NJERIU I FATIT TË MADH

Shaban CAKOLLI

Vitet e dyzeta, kohë kur njerëzit ishin më të devotshëm, popullata e Dardanës (ish-Kamenicë) ishin shumë të afërm dhe miqësorë. Odat e tyre ishin të hapura dhe të begatshme për miqët,ku pritej e gostitej miku, ku e rrethonin tërë lagjeja shpërthente kënga dhe gëzimi, lojëra të ndryshme ndër të cilat më dëfryesja ishte loja me filxhana..

Devotshmëria zinte vendin më të rëndësishëm nga popullata e kësaj treve,sidomos axherimi i muajit të Ramazanit dhe kremtja e festes së Bajramit. Ky muaj ishte muaji më i rëndësishëm i vitit, kur popullata e këtyre rretheve të rinjë e të vjetër kryanin ritet fetare në xhami.Xhamija e Krilevës ishte ndër xhamitë më të njohura të këtyre anëve,në të cilën për faljene namazit vinin njerëz qoftë nga komuna e Dardanës apo edhe Prishtinës si: Vitia e Marevcit,fshati Bullaj, Pacollët, gërbeshët Novobërda, Strezovci, Rahovica, Leshtari, Kosovica, Bugjenica, Kremenata dhe treva tjera.

Dita e Bjramit ishtekremtja më e madhe të ciles i kshtoej shumë rëndësi,ku tuboheshin mijëra njerez dhe fill pas faljes së Bajramit manifestonin forma të ndryshme festimi:si shalosja e kuajëve të cilët i shalosnin burra të dukshëm dheme zö,qö kishin kuaj tö majur dhe tö dukshöm,pastaj gara ne vrapim per te cilat jepeshin peshqeshe kush i pari arrinte cakun, vallëzime, lojëra me tupana, me te holla, dhe gjuajtja me armë e zjarri në shenjë.

Në pranverën e vitit 1948,mëngjezin e hershëm të asaj dite Bajrami sapo kishte nisur agu??• familja e Ramë Cakollit me djem dhe nipa nisen drejt xhamisë për të falur Bajramin dhe për të shënuar sa më mirë këtë kremte madhështore. Nga shtepia e tyre deri te xhamia kishte vetem disa minuta udhetim.Pa vërejtur se vogëlushi Zahir Idriz Cakolli i lindur më 1942, atëherë ishte vetëm gjashtë vjeçar ju kishte vuar prapa! Zahiri nuk shkoi në xhami ai i ndoqi prapa deri te bregorja e quajtur Kabuej, nga shihej i tërë fshati, dhe me vemendje filloi të përcjell këtë kremte.

E keqja e zgjedhjes së këtij vendi për vështrim ishte nga se mu në vendin ku ishte ulur Zahiri  për të përcjellur këtë kremtim, ishte një gurë i bardhë të cilin popullata pas faljes së Bajramit e gjuanin në shenjë me armë zjarri, duke garuar cili ishte shenjëtari më i mirë! Zahiri ishte i vogël për të kuptuar këtë, andaj i ulur pranë gurit të shenjës, veshur me petka të bardha kësaj radhe do të bëhej objekt i shenjës. Pas faljes së Bajramit,burra të njohur si shejtarë të njohur ishin rreshtuar për të shti në shenjë gurin e bardhë në atë bregore.I veshur në petka të bardha, mbështetur për gurit të bardhë Zahiri tani ishte bërë objekt shenje. Tani mbi Zahirin e vogël garonin breshëri plumbash! Breshëria e parë e plumbave që u derdhën për të goditur shenjën dështoi!Burra të njohur për shenjëtarë filluan të inatosen përse nuk qëlluan,dhe derdhën breshërinë edytë, por edhe këtë pa sukses!Kur u derdh breshëria e tretë, mbi shtatin e Zahirit ranë grimca gurësh dhe pluhuri dhe ai brofi në këmbë duke u larguar pakëz nga shenja!

Atëherë u kuptua qartë se bëhej fjalë për një fëmijë dhe jo për gurin e shenjës!Njerëzit filluan vrapimin drejt bregores dhe e tërë bregorja u mbush popullatë.

I pari arriti Ymer Makolli nga fshati Bullaj i Marevciti cili mori fëmiun mbi supe dhe e ngriti lart,për të njoftuar se fëmiu ishte i gjallë!

Të gjithë kishin ndier dhimbëje dhe trishtim për këtë hap të gabuar të shenjëtarisë.Mbi Zahirin e vogël kishin shpërthyar 72 plumba pa e goditur,sepse kështu nga madhëria ishte e paraparë ky njomak të jetoi.Në mesin e atyre që mbi te gjuajtën armë zjarri kishte qenë edhe Zejnullah Bunjaku nga fshati Kosovicë i punësuar polic në Novobërd. Pas 15 vitesh ai e kishte ftuar në shtëpinë e vet Zahirin,i kishte shprehur dhimbje për atë që i kishte ndodhur dhe i kishte treguar se në polici kishte dhënë llogari për pjesëmarrëjen e tij në këtë garë shenjëtarie!

Rreth kësaj ngjarëje ka pasur rrëfime nga gojëdhëna që nuk ishin saktësuar sa duhet.Vitin që shkoi në një emision në KTV ka folur vet Zahiri dhe i ndjeri Azem Sh. Cakolli ndër më të moshuarit që kujtonte mirë këtë ngjarëje. Ditë më parë për këtë unë bisedova me Zahirin dhe ai thotë:

Atë kohë unë isha shumë i ri dhe nuk kam mundur të kuptoja sa duhet këtë peshë dhimbjeje,më tepër kam mësuar nga prindërit,vëllezerit dhe të afërmit të cilët rrëfenin dhe nuk mund të gjenin fjalë të përshkruanin tërë atë dhimbje! Sot Zahiri është 68 vjeçar, i cili jeton në Prishtinë me nëntë antarë familjeje. Jeta është plot fat, madje fati të shpëton edhe kur gjindesh para rreziqeve të mëdha.

(Shënim: Shkrimi ka qenë i botuar për herë të parë në Filolet më 3.1.2014.)