Në Shqipëri, komunistët janë sundimtarët edhe në demokraci

Në Shqipëri, komunistët janë sundimtarët edhe në demokraci

Nga Skënder S. KAPITI

Enveristët në Demokraci. Pothuajse pas vetëshëmbjes së komunizmit në Shqipëri, të ashtuquajturën demokraci , apo demokracinë spekulative e kapën dhe e bënë pronë të tyre ishkomunistët besnikë të regjimit dhe shërbëtorët e tij.

Pra, demokracinë e morën enveristët e komunistët që u konvertuan në demokratë.

Prandaj dhe për këtë arsye Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e demokracisë, në rrugën e shtetndërtimit të shtetit ligjor e demokratit, të ndertimit të shtetit human dhe në rrugën e integrimit në BE gjatë tërë këtyre viteve të tranzicionit.

Në vitet 1990, diktatura tiranike e një partie politike dhe e  një personi   u zëvëndësua nga diktaturat autokratike të kryetarëve të partive politike të pluralizmit autokratiko-korruptiv  shqiptar.

Diktatura monopartiake dhe personale e E.Hoxhës  u zëvëndësua nga   autokratizma dhe autokratë  servilë dhe halabakë të ishkomunizmit; u zëvëndësua diktatura e komunizmit me diktatura tiranësh, autokratësh, hajdutësh, kusarësh dhe të pargjegjshmish dhe dëmqarësh të mëdhenj publik e kombëtar.

Regjimi komunist u zëvëndësua nga regjime hajdutokratësh të elitës politike paskomuniste, pjellë e ishkomunizmit.

Diktatura komuniste  u zëvëndësua prej  këtyre ishenveristëve servilë, frikacakë e puthadorë të kohës së tij  që tashmë në liri e në demokraci u bënë “trima dhe guximtarë”të guximshëm  për të bërë gjithçka e për të mos u përgjigjur për asgjë: për asnjë krim, hajni, tradhëti, zullum e poshtërsi që  ata i kanë bërë shtetit, shoqërisë dhe atdheut gjatë këtij tranzicioni.

Ajo se çfarë është reale edhe te Edi Rama, po ta shikojme se çfarë ka premtuar, krahasuar me atë çfarë ka  berë dhe zbatuar është një enverizëm “modern” por  maskuar me finesë dhe me hipokrizi prej  tij me antienverizëm.Ashtu sikurse gjatë luftës Enver Hoxha i fshihte pikepamjet e tij komuniste nën maskën e nacionalizmit, me Frontin apo me Luftën  Nacional-Çlirimtare e cila me shumë ishte një luftë vëllavrasësëse me qëllimIn final asgjësimin e kundërshtarëve politik të mundshëm për të marrë pushtetin. Gjatë luftës por edhe pas saj gjithçka si të keqe Hoxha ia faturonte Ballit Kombetar dhe Legalitetit, dhe gjatë gjith sundimit të tij Mbretërisë shqiptare, ashtu edhe sot neoenveristët si Rama me “rilindasit” e tij fshihen pas fasadës së demokracisë dhe pro-BE  e proamerikanizmit të tyre fals.

E gjithë politika e komunizmit  ishte fajësim për të gjitha Ballin Kombëtar me stëzmadhime të të vërtetave por më shumë me shpifje e intriga. Edhe Edi Rama për 8 vite opozitë nuk kishte ditë që të mos dilte neper media e në televizione me citate e me akuza se për gjithçka “ Fajin e ka Saliu” dhe që edhe sot për dështimet e tij gjithçka ia faturon paraardhësve të tij, ashtu sikurse deri në grahmat e fundit edhe regjimi komunist për të gjitha akuzonte Mbretin Zog dhe social-imperializmin.

Rama vetëm Saliun e ngarkonte me faje, por madje ai na u bë me fjalë edhe si antikomunisti dhe si antienveristi më i madh në Shqipëri. Kjo për këto  arësye:

E para: duke fajësuar për të gjitha Saliun, Rama  jo se nuk kishte të drejtë për këtë për faktin se Berisha ishte stërkonsunuar dhe kishte dështuar politikisht në pushtet, por këtë Rama  e bënte për të përçarë të djathtën, dhe për të fituar përkrahës edhe nga të zhgënjyerit e Partisë Demokratike  për faktin se edhe lidershipi i PD-së, autokrati pseudoantikomunist, antikomunisti i rrejshëm S. Berisha, nuk rezultoi asgjë më shumë se sa një ishkomunist  që u konvertua brënda natës në një antikomunist demokrat i flaktë sa për të maskuar shëbimin besnik të tij ndaj enverizmin, madje si edhe më i privilegjuari  edhe në ballë të oxhakut me fëmijët e tij, privilegj që nuk e kishte asnjë antar i Byrosë Politike  të KQPPSH. Me antikomunizmin sipërfaqësor dhe demokrat  në dukje, Berisha e përdori mjaft mirë antikomunisto-enverizmin  si mashtrim publik dhe ndërkombëtar në favor të dominimit prej tij të politikës shqitare për shumë kohë , pavarësisht autokracisë së tij  të cilën e mirëmaskonte  me metoda finese mashtrimesh e gënjeshtrash antikomuniste dhe demokratike.

Dhe prandaj dhe prej kësaj kryesisht, Partia Demokratike  ka përfunduar aty ku është sot, e cila pavarësisht dështimeve dhe gjëndjes së rëndë ku ka rënë vëndi dhe shoqëria shqiptare nga pushteti aktual i E.Ramës , PD akoma as nuk akumulon dot pakënaqësitë publike e kombëtare,  dhe akoma  as nuk ngjall besim e shpresë te shqiptarët, sidomos te E  Djathta.

E dyta: Mashtrimi tjetër prej të cilit pëfitoi politikisht shumë Edi Rama ishte fakti se ashtu si Enver Hoxha siç ia ngarkonte për gjithçka fajet Ballit Kombëtar edhe kur krimet ,djegiet e rrënimet  i bënin edhe pushtuesit por edhe vetë komunistët, po kështu Edi Rama gjithçka dhe të gjitha ai  ia adresonte Berishës, pra kuptohet PD-së, duke akuzuar për autorësinë e të gjitha fajeve për dështimet politike, demokratike dhe juridike në vitet e tranzicionit. Ai  me flamurin antiBerishë, Rama mbajti në unitet enveristët, komunistët fanatikë  dhe të gjithë socialistët të cilët u bënë besnikë fanatikë të Edi Ramës, si dhe po kështu me mashtrimet si antienverist mashtroi edhe jo pak nga shtresa e te perndjekurve dhe të të persekutuarve politikë të zhgënjyer nga pushteti dhe nga politika e Partisë Demokratike.

Së treti: Ashtu sikurse edhe komunistët e orëve të para gjatë luftës që merrnin para, ndihma, armatime, ushqime dhe veshmbathje nga anglo-amerikanët e që shpirtin e zëmrën e kishin te Moska e te Tito, ashtu edhe Rama sot në dukje flet e përbetohet si properendimor, prointegrimit në BE  dhe si  proamerikan, por në fakt: keqqeverisja e tij, krimi , korrupsioni, mossundimi i ligjit, pengesat dhe mosVETTING-u i politikës dhe mosdekriminalizimi i saj, korrupsioni dhe kanabizimi i vëndit  dhe shumë qëndrime e vendime qeveritare e shtetërore të tij kanë qenë anti-BE  dhe antiamerikanizma të  hapët nga pushteti i tij, të cilat u konvenojnë antishqiptarëve dhe shovinizmit serbo-sllavo-grek.

“Shpikja” e “Rilindjes” apo edhe e njëfarë “bërthame strategjike” nga Edi Rama realisht është një neomodel politiko-byroist i rehabilitimit dhe i  përzgjedhjes në qeverisje e pushtet pinjollët, bijtë e bijat   e etërve të komunizmit, injorantët e të paaftët , jopatriotët dhe jokombëtarët  duke i kaluar në filtrin e tij,filtër i cili zgjodhi të padenjët, e të paaftit, servilët dhe të padinjitetshmit, frikacakët e mediokrit sepse ata i dominon lehtë. Këtë kryeministri e ka si trashëgimi nga Diktatura ku është rritur, edukuar dhe formësuar.

Pas Diktaturën e morën në duar pikërisht shërbëtorët më servilë të cilët me zell të madh i kanë shërbyer asaj, por që në sekondat e para kur diktatura filloi të shëmbej këta ishin të parët që e tradhëtuan dhe e brakrtisën atë, por që vetë më pastaj u bënë autokratë  e kleptokratë që e privatizuan si shtetin dhe shoqërinë. Kështu dhe me të këtillë Rama formoi edhe ekipin e pushtetit të  “Rilindjes”  ku në  pushtetin e tij u mundësuan që të jenë  rilindasit e ishkomunizmit të konvertuar në kapitalisto-komunistë të pashpirt, antihumanë, kundërpatriotë, të korruptuar, të papërgjegjshjëm ,injorantë, kundëritegralistë në BE  dhe antisocialë ashtu sikurse ishin të pashpirt , antihumanë dhe kriminale edhe kasta e kuqe komuniste e cila e sundoi Shqipërinë për rreth 50 vite.

Prandaj kundër këtij realiteti , kundër kësaj elite politike paskomuniste dhe antidemokratike, antipublike dhe antikombëtare, kundërproduktive, antihumane, e korruptuar dhe e papërgjegjshme, kjo kërkon nevojën e një force të re politike  si patriotike mbi të gjitha dhe së pari, që ajo të marrë në dorë drejtimin e shtetit dhe të shoqërisë per ta drejtuar  vendin për nga më e mira, demokracia, ligji, mirëqënia dhe integrimi.

Dhe këtë duhet ta marrë përsipër “Lëvizja për Unversitetin”.

Kjo Lëvizje është një shans i madh  që u ka ardhur tashmë shqiptarëve për ndryshimin , por që shqiptarët nuk duhet të rrinë e të presin, por duhet ta inkurajojnë dhe ta mbështesin levizjen e studentëve, në mënyrë që të ndahemi një herë e mirë nga e kaluara komuniste dhe nga e tashmja politike kriminalo-korruptive dhe antikombëtare e kësaj elite politike.