Një asteroid të mërkurën do të pres rrugën e tokës

Një asteroid do të kalojë sonte në 38.000 kilometra nga Toka, rreth një e dhjeta e distancës që na ndan nga hëna. Rreziku i përplasjes mund të përjashtohet, sipas llogaritjeve të disa observatorëve ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe atë të Winterthur-it (CH).

Asteroidi 2016 RB1, me një diametër prej 10 metra, është parë të hënën nga një teleskop robotik amerikan, tha të mërkurën observatori në Zurich. Kreu i Observatorit Winterthur Markus Griesser ka vërejtur, fotografuar dhe matur këtë trup qiellor.

Të mërkurën në mbrëmje (sonte), mund të vërehet por do të jetë  dukshme vetëm nga hemisfera jugore. Trajektorja e tij mund të përcaktohet në sajë të të dhënave të mbledhura nga “Planet Center Minor” në Shtetet e Bashkuara./Filolet