Nga zjarri, evakuohet i tëri qyteti Fort McMurray

Zjarr në CanadaMbi 100 000 banorë të qytetit Fort McMurray të provincës Alberta (Kanada), të martën pas dite, kanë marrë urdhërin të largohen nga shtëpia e tyre për shkak të rrezikut akut nga zjarri që i ka kapluar disa kuartendhe ku tymi i madh mbylon qytetin. Zjarri nga pylli dhe kaçubat në veri të qytetit përhapet me shpejtësi të madhe.

Aktualisht nëntë bombardier uji (Canadair) dhe qindra pompierë janë duke u përballur me zjarrin.
Në ndërkohë lajmërohet se është evakuar edhe spitali i qytetit./Filolet