Në tel të klonit

Poezi nga Xhevahir  Cirongu

                                     Në tel të klonit

Dikur më thoshe

Ca fjalë gatur  si sheqer,

Dhe lotët që derdhe

Pikojnë atje në mermer.

 

E theve gurin e besës

Në lumin me valë e hodhe,

Flokët me onde të ranë mbi ballë

Të gjitha  i zhyte te lumi i valës.

 

Si dikur sërisht  ajo  vjen

E ndalon si flutur mbi valë,

Çdo pikë loti, shi bie në xham

Mbi supe m’u ule, tek ne ranë.

 

Dashuria  rri çelur në zall

Dhe valën e lumit përqafon,

Si dikur mbushur plot me  mall

Në tel të klonit rri e vështron.

                                                      Durrës, 23 Mars 2018