Një studim i ri përforcon dyshimet: Telefonia mobile kancerogjene!

Lajme-telefRezultatet aktuale janë e vetëm të pjesshme, por shumë ogurzeza. Programi Kombëtar Toksikologji (NTP) amerikan, bëri të ditur të enjten, 26 maj në mbrëmje se pjesa e parë e një studimi toksikologjik me përmasa të mëdha, sugjeron një lidhje midis dy kancerëve të rrallë dhe ekspozimit ndaj radio frekuencave 900 MHz, moduluar sipas dy standarde të telefonisë mobile: GSM dhe CDMA. Të dhënat e publikuara nxjerrin në pah një “incidencë të vogël” të gliomës së trurit dhe një tumor shumë të pazakontë, schwannoma kardiake tek minjtë meshkuj të ekspozuar ndaj këtyre frekuencave. Asnjë nga minjtë në grupin dëshmues (jo të ekspozuar frekuencave) nuk ka zhvilluar këtë lloj kanceri.

Gjer në këtë stad theksohet se akoma nuk dihen shkaqet përse kanceri i prek vetëm minjtë e gjinisë mashkullore.

“Ky është studimi më i madh i këtij lloji i kryer deri më sot në këtë temë”, thotë toksikologu Christopher PORTIER, ish zëvendës drejtor i NTP./Filolet