Në vend të reagimit: SQARIM

Bedri TAHIRI

Në vend të reagimit:

SQARIM

Në rrjetet sociale dhe në disa portale gazetash, ndër to edhe në “Bota Sot”, po qarkullon një video, e ashtuquajtur “e rrallë” , ku është bërë një ngatërrim perfid, që nuk i bën mirë askujt, se, kinse Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova morën pjesë në përurimin e shtatores së Azem Galicës në vitin 1990!

Meqë, atëbotë, unë isha në krye të atij organizimi historik, për hir të së vërtetës, e pashë të udhës të jap këtë sqarim për opinionin e gjerë:

Tubimi madhështor i Galicës, i mbajtur më 25 korrik 1990, ku morën pjesë mbi dhjetëmijë veta, me ç’rast u bë zbulimi i Pllakës përkujtimore për kryeheroin (jo shtatores) Azem Bejtë Galica. Krahas shumë e shumë veprimtarëve të tjerë, ishte edhe Grupi i Prekazit, udhëhequr nga sypatremburi Adem Jashari. Mirëpo, në atë tubim, nuk ishte Ibrahim Rugova. Këtë e dinë të gjithë pjesëmarrësit e asaj ngjarjeje, në të cilën ndërhyri edhe policia serbe. Këtë më së miri e dëshmojnë edhe inçizimet, si ai i Hamit Halilit nga Dubofci dhe veçan inçizimi profesional i Adnan Merovcit dhe libri i tij “Një hap me Rugovën”, botuar më 2012.

Sqarimit po ia bashkangjes edhe ca foto, që flasin vetë.

 


Bedri Tahiri duke lexuar referatin “Azem Galica dhe lufta për demokraci”

 


Konsultime në binë para se të fillonte manifestimi

 


Pamje nga tubimi madhështor, Galicë 1990

 


Adem Jashari dhe Sahit Jashari duke i prirë grupit të Prekazit

 


Abdyl Krasniqi duke lexuar poemën “Shpella”, kushtuar nxjerrjes në dritë të eshtrave të Azem Galicës

 


Plaku 111 vjeçar, Rashit Godeni, duke u përshëndetur me komandantin e vet Azem Bejtë Galicën