« Next EVENT »-i, sinonim kënaqësie shpirtërore dhe bashkimi i shqiptarëve

Shkruan: Florim Zeqa                         28.04.2017

Trevizo, është njëra ndër provincat më të populluara me mërgatën shqiptare. Sipas disa statistikave, vetëm në qytetin e Trevizos ndodhen mbi 5 mijë emigrant nga Shqipëria, Kosova, Ilirida dhe trojet tjera etnike, përderisa në territorin e kësaj province llogaritet të jenë mbi 35 mijë shqiptar.

Në mungesë të një organizimi të mirëfillt, të një shoqate apo organizimi me thëmele të pastra kombëtare, i cili do të mirrej me organizimin e shëndoshë të mërgatës tonë, pa ngjyrime partiake, rajonale apo ideologjike, është « Next EVENT »-që me sukses të jashtëzakonshëm është duke e mbuluar boshllëkun kulturor të shqiptarëve në Provincën e Trevizos.

Grupi organizativ i evenimenteve kulturore « Next EVENT »-, përveqse i vetmi i këtij lloji në Itali, është edhe me traditën më të gjatë të organizimeve të koncerteve dhe mbrëmjeve familjare dhe jo vetëm kaq. Kohëve të fundit « Next EVENT »–i është bërë strehë e ngrohtë  e të rinjëve përmes organizimeve të  mbrëmjeve rinore, ku përveq argëtimit të rinjët dhe të rejat shqiptare, njifen dhe shoqërohen me njëri-tjetrin.

Tetë vite të veprimtarisë së « Next EVENT »–it mund të përshkruhen me qindëra koncerte, mbrëmje familjare dhe mbrëmje të hareshme rinore. Në organizimet e « Next EVENT »-, përveq kënaqësisë shpirtërore, bashkatedhetarët njifen me njëri-tjetrin, për të krijuar lidhje të përhershme miqësie mes tyre.

« Next EVENT »–i, me përvojen e gjatë dhe profesionalizmin në organizimin e koncerteve, përveqse storie suksesi paraqet shembullin më të mirë të organizimit, është bërë sinonim i së mirës, tolerancës dhe unifikimit të të gjitha shtresave të mërgatës tonë.

Përgjatë këtyre tetë viteve të veprimtarisë, « Next EVENT »- mërgatës shqiptare në Itali i ka sjellur pothuajse të gjithë yjet e estradës shqiptare, përfshirë të gjitha zhanret e muzikës dhe humoristët më të shquar në trojet etnike.

Shtrirja e organizimeve të « Next EVENT »–it është e gjërë, duke filluar nga Trevizo, Verona, Milano, Firence, Torino, Roma, Alessandria, Parma, Udine, Trieste,…duke kaluar përtej kufinjëve të shtetit italian, si në Austri, Gjermani, Slloveni, etj.

Emërtimi « Next EVENT »-, do të thotë « eventi i radhës », që nënkupton vazhdimësinë e këtij grupi mjaft ambicioz, të udhëhequr nga i riu Besart Obrazhda nga Theranda-Republika e Kosovës, i cili në radhët e veta ka një staf të gjërë bashkëpuntorësh nga të gjitha trojet etnike.

E veqanta e këtij grupi, përveq cilësisë së lartë të organizimit të evenimenteve kulturore është mikëpritja e ngrohtë dhe akomodimi dinjitoz i mysafirëve dhe pjesmarrësve.

Në pyetjen që i parashtrova presidentit të »Next EVENT »- -it, zotit Besart Obrazhda, se cilat janë vështirësitë me të cilat përballeni gjatë punës tuaj, ishte kjo; « Më së vështiri e kemi kur kapacitet e sallave të mëdha ku mbajmë koncertet na bëhen të vogla nga numri i madh i pjesmarrësve,…disa herë na ka ndodhur të sfidojmë personelin e restoranteve më të mëdha nga mysafirët e shumtë të ardhur nga të gjitha anët e Italisë ».

Para tetë viteve kur kishte filluar punën me « Next EVENT »–in, Besarti ishte vetëm 22 vjeq, pa përvojë në organizime dhe pa mbështetjen e akujt. Por falë dëshirës, vullnetit të madh për punë dhe guximit për t’u përballur me sfidat e kohës, ia kishte arritur qëllimit për të tejkaluar të gjitha vështirësitë dhe pengesat jo të vogla gjatë rrugëtimit tetvjeqar.

Sot, Besarti 30 vjeqar, është ngritur dhe kalitur në profesionin e tij prej një organizatori të suksesshëm, duke dhënë kështu shëmbullin e mirë për rininë shqiptare që jeton në Itali, se « të mirat nuk pikin nga qielli », por arrihen vetëm me përkushtim të madh ndaj punës, sinqeritetit dhe besnikërisë ndaj bashkatdhetarëve.

Në organizimet e « Next EVENT »-it në Itali, me kërkesën e adhuruesve, më së shpeshti prezent ka qenë ylli i estradës shqiptare, e pakrahasueshmja në zhanrin e saj të këndimit, e madhja LETA, pastaj Sefë Duraj, Meda e shumë të tjerë. Poashtu, vend të merituar zëjnë edhe talentët e mërgatës sonë, për shpalosjen e talentit dhe vlerave të tyre muzikore dhe artistike, si këngëtarja tashmë shumë e popullarizuar në mërgatën shqiptare Elhame Ahmetaj, Hajrush Kryeziu grupi shumë simpatik i të rinjëve « ALGLOBOS », etj.

Presidenti i « Next EVENT »–it, Besart Obrazhda në projektet e së ardhmes synon  organizimet e rregullta javore të mbrëmjeve rinore, ku të rinjët dhe të rejat shqiptare në vend të shkuarjes nëpër diskoteka e vende tjera të pasigurta, do ta kenë një strehë të ngrohtë, të sigurtë dhe 100 % shqiptare.

Keshtu « Next EVENT »–i, përveq sinonim kënaqësie dhe ushqimi shpirtëror do të jetë dhe vendi i bashkimit të shqiptarëve pa dallime moshe e gjinie, ideologjie partiake, rajoni apo shteti.