Në Shqipëri duhet RI-VETTING- VETTING për VETTING-un

Në Shqipëri duhet  RI-VETTING- VETTING për VETTING-un

Nga Skënder Sadri KAPITI

Aq thellë është zhytur në krim dhe në korrupsion drejtësia shqiptare sa që do të kishte qenë mirë një vendimmarrje politike konsensuale ,gjithpërfshirëse , ku të miratohej ne parlament një ligj i cili të përjashtonte nga detyra e prokurorit dhe e gjyqtarit të gjithë gjyqtarët e prokuroret në Shqipëri  por edhe në Kosovë, e jo vetëm ata, por  të përjashtohen nga politika edhe  të gjithë politikanët  e ndotur me hajni, korrupsion ,drogë, tradhëti  dhe me rekorde  kriminale te tjera , të cilët i njohin shumë mirë drejtësia, publiku dhe nderkombëtarët.

Nuk e di se si i lejon dhe toleron shoqëria shqiptare personazhet e lartë të politikës e të pushtetit të cilët për korrupsionin e tyre, atyre edhe u është refuzuar hyrja në SHBA?

Rrallë, tepër , tepër rrallë mund të gjëndet ndonjë  gjyqtar e prokuror  i pastër dhe i pazhytur në paligjshmëri dhe në korrupsion.

Asnjëri  ndoshta prej tyre nuk mund të mos jetë i pandikuar nga politika , i paemeruar prej saj , pa grabitje e fshehje  pasuriie ; pa lidhje politiko-nepotike , farefimore e klanoro- krahinore dhe pa lidhje korruptive e kriminale edhe ordinere madje .

VETTING-u kështu sikurse po vepron e ka shumë të vështirë për të hulumtuar e zbuluar pasuritë e fituara paligjshmërisht me krim dhe me korrupsion nga  gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë.

Kjo vertetohet nga fakti se VETTING-u ka konfirmuar në detyre mjaft gjyqtarë të cilët janë madje edhe krerë të sistemit të drejtësisë: i kësaj drejtësie e cila e ka rrënuar shtetin dhe shoqërinë; drejtësi antikombëtare prej së cilës shqiptarët  kanë  marrë arratinë; drejtësi e vetëgjyqësisë e cila  me vendimmarrjet e saj i ka çuar në konflikt qytetarët shqiptarë; drejtësi e cila i ka çuar shqiptarët në vetëgjyqësi; drejtësi e cila i ka çuar shqiptarët në Gjykatën e Strazburgut, fakt ky i cili ka diskredituar edhe imazhin e Shtetit shqiptar ,por edhe që i ka ngarkuar Shqipërisë një barrë financiare tepër të rëndë, dhe po vazhdoi me këto ritme ndoshta do ta filimentojë edhe buxhetin e shtetit.

Dhe të gjitha këto vijnë prej këtij sistemi gjyqësor, pra prej këtyre gjyqtarëve dhe prokurorëve por edhe prej këtyre politikanëve.

VETTING-u duhet të jetë i thellë dhe njëkohësisht edhe ndëshkues i ashpër për vendimmarrjet, autorët e atyre vendimmarrjeve të cilët kanë shkaktuar dëme kriminale të pallogaritshme qytetarëve shqiptarë, pasurive kombëtare dhe shtetit shqiptar.

VETTING-u nuk duhet të ndalet vetëm në largimin nga detyra gjyqtarët e prokurorët, por duhet edhe t’i dergojë ata para drejtësisë; pasi , shteti ligjor është  i barabartë për të gjithë ku paligjshmëria, vjedhja, abuzimi dhe krimi e fshehja e pasurive të fituara duke shfrytëzuar postin dhe detyrën , shpërdorimi i detyrës dhe abuzimi me ligjin duhet të ndëshkohen penalisht.

Pra, nuk duhen dy standarte, pra duhet ndeshkimi  ligjor edhe për gjyqtarët e prokurorët ,pra duhet  RiVETTING.

Të gjitha ato dëme që u kanë ardhur shqiptarëve dhe shtetit shqiptar qoftë kriminale dhe financiare duhet t’i shlyejnë me burg por edhe financiarisht  gjyqtarët e prokurorët shqiptarë.

Prandaj duhet bërë edhe një riVETTING për ata të cilët edhe janë konfirmuar në detyre.

Duhet të shikohen të gjitha ankesat qytetare të cilët ankohen për vendimmarrjet e gjyqtarëve, sepse VETTING-u edhe duhet të shprehet për vendimmarrjet kriminale e korruptive, pasi VETTING-u do të ishte i mangët poqese nuk krijohen premisat dhe kushtet për të fituar kompensimet dhe të drejtat  e qytetarëve të shituara dhe të grabitura nga drejtësia dhe politika shqiptare.