Nga Reis Mirdita

NicoleNicole Kuderli (Nikol Kyderli) lindi me 21 mars 1976 në qutetin e lashtë galo-romak MartignyZvicrës. Që në moshën më të re, me ndihmën e profesorit të saj të frengjishtes, zbuloi magjinë e fjalës poetike.

Që këtu fillon të shtjelloj ndjenjat e saja shpirtërore mbi fletë A4. Lexon shum dhe dalngadal, interesi i saj përqëndrohet drejtë viganëve të poezisë si që janë Baudelaire e Rilke. E fascinuar mga kjo madhësi, fillon ti pasuroj tekstet e veta me rimë duke thithur inspirimin që gjente në « shkollën   e jetës », të cilën e filloi ta jetoj e pavarur që nga mosha pesëmbëdhjetë vjeçare. Them e pavarur sepse ajo u largua nga prindërit mu në këtë moshë, për të krijuar egzistencë plotësisht të lirë nga çdo hierarqi mbi kokë.

Për shkaqe të ndryshme, mbi të cilat edhe vet Zonja Kuderli nuk ka njohuri të sakta, u humbën në dy raste shkrime poetike mjaftë të mëdha. Vet poetesha në një bisedë me autorin e këtij jetëshkrimi të shkurtër, i tha se këto dy dorëshkrime u zhdukën njëra pas tjetrës gjatë dy shpërnguljeve të papritshme dhe aspak të parapara.

Me kalimin gradual në moshë, të them madhore, ajo filloi të publikoj veprat e saja në rrjetin e internetit, ku edhe gjeti një numër të bukur lexuesish të cilët e cytnin, me komentet e tyre, të botoj përmbledhje poezishë. Jam krenar që një rol sadopak të vogël në këtë drejtim luajta edhe unë vet, dhe kështu në fillim të Marsit 09 dual nga botimi vëllimi i parë poetik i titulluar « Fjalë të kokëçarjes » (në të vertetë ky përkthim është vetëm një »tentim të spjegohet domethënia e titullit tejet të bukur në frëngjisht që përbën një lojë të mrekulluar të fjalëve –lojë- dhe – dhimbje-kokëçarje (« Mots à maux »).

Nicole Kuderli, që nga disa vite jeton në Gjenevë.

Me këtë rast, ju prezentoj dy poezi të përkthyera enkas (që para botimit të librit) për Filoletin. Me kërkesën që ia bëra, autorja me shum bujari, dha pëlqimin për një publikim të tillë.

shtetase e botës

s’është nga këtu as nga largësitë
e çiltër me tjerët dhe me vehten
mer nga jeta vetëm lumturitë

që nga hera është këtu me na
por s’e haron dot atdheun e vet
miq e të dashur akoma atje i ka

por atdheu i kësajë çupëze cili është
ai i zemrës ose ai i prindit të ndjerë
përgjigjen e pyetjes se dijmë ç’është

s’është nga këtu as nga gjetiu
një ditë e re lind me butësi
mbi fytyrën e saj plot çiltëri

duket se  ska në të  mëri fare
qytetare e botës, tokës sonë plakë
e mban kokën lartë është krenare

 

ç’kënaqësi…

ç’kënaqësi kam buzëqeshje të dhuroj
ç’kënaqësi kam të dëgjoj
kur në gjoks tëndin kokën mbështes
me ty idetë i ndaj
për tu vargje shkruaj
kur me lexon syrin ma luan

ç’kënaqësi kur krahërori më gufon
vetëm për ty
të ngjallë trazirë epshesh
të dëgjoj heshtjen
dua evidencën
se të dua
të don Zana yte

Gjenevë, 2008