O DEMIR NDALE KËNDIMIN

Nga Demir KRASNIQI

 

Ca  shqipfolës – argatë t’ Serbisë ,

N’ Kamenicë kurth m’ kanë  kurdisë ,

Që kur isha n’ moshë të mitur –

Aktakuzë më kishin ngritur !

 

Aktakuzë ngritin Demirit –

Pse i këndon Xhemajl  Tahirit ?!

Xhemajl  Tahirit prej  Hajkobillës –

Që e vrau shkau  pa  pikë të  hiles !

 

Aktakuzë Demir Krasniqit –

Pse i këndon Aleksandër Stojanoviqit ?!

Aleksandri  prej Hajnocit –

Vrau Xhemajlin n’ mjedis t’ Strezocit !

 

Qojnë selam Demir Krasniqit :

“Mos i këndo këngë Rankoviqit ,

Për “Akcionin ‘56” ,

Se na  vet  e kemi dashtë !”

 

“O Demir , ndale këndimin –

Mos na e prish “Vëllazërim – Bashkimin “,

Se na ta  shqiptojmë dënimin ,

Ta bëjmë jetën si pelinin !”

 

“Nëse këto këngë nuk i ndalë –

Kurrë prej burgut s’ ke me dalë !

Se na jem n’ rrugën  titiste –

Rroftë Partia Komuniste !”

 

Gjilan, më 09.11.2016.         Demir KRASNIQI