O popull i ngopur me genjeshtra

Shqiprim Berisha

O popull i ngopur me genjeshtra

Pas përfundimit të luftës, Kosovës rezultoi e shkatërruar dhe me plaçkitje të paparashikuar, si në sektorin shoqëror, ashtu dhe në sektorin privat, mirpo as lufta nuk arriti ti bëjë dëme Kosoves sa i kanë bërë udhëheqesit e saj për gjatë ketyre 17 viteve, plaçkitjet nuk ndaluan me perfundimin e luftes por pothuajse u shtuan edhe me shum nga vetë qytetaret e këtij vendi pikerisht nga ata të cilet ndoshta edhe luftuan për këtë vend , nga udhëheqesit e saj. Këta politikanë e kanë sjell vendin tonë në një gjendje të palakmueshme, sot Kosova është nder vendet më të varfra dhe të pazhvilluara të Europes dhe të Botes.

Nuk kanë arritur të krijojnë mjedise për investime të huaja pikerishtë në sektoret ku sigurohet punsimi, papunsia është në një normë të lartë rreth 40% të fuqisë puntore janë të papunë, asnjëherë nuk kanë mbeshtetur prodhimet dhe bizneset vendore por vetem kanë kerkuar haraq nga to. Nëse krahasohet Exporti dhe Importi do të shohim pasqyren më reale se në çfarë gjendje është ekonomia e vendit tonë. Standardi jetësor sot nuk është më i lartë se gjysma e nivelit që ka ekzistuar në mbarim të viteve të tetëdhjeta, sektori i prodhimit është i një niveli jo konkurrues me atë në rajon si dhe ka mungesë të objekteve në infrastrukturën themelore dhe në shërbimet publike.

A mund ta di se me çfarë fytyre kerkoni voten e qytetarit të cilin e keni genjyer dhe vjedhur që 17 vite mirpo siq po shihet juve ju ka humbur turpi, ndersa kur të humb turpi njeriu bënë gjithqka e sidomos si puna juaj që kerkoni dhe bëni gjithçka madja edhe pazare politike në minutat e fundit vetëm për të arritur deri te karriga e pushtetit. Besoj që tashme e kemi mundesin ti denojmë të gjithë ata që e kanë keqperdorur emanetin e deshmoreve tanë duke mos i votuar, por duke i votuar njerëzit e drejtë të cilet ia kanë friken Zotit , të cilet do të punojnë për popull dhe për shtet dhe jo për interesa personale.