Një përurim madhështor

Bedri TAHIRI

Një përurim madhështor

Sot, më 17 Mars 2017, në Institutin Albanologjik në Prishtinë, u bë një përurim madhështor i botimit “Eposi i Kreshnikëve: monument i  trashëgimisë kulturore shqiptare”, vëllimet I dhe II, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe i Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Salla qe e vogël për t’i zënë gjithë të interesuarit për këto vlera të trashëgimisë sonë, që përbëjnë çelësin për të hapur dyert e UNESCO-së. Këngët kreshnike shqiptare janë më origjinalet në gjithë globin, andaj edhe kanë zgjuar intersim edhe për studiuesit e huaj. Të pranishëm ishin studiues nga Tirana, nga Shkupi, nga Prishtina e nga skaje të ndryshme të botës. Nga ta duhet veçuar: Akademikët Marenglen Verlin e Floresha Dadon, Prof. dr. Shaban Sinanin e Prof. dr. Zymer Nezirin. Mirëpo, ata që ia dhanë hijeshi manifestimit qenë bartësit dhe ruajtësit e kësaj tradite, rapsodët dhe lahutarët…

Fizikisht munguan dy emra të njohur që i kanë punimet në libër: të ndjerët Alfred Uçi e Zenun Gjocaj!

Në këtë Projket të madh kombëtar, në mbledhjen dhe sistemimin e materialeve nga terreni, kanë marrë pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare. Pjesë e këtij Projekti jam edhe unë me hulumtimet e përqëndruara kryesisht në vendbanimet e Drenicës Veriore, ku, për fat të mirë ende gjellojnë dromca origjinale të tregimeve, këngëve e elemente të kreshnikëve. Interesim të madh pati zgjuar edhe punimi im “Gjurmë kreshnikësh në Drenicë”, i cili rrëfen për Tre gurët e kreshnikëve (të Mujë Bylykbashit, të Sokol Halilit dhe të Tale Budalinës) në Marinë të Skënderajt…