NJË NATË NË STAN

NJË NATË NË STAN

RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Ulur në stanin e Rasimit, aty përbrenda

ne mes zjarrit ndriti më shumë se hëna

mes hapsirës, mureve gur gur.

Nate e vonë ishte; buke, djath dhe te gjitha te mirat

ofronte sofra…

Bukë e rreshkur në mashën mbi prush përtypja

teksa flakët i sodisja

Jashtë dëgjohej lëngimi i makinerisë serbe

Kamionet e ushtrise serbe,pergjgjigjet Rasimi;

Në Karakoll shkojn,se tremben nga Shqipëria.

Qentë lehin jashtë ndërsa rrethonin koliben

nuk i ndal as pushka, se janë shumë besnik.

ujqërit sillen vërdallë për të grabitur delet,

kot e kanë se sulen të gjithë si rrufeja.

Dëgjohej shiu qe binte jashtë,

qetësi brenda dhe shikoja pushkën varur

me kollon fishekësh.

Frenxhitet e holla të drejtuara nga kufiri,

katër pushkë të tjera të fshehura në kulm.

Sërish zhurma e makinerisë serbe,

kthyer nga kishte ardhur.

Rasimi, ngrihet dhe zë frenxhinë

nga të pabesët.

Dil në anën tjeter dhe vështro më tha;

syrin mos e largo deri kur të ikin katilët.

Në koliben tjetër varur tre fenare me gaz

nuk rrinte asnjëri brenda,për t´ia dredhur

serbianve!

Edhe ne sulmofshin të pabesët,mendoj

se jemi atje te fenaret.

Amanet e kishte nga plaku kete marifet.

Qentë këpusnin zinxhirët dhe më vonë u qetësuan.

U qetësua edhe Rasimi dhe urdhëroi të ulemi.

Pushket plot varur në tra,

Zjarri dhe flakët bënin punën e tyre,

shiu pushoi,gjumi më kishte marr nga lodhja.

Më kishte mbuluar më gëzofsh delesh

Që të mos ftohem, dëgjoja këtë burrë

bujar kur i hedhte dru zjarrit, 

herët pa dalur drita më përcolli,

një revole në brez mbaja…

Mos ec “udhës së re” se ndoshta tradhtarët

të kanë parë e të zenë pritë,

zbrit “lugut të bojkut” je më i sigurt,

më këshillonte burri i bjeshkëve

me traditë…

I çova fjalë se jam shendosh e mirë,

Sa herë të ndjekin spiunët dhe tradhtarët,

eja në këte konak stani, në BESË JE…

Kanë ikur gjaksorët,spiunët dhe tradhtarët,

stanet jane bërë sa një katund,

nuk dëgjohet më,

makineria serbe drejtuar kufirit të dhunshëm

dëgjohen vetëm blegërinat dhe cicërrimat e zogjve…