
Majlinda
Nana
Rama
Një
tjetër
sukses i
garantuar
i
shkrimtares,
studiueses
dhe
publicistes
Majlinda
Nana
Rama u
shënua
në
turneun
e
promovimeve
në
Europë.
Për më
shumë se
një muaj
krijimtaria
e
autores
do të
shkonte
tek
lexuesi
në
Shkup,
Budapest,
Zvicër,
Francë,
Belgjikë,
Holandë,
Gjermani,
Austri
e
Kosovë.
Entuziazmi
më shume
se sa
shkrimtaren
Rama,
duket se
ka
prekur
të
gjithë
bashkatdhetarët
që
jetojnë
në këto
shtete,
ndërsa e
veçanta
ka qenë,
që, në
shumë
promovime
kanë
marrë
pjesë
edhe
shtetas
të huaj,
të cilët
kanë
shfaqur
interes
për
krijimtarinë
e
autores,
që
tanimë
i ka
thyer
kufijtë
kombëtar,
duke u
bërë
ambasadore
e
letërsisë
shqipe
në mbarë
botën.
Me një
modesti
të
dukshme,
vetë
autorja
është
shprehur
se
dëshira
e saj ka
qenë që
libri
shqip të
mbërrij
tek çdo
lexues
shqiptar,
kudo ku
ai
ndodhet.
“Libri
shqip
duhet
ndihmuar
që të
shkojë
tek çdo
lexues.
Në
kushtet
e një
mungese
komunikimi
të
librit
me
lexuesin,
ky i
fundit
mbetet i
painformuar
rreth
produksioneve
më të
fundit
letrare.
Unë
s’kam
bërë
asgjë
tjetër,
veçse
kam
dashur
t’i
takoj
nga afër
të
gjithë
ata, që,
në
postën
time,
kanë
nisur
letra,
ku
shfaqnin
dëshirën
për ta
pasur
librin.
Kam
përjetuar
kënaqësi
të
veçanta,
të cilat
njeriu i
merr
rrallë.
Ndihem e
plotësuar
në këtë
drejtim
dhe
ndihem,
po
ashtu,
me fat
që rreth
vetes
kam
pasur
përherë
njerëzit
e duhur,
ata që e
duan dhe
e çmojnë
librin
shqip, e
duan dhe
e çmojnë
krijimtarinë
time’’,
ka thënë
midis të
tjerash
autorja
në një
intervistë.
Përsa i
përket
librit
më të
fundit
studimor,
i cili
ishte
edhe
arsyeja
e
lëvizjes
në këtë
gjeografi
promovimesh,
redaktori
i
librit,
akademiku
Ali
Aliu, ka
thënë se
e njihte
krijimtarinë
e
autores
në prozë
e poezi,
por kur
ka
lexuar
studimet
e saj,
është
befasuar.
‘’Majlindën
e njoha
për herë
të parë
në
Panairin
e Librit
në Fier,
ku ajo
ishte
vetë
organizatore
e
drejtuese.
Aty mora
edhe
romanin
e saj
‘’Perandorët’’,
të cilin
kur e
lexova,
kuptova
se nuk
kisha të
bëja
vetëm me
një
organizatore
të mirë,
por edhe
me një
romanciere
shumë të
mirë dhe
më së
tepërmi
të
guximshme.
Kjo më
bëri që
t’i
kërkoja
Majlindës
krijime
të
tjera,
në poezi
dhe
prozë
dhe të
gjitha
këto
lexime
më
sollën
të qartë
Majlindën
si
krijuese,
shumë e
re në
moshë,
por me
nje
talent
të
rrallë.
Më pas,
dorëshkrimi
i saj me
studime
e
kritika,
më
befasoi
për mirë
dhe
sinqerisht
e
parashoh
të
ardhmen
letrare
të kësaj
autoreje.
Një
krijuese
që
gjendet
mirë në
të
gjitha
gjinitë.
Për këta
krijues
ka
nevojë
letërsia
shqipe’’,
- ka
thënë
Aliu
gjatë
promovimit
në
Prishtinë
dhe
Shkup.
Por
krijimtarinë
e
Majlindës
e kanë
çmuar
lart
edhe të
tjerë
studiues,
kritikë
letrare
e
akademikë,
të cilët
duket se
kanë
bërë
zbulim
në
letërsi.
Në një
shkrim
të
publikuar
në
rrjetet
sociale,
studiuesi,
Prof
Agim
Vinca i
ëshët
drejtuar
autores,
duke i
thënë se
Majlinda
është e
pandaluar.
‘’Majlinda,
më
pëlqeu
shumë
interpretimi
i
‘’Findlej’’-it
të
Bërnsit.
Edhe
shkrimi
për
mikun
tim,
studiuesin
serioz,
që i ka
të
rrallë
shokët,
Jorgo
Bulon.
Më
pëlqeu
libri në
përgjithësi,
me
ndonjë
përjashtim.
Je e
paparë
dhe e
pandalur!
Urime
nga Agim
Vinca’’,
i ka
shkruar
Vinca
studiueses
së re të
letërsisë.
Por, për
autoren,
që bëri
bujë të
menjëhershme,
sidomos
me dy
librat e
saj të
fundit,
janë
shprehur
edhe
personazhe
të tjerë
të jetës
letrare,
sic janë
Klara
Kodra,
Nasho
Jorgaqi,
Jorgo
Bulo,
Behar
Gjoka,
Adem
Xheladini,
Hysni
Ndreu,
Hasan
Qyqalla,
Mirvete
Dreshaj,
Mevlyde
Saraci,
Ndue
Lazri e
shumë e
shumë të
tjerë,
shkrime
të cilat
kanë
qenë
jashtëzakonisht
të
shumta,
po të
shohësh
që janë
bërë një
kohë
vetëm 6
mujore
të
krijimtarisë
së
fundit.
|
|
|