NUK KE SI MOS TË HABITESH!?…DHE, NJËHERIT ËSHTË SHUMË E PABESUESHME!!!

FARIDIN TAFALLARI

NUK KE SI MOS TË HABITESH!?…DHE, NJËHERIT ËSHTË SHUMË E PABESUESHME!!!

…Kur mendon të kaluarën, kur kujton gjithë ato vuajtje, sakrifica e stërmundime të mëdha, që i kaloj ky popull me dekada e dekada…dhe, akoma nuk ka asgjë të sigurtë!!!…

Po ndalemi tek dy dekadat e fundit, ku përpjekjet e mëdha në rrugën e rrezikshme për të fituar lirinë e ëndërruar ishin një sakrificë tepër e mundimshme dhe shumë e guximshme, ku mund të rrezikoje në çdo hap, që hidhje!? Sepse, armikun e kishe gjithnjë aty, prezent, përballë, në çdo vend…të ndiqte këmba këmbës milicia, rojet e betuara të UDB-së. Pos milicisë armiku kishte dhe agjentë e spiunë udbashë shqipfolës, aq sa me të tillë njerëz kishte depërtuar edhe brenda shumë familjeve, të cilët i paguante me para të majme, sa të donin e të dëshironin, vetëm të spiunonin njeriun e vet e ta çonin në gojën e ujkut!?… Armiku, aty ku nuk gjente vullnetarë, për t’i shërbyer atij në rolin e spiunit, i detyronte me dhunë, me forcë, me kërcënime… me zhdukje dhe kështu, një popull të tërë e mbante nën kthetrat e tij, të robëruar e të zaptuar…Dihet se, kështu u veprua jo vetëm brenda trojeve shqiptare në ish-Jugosllavi, por edhe në diasporë.

S’kemi ç’të flasim për ata të vuajturit, për njerëzit e thjeshtë të popullit, të cilët në një mënyrë a në një tjetër luftonin, përpiqeshin…kapeshin pabesisht, futeshin në ato burgjet famëkeqe, torturoheshin barbarisht, dënoheshin me vite e dekada, ku mbi ta ushtroheshin torturat më të tmerrshme, si në rastin e Zijah Shemsiut, që u mbyt nga torturat e UDB-së, por edhe shumë e shumë të tjerë…. Familjet edhe të afërmit e këtyre rrezikonin të afroheshin sepse edhe ata dotë vuanin nga skamja e varfëria, sepse, armiku i varfëronte qëllimisht, që, ata t’i bënte si shembull, për t’i parë e për t’i bindur të tjerët që, të largoheshin nga kjo rrugë përpjekjesh për liri, për tu thënë, se kjo rrugë është e “rrezikshme”…dhe të rrinin urtë e butë, përndryshe edhe ata, të cilët do të tentonin për t’ju bashkuar atyre, të ashtuquajturëve “armiq” të popullit ( kështu i quante armiku bijtë më të mirë të popullit, që luftonin për të drejtat e lirinë e tij…), pra, do ta pësonin po ashtu si ata!? Por djemtë e këtij populli, atdhetarë e patriotë, me mënyra të kujdesëshme, kurrë nuk u ndalën nga rruga e luftës dhe përpjekjes sublime për çlirimin e vendit. Luftë pas lufte, përpjekje pas përpjekje…disa binin

dëshmorë e shumë vazhdonin luftën me vetëmohim kundër armikut dhe erdhën në marsin e pranverës së kuqe të vitit 1981!…

Armiku, me sojin e tij gllabërues ishte po ai, i cili nuk dinte të ndalte…përsëri me ato reprezalje të njëjta ndaj shqiptarëve. Forcat aktive nuk u ndalën nga asnjë stuhi. Vendosën që të formonin Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve të tjera në ish-Jugosllavi, me Jusuf Gërvallën në krye! Por dora gjakatare e armikut i preu jetët në mes TRE YJEVE, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka. “Lëvizjet” vazhduan edhe pas rënies së Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit… Lëvizje pas Lëvizje dhe, arritën deri te formimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra lindi UÇK-në…Dhe kjo UÇK u organizua për t’i dalë përballë armikut, e cila i hyri luftës me ato pak forca, që dispononte e jo me kaq shumë, sa është numëri sot i veteranëve, një numër i stërmadhuar që, po të kishte pasur aq shumë ushtarë, kjo UÇK, ushtarët e saj, nuk do ndaleshim as deri te Molla e Kuqe!?…Por do ta arrinin edhe Beogradin!?!…

Ja pra, ç’ndodhi!? Por ky numër u rrit me njerëz të pandershëm, hajdutë e përfitues të pamoralshëm, mbi kurrizin e të tjerëve, mbi gjakun e të rënëve, dëshmorëve dhe përfitues me sakrificat e veteranëve të ndershëm e të vërtetë të luftës!…Dhe mbi të gjitha këto, që i ceka më lart, cilido, që mund t’i mendojë apo i ka menduar, apo i ka ëndërruar, them se, do të çmendej nga trishtimi i këtyre veprimeve tepër të papërgjegjëshme të pas luftës, dhe më e bukura nga kush, pikërisht nga ata, që i thonë vedit “çlirimtarë”!?…Dhe, një situatë e tillë vazhdon sot e mbas 18 vitesh!?…

Nëpër ndeje odash, në dasma a vdekje e kudo tjetër, këto halle bisedohen… Sepse, populli i pakënaqur po i sheh dhe po i përjeton vetë gjëndjen e vështirë në çdo drejtim të jetës së përditëshme, situatës, ku ndodhet sot Kosova e “pavarur”, me të arriturat e këtyre qeverive, si njëra ashtu edhe tjetra, qoftë ajo, që nuk e shkrepi asnjë fishek, qofshin këta, që i kapën armët …! Që të gjithë një lloj biçimi!!! Sojsëzë e të pa fe për këtë popull e këtë Kosovë të shumëvuajtur!!!.. Ata, që vërtetë luftuan, ata disa u vranë e disa mbetën gjallë e për gazepi…

…Sa shumë na rëndojnë këto biseda të përditshme, sidomos kur thonë se, edhe ju (fjala për ne, luftëtarët) e kishit pasur për përfitime tuaja!? Sepse, ne menduam që, do të bëhet më mirë dhe ju (fjala për luftëtarët) e vodhët popullin…!? Dhe, hë,

si t’i përgjigjemi këtij realiteti?! Dikush luan me milionat e dikush vuan për kafshatën e bukës…Këta kriminelë, që i morën në dorë frerët e qeverisë e shfrytëzuan mundimin, që vuajtën gjatë luftës, e shfrytëzuan për të keq besimin e popullit!? E nëpërkëmbën pa fije mëshire, i humbën nderin, krenarinë me veprimet e tyre, duke e lënë të papunë, pa të ardhura të mjaftueshme, veteranët e vërtetë të UÇK-së, në një varfëri të tejskajshme, sa shumë prej tyre kanë arrit në vetëvrasje!!!

Po këta qeveritarët tanë në atë parlament paçaure, flasin e vendosin si ju a do qejfi…është parlament i hajdutëve e i kriminelëve e kursesi i këtij populli!!! Eh medet që nuk ka një bir nëne, që t’i vjerri me koqe poshtë këta horra dhe të ngordhin ashtu, për ta liruar këtë popull!!! Përndryshe çdo gjë po vonon dhe po shkon drejt keqësimit të gjëndjes së popullit e Kosovës…!

MEDET PËR NE,SI POPULL E PËR TY OJ KOSOVË!!!