Një gjethe shelgu

Poezi
Nga Xhevahir Cirongu

Një gjethe shelgu

E këputa një gjethe shelgu
Atje buzë përroj në Raven,
Lajthata kishte çelur mbi Selishtë
Ajo më përshëndeti e me buzëqeshje
Më tha:’’ Mirë se vjen!’’.

I zgjata krahët të kapja yjet në qiell
Shirat e vjeshtës të vendlindjes erdhën,
Pa dashje pika shiu në gotë më ranë
Ah,sa dhimbje ndjeva atë çast
Kur pash se gota u mbush me lot.

Është vjeshtë e thashë të mblidhja mollë
Në degë varur qëndonin si yje në qiell,
Të mbushë trastën ashtu si dikur
Çudi, aty gjeta vitet që kisha mbjellë!

Sërisht dëgjova mes heshtjes zërat e ujrave
Fëshfërimat e shelgjeve të përroit Raven,
Por edhe këngën e lajthatës në Selishtë.
Pastaj mblodha vitet e mija te ajo shportë
E… nën hijen e arrëve te Leskova jonë
Lam lotin e ëndrrat të qeta ato të flinin.

Durrës, 1 Korrik 2018