NUK VIDHET LUFTA SIÇ I KENI VJEDH PARAT, ASHTI NË TOKË NA KA RA

Shkruan: Refiqe R Hamit

NUK VIDHET LUFTA SIÇ I KENI VJEDH PARAT, ASHTI NË TOKË NA KA RA.

E tash kush me ju besue juve krerve të Shtabit të Përgjithshëm të ish -UÇK, kur kah të silleni thoni që ushtarët e Ibrahim Rugovës nuk kanë ekzistuar.

Ata ushtarë kanë ekzistuar, kanë jetuar, ama ish- Shtabi i Përgjithshëm i Hashim Thaqit dhe Bujar Bukoshit ka vendos, prej tyre varet, a ka ekzistuar, a jo Ushtria e Ibrahim Rugovës!?

Hashimi dhe Bukoshi para dy dekada kanë vendosur me vulë , duke mos ua zgjatur dorën e besës dhe ndihmës ushtarëve të Ibrahim Rugovës kur ka qenë koha: Salih Çekajt, Ahmet Krasniqit, Agim Ramadanit, Bekim Berishës ,Tahir Zemajt pra këta ,nuk kanë « ekzistuar ».

« Ahmet Krasniqin e kanë vrarë, ama, meqë nuk ka ekzistuar si ushtarë apo si Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, edhe vrasja e tij s’ka ndodhur asnjëherë »!!!

« Tahir Zemajn e kanë vrarë ,ama meqë nuk kanë egzistuar aradhat e tij,si ushtarakë të Kosovës ,edhe vrasja e tij nuk ka ndodhur asnjëherë »!!!

« Bekim Berisha heroi , »mercenar « , sipas kalbësinave është vrarë,ama meqë dikush nga Drenica e ka përzanë nga aty,pasi formoi dhe përgatiti njësitë më të forta guerile-elite ,vrasja e tij nuk ka ndodhur asnjëherë »!!!

« Xhemajl Mustafën e kanë vrarë,ama, as vrasja e tij nuk ekziston sepse Xhemën e vran veç pse ishte dora e djathtë e Ibrahim Rugovës dhe koka më e mençur ,më e qetë,më e butë e politikës shqiptare dhe ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të nëntëdhjeta, por vrasja e tij së ekziston fare »!!!

Vrasja e Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Xhemajl Mustafës nuk ka ndodhur as për Tribunalin e Hagës, sepse as për ata Ahmeti , Tahiri dhe Xhemajli nuk kanë ekzistuar, prandaj s’ka pasur se si të vriten njerëzit që s’kanë ekzistuar, mbasi që nuk i kanë shqyrtuar dosjet e tyre kurrë!

Haga nuk merret me vrasjet shqiptaro-shqiptare.Me këto vrasje nuk merret as edhe një gjykatë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës kanë ekzistuar. Edhe paret e 3% kanë ekzistuar. UÇK-ja i ka shfrytëzuar ato pare, ka ble armë, veshmbathje, ka ble bukë e ujë në shtetin nënë Shqipëri ,me ato pare, kur Sali Berisha funizonte tanket e Millosheviqit me karburant Shqipnie.

« Unë vet e kam veshur një uniformë dikur të Bukoshit, veç e kam vesh,e kam provue ,kur ua dërgoi me kamion ,uniformat , çizmet e jelekë ushtarëve të UÇK-së në , prill 1998, Bukoshi ushtarëve në Papaj ». E si të dekorohen dje dhe sot uniformat,çizmet e FARK-ut … me librezat e UÇK-së për kontribut në luftë?!

Ato uniforma ,çizme janë shqyer, janë hup, janë kalbë ,domethënë s’kanë ekzistuar. Anipse, uniformat ,armët dhe çizmet kanë qenë me emblemë të UÇK e jo FARK, sidomos ato dosjet me nënshkrim të Agim Çekut, Fatmir Limajt e Ramë Marës,këto dokumente ishin dokumente të forta kundër armikut,këto ekzistojnë a armët,uniformat ,çizmet dhe jelekët e UÇK nuk ekzistojnë. Pasaportat e Jakupit ekzistojnë. Por ata njerëz që u vranë ato ditë nuk ekzistojnë më…

Kushti i parë që duhet ta kishte të plotësuar ushtari i Shtabit të Përgjithshëm në atë kohë ishte që ta luftonte fraksionin FARK dhe Ibrahim Rugovën si « tradhëtar i kombit », ato videot e përqarjes po i shikojmë edhe sot sepse vet Shtabi i ka xhiruar dhe vet përfaqësuesit e saj kanë fol.

E mira e shumë dobësive, të udhëheqësve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK,do të ishte që ato video publike,me plotë urrejtje dhe shpifje,mes shqiptarëve , me pas mendue herët me i zhduk dhe në vend të tyre,me pas bërë xhirime të shumta të masakrave ,dhunimeve dhe vrasjeve të fëmijëve që i ka bërë ekspedita serbo-çetnike mbi popullin e Kosovës më 1997-1998-1999.

Shumë Ushtarë të UÇK-së në kohën e luftës e kanë simpatizuar Ibrahim Rugovën si politikanin më paqësor në rajonë, i kam parë unë me sytë e mi. Ama, dashuria ndaj atdheut ka qenë shumëfish më e madhe sepse ata para plumbave të çetnikve nuk e kanë hedh Ibrahim Rugovën por trupin e tyre dhe kjo është dëshmia ,ndjenja më sublime e të qenit atdhetar,e që nuk dekorohet as me librezë të UÇK ,e as me dashninë,se a e ke dashtë Ibrahim Rugovën apo UÇK !

Nuk ka dekoratë më të madhe se me të thirrë gjithë bota Ushtarë i UÇK, sesa ushtarë i Ibrahim Rugovës apo ushtar i Shtabit të Përgjithshëm!

Ushtri Çlirimtare dhe Forca të organizuar për me u mbrojtë nga armiqtë kanë egzistuar prej se ka shqiptar në tokë.

Por shumëkujt duhet me ia kujtue që UÇK e rilindi më 1992 ,Salih Çekaj,Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Ajka,brumi i kësaj force ka lindë mu atëherë kur këta burra krijuan struktura paralele të financuara nga vet shqiptarët kudo që ishin dhe Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës gjeti territor gjithëpërfshirës nga vet patriotët, duke u forcuar çdo ditë, duke marr komanda që të armatosej dhe të aktivizohet pjesë- pjesë si guerile për të sulmuar armikun.

Bujar Bukoshi , i akuzuar për afera korruptive dhe i larguar nga puna me turp, tash si plak, ndoshta e ka kuptuar se ka qenë krim që ia ka ndalë lidhjen telefonike Ibrahim Rugovës, nuk ja ka paguar faturat në kohën më të errët për Kosovën, ka dashur të bëhet më « i madh » se Ibrahim Rugova por kapacitetin e vet e ka njohur mirë ,andaj me Isa Mustafën(dreqin)… në LDK e ka realizue komplotin aq mirë,sa sot veç duket i fiksuar dhe hesht.

Tash :

Flet pak për UÇK , sepse e dinë që rrotën e krimit dhe komploteve në UÇK, gjatë dhe pas lufte ,e ka financuar nga vetja e tij. Andaj rrota sillet çdo ditë por veç duke humbur zë, gjurmët ekzistojnë por vrasjet nuk « ekzistojnë ».

« Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën ».

E kënduar nga Adelina Ismaili ma ka thye gjithë nefcin.

Kjo këngë tregon se ajo Ushtri nuk u bë kurrë…

Porse a janë vrarë Ahmet Krasniqi,Tahir Zemaj, Xhemajl Mustafa, nga parat e 3% të Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës apo nga parat e Fondit « Vendlindja thërret », kjo pak ka rëndësi.

Rëndësi ka: Djersa e mërgatës për me i forcue këto fonde ishte e padhimbshme për me pa dritën ,flakën e ndezur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Që këta të Shtabit pas luftës e shuan.

Rëndësi ka:Gjaku i derdhur i dëshmorëve, heronjëve,viktimave,nënave,baballarëve, e fëmijëve.

Kot lodhemi ne. Bollderet me slloganin: Unë jam liria vet, s’kanë kuptim, në grykën e shkinis sot. Ata i kanë fut rremat, flasin dhe lexojnë çirilice.

Përvëloje ,qitja timin,flakën, thyeje , hypi shkelma ,e pëshurrja në dash edhe emblemen.

Ai që e ka bë këtë marifet s’ka faj.

Faji është te këta që e kanë qit aty,e s’kan lesh me e mbrojt.

Këta lesh kanë pas veç me thanë:Ushtarët e Ibrahim Rugovës nuk kanë ekzistuar… Tash dhe lirisë ia kanë hup kuptimin.

PS

Liria e vendit tim është vet liria!

Edhe lirinë time nuk e qet në pah ,e as nuk e djeg askush.

Kur njerëzit e atdheut tim , shtypin lirinë time, unë dua ta ndryshoj dhe kur nuk mund ta ndryshoj do  » të dua ta braktis ».

Edhe në qoftë se e braktisi atdheun tim,unë nuk mund të heshti, e të harrojë.

E jetova luftën. E jetova pasluftën. E jetova përqarjen.Por sot nuk dua ta jetojë lirin time të shtypur nga vet ne.Nuk dua ta jetojë lirinë time të harruar nga vet ne!

Pse duhet të qaj në bolldere sot slloganin tim: Liria ime ka emër!!!

E me ma përdhos dora e çetnikut dje dhe sot,slloganin tim,kur unë jam shtet.

Se a ka emër liria ime, unë s’kam kujt ti tregojë.

Tregomni ju që po thirreni në emër të lirisë.

A ka ekzistuar veç një Ushtri Çlirimtare e Kosovës dikur ?

Pse pra nuk ekziston sot ajo UÇK?

Pse nuk e mbrojtëm me jetë dhe armë UÇK, kur kjo ushtri u krijuar në errësirën më të rëndë të ekzistencës sonë ?

Se a ka emër liria ime, unë s’kam kujt ti tregojë.

Ashti në tokë na ka ra…