Një kitarë e Prince dhe një tufë flokësh për ofertuesit më të lartë

PrinceKitara legjendare e Princ-it, “Yellow Cloud” dhe një tufë flokësh e David Bowie u shitën në një ankand  të shtunën në Beverly Hills dhe që të dyja bashkë u shitën për afro 150.000 dollarë.

Kitarë e verdhë, lajmëron Filolet, e cila ishte instrumenti i preferuar i Princit në vitet 80-a dhe fillim të  ’90-ave, u shit më saktësisht për 137500 dollarë. Sipas informatave të pakonfirmuara, blerësi është pronari i ekipit të futbollit Indianapolis Colts.

Në të njëjtën shitje, një tufë e flokëve verdhaqe të David Bowie u blejtë për 18750 dollarë, sipas firmës Ankand e Trashëgimi (AH), e cila organizoi shitjen në Los Anxhelos.

Këngëtari britanik, pop-ikon, vdiq në janar të këtij viti nga kanceri të cilin ai kishte arritur për të fshehur nga publiku deri në fund, gjer në momentin pasi festoi ditëlindjen e tij të 69.