egra diplomatike nga ana e organeve dhe përfaqësuesve të sajë aktual serb, tandemi Vučić/Daćić, përmes aksionit të tyre rutinë, sidomos këtyre 3-4 viteve të fundit me intenzitet të shtuar, rrethë të a.q. „ngrirje ose tërheqje të njohjeve“ nga ca shtete akoma të pa informuara sa duhet se gjoja, statusi (pozita juridiko-kushtetuese) si shtet ende nuk është përfundimtare, ndërkohë, që edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë (nga 20 korriku 2010) duke shqyrtuar zyrtarisht mu kërkesën e Serbisë për këtë qëllim, ndau Mendimin dhe Verdiktin gjykues të sajë përfundimisht se: „ Deklarata e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shpallja nga ana e Parlamentit të Kosovës, shtet të pavarur dhe sovran, në pikëpamje ndërkombëtare, nuk bie ndesh dhe nuk është në kolizion me normat e të drejtës ndërkombëtare“. Fakt, ky juridiko-ndërkombëte që demanton çdo intrigë dhe manipulim dashakeq serb në opinionin ndërkombëtar tek disa shtete të pa informuara mirë e mirë edhe nga ish kontigjenti ynë diplomatik i deridjeshëm, mjerisht!

  • Nisur këtij kuptimi të mbrapsht, përfaqësuesit tanë ish pushtetar sot opozitar, i hyrën pakuptimshëm dhe tepër të dëmshëm për Kosovën, bisedimeve, negocimit dhe marëveshtjeje, poashtu të panevojë sidomos pas shpalljes së pavarësisë e deri një vit më parë në Bruksel e gjetkë duke vu ndërskambcën vehtes dhe Kosovës, përmes firmosjes së disa marrëveshjeve fiktive dhe të paefektshme në aplikim sa që edhe po të aplikoheshin nen për neni në formësimin e tyre lakuriq normativ jo që nuk do të ken pasur ndonjëherë jetësim të mirëfillt juridik, por veprimi eventual i tyre, kurdoherë shpien dhe do sillte në kolizion vetë sistemin kushtetues-juridik të Kosovës (por jo edhe të Serbisë, formalisht!), mu nga arësye e vetme dhe kryesore se atyre marrëveshjeve brukseliane u mungon baza juridike,shtet- shtet! Dhe këso rendi, gjitha ato maraveshtje ose dakordime me shkrim a me gojë të firmosura në Bruksel midis palës së Kosovës (përfaqësuesve të sajë asokohe legjitim a jo legjitim është krejtësisht irelevante për rastin) dhe përfaqësuesve të Serbisë,juridikisht nga çdo gjykatë vendore dhe e jashtme ndërkombëtare ose ndonjë arbitrazhi ndërkombëtar, jo vetëm ana formale që iu mungon ratifikimi nga ana e parlamenteve gjegjëse ligjvënëse të tyre, porse edhe në esencë, siq thamë më sipër nga mungesa e bazës së vërtetë juridike, „shtet-shtet“  si të tilla do shpalleshin akte nule, të paqena dhe do të arhivoheshin vetëm si dokumente ad acta,kurse  në rastin më të mirë, për të ardhmën do të vlenin vetëm si prima facio evidence (si fakt që nuk je i obliguar t’a zbatosh), asgjë më tepër. Dhe po të i printe gjitha këtyre togmarëveshtjeve famoze, që shpeshëherë, para opinionit spikatë Serbia dhe thirret në ato gjoja „për t’i zbatuar nga Kosova“ siqë është rasti me të a.q. Asociacion i komunave me shumicë serbe,  një akt tjetër paraprak „quasikushtetues“ TRAKTAT PAQEJE DHE MIRËBESIMI Kosovë-Serbi, ku para së gjithash do të përfshiheshin shumë aspekte juridiko-shtetërore mes këtyre dy shteteve të barabarta (në zhargonin aktual njohje reciproke mes vedi si shtete të ndara ndërkombëtarisht dhe pranim-njohje kufijsh aktual përcaktues dhe determinues të paprekshëm fizik) dhe aspekte të tjera që përfshijnë në vija të trasha, bashkëpunimin e ndërsjellë për të ardhmën me fqinjësi të mirë, aspektet e zgjidhjeve sociale, kukturoro-arësimore, shëndetsore, reparacionet e luftës, hulumtimin dhe gjetjen e të pagjeturve deri tani nga të dyja palët, ndihmën e caktuar juridike ndërkombëtare dhe ndërshtetërore, e tj. e tj. aspekte të jetës ndërshtetërore, të përfshira me traktatin apo marëveshthen në fjalë, tek më pastaj, fushat e caktuara të parapara me këtë traktat do të induvidualizoheshin sipas nevojës me ndonjë marrëveshje të rregulluar në hollësira si ato të deritanishmet e Brukselit, me palën e tretë (psh. Përfaqësuesit e UE ose SHBA) pjesëmarrëse si monitoruese dhe eventualisht garantuese e asajë marrëveshjeje konkrete, si palë e tretë, me veprim juridik  aliena iuris, t.z. kush do të mbuloi aspektin finansiar eventual që përfshihet me atë marrëveshje konkrete: UE,SHBA ose vet dy shtetet në këtë „X“ marrëveshje bi-tri-apo quatrolaterale. Pa një këso paktëmarëveshtje gjenerale, Traktati bilateral paqësorë mirëkuptimi dhe reciprociteti të ndërsjellë, çdo bisedim dhe negocion i mëtejmë me Serbinë është tepër i panevojshëm dhe në instancë të fundit edhe më i dëmshëm si edhe deri tani, bile për më tepër, sjellje në qarkullimin në rrethin vicioz, në vendnumrim (circulus vitiosus)(!) dhe humbje kohe kotësëkoti.

E udhës dhe tepër emergjente që në këto kohra tepër të vështira, jo vetëm për Qeverinë e Re të zotit Albin Kurti dhe presidentes së Re zonjës Vjosa Osmani, duhet gjithë faktorët politik dhe ata jopolitike, qytetarë e atdhetarë, të i ndihmohet pallogaritshëm, bile kësaj here Kosovës dhe mbarë qytetarëve, gjitha komuniteteve të saja, serb e jo serb, boshnjak, turq, e të tjerë që, Kosova njëherë e gjithëmonë  të dal nga një prapambetje gjithëpërfshirëse, pikësëpari pandemisë, socialo- ekonomike dhe e varfërisë nën mesatare europiane në përgjithësi. Dhe pa një ndihmë të përbashkët, Kosovën edhe shumë kohë do t’a ndjekë agonia e zhvillimit ekonomik dhe të gjithëmbarshëm, pavarësisht se çfarë qeverie e mirë si kjo e sotit shpresëdhënëse, apo ndonjë edhe më „super e mirë“ të instalohej për një apo edhe më shumë mandat-qeverisjeje, pa ndihmën dhe BESËN E MADHE mes vedi gjitha forcave si një vëlla e si një motër, zor se do të arrij kush cakun e dëshëruar dhe pritur nga populli dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi.