Në vizitë te vëllau « i një brumi »
Më rrinte në kujtesë koha kur isha i vogël dhe këndoheshin këngë për vëllaun « e një brumi » kinez. Mendova se duhet patjetërsisht ta vizitoj se na ka dalë shumë zot neve…
Një ditë drejt e në Pekin. Asnjë tabelë, asnjë publicitet në shqip!!! Hej-hej, çfarë vëllau?? Provova të flas shqip, krejt krenar, duke menduar se do vrapojnë tërë mileti nga gëzimi, të më përqafojnë… Por , o Zot askush nuk dinte e as që më, kuptonte kush!
« Me kësi vëllezër » mendova… nuk po e dishin as gjuhën e nënës po veç kinezisht.
Fillova të bërtas: Komunisti, komunisti; Partia, Partia…
Në këtë habi, ia arriti policia: krap e në budallahane, 40 ditë.
(H.K)