Në shërbim të kujt janë opinionistët e Blendi Fevziut?!

Letër TV-Klanit

Në shërbim të kujt janë opinionistët e Blendi Fevziut?!

Shkas për ketë letër mora emisionin “Opinione” të TV Klan, mbrëmjen e 04.02.2019, ku të ftuar ishin: Baton Haxhiu, Prenç Zogaj, Mustafa Nano, Edit Harxhi dhe Andi Bejtja. Por kësaj here nuk do ndalem për dërdelisjet e të gjithë  opinionistëve por vetëm për dy më të “mençurit”, për: Baton Haxhiun dhe Mustafa Nano të cilët gjithçka e “dinë” dhe s´dinë për Kosovën.

TV Klanin e shikojmë më shumë vëmendje. Jo vetëm e shikojmë, koha e tashme, por edhe e kimi shikuar që shumë vite. Mirëpo, ka kohë që gjithnjë e më shumë ky televizion po na irriton ta ndjekim (shikojmë), e sidomos kur përball, në ekran na dalin dy “opinionistet” më të “mençur” që i ka gjetur Blendi Fevziu në gjithë hapësirën shqiptare, e të cilët po na shesin mend kur s´kanë as për vete. Pa dashtë të hy në detajet e çdo emisioni veç-veç, po ndalem vetëm të zgjedhja e opinionistëve që po i bën kohëve të fundit Blendi Fevziut. Ky gazetar, moderator, ka nuhatje të mirë për emisione që zgjojnë kërshërinë e shikuesve, por nuk e ka të njëjtën shije kur zgjedh ”të mençurit”-opionistet e misionit. Sepse, për fatin e keq, kohëve të fundit Blendi Fevziu, sikur e ka banalizuar, e ka kthye në komedi pa kripë “Opinionin”, pse jo, edhe skemën programore të TV Klanit më ftesa të opinionistëve që s´kanë krebilitet e as moral për të qenë “opinionist”(të mençurit) e TV Klanit.

Nuk e di, sipas cilave kritere Fevziu i ka vlerësuar këta dy “opinionist” (Batonin dhe Nanon), se gjeja dinë gjithçka për Kosovën, përveç asaj se njëri mund të dinë së çka mendojnë shërbimet serbe për shqiptarët, e tjetri e “dinë” së në gjakun e kosovarëve ka edhe gjak serbi(?!) Për të parin (Batonin) e dinë edhe Fevziu se ai ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i lidhur ngushtë me strukturat me të errëta të Beogradit dhe shërbimeve sekrete Serbe. Kurse për Mustafa Nano, Fevziu e dinë se kush e paguan të flas zi e ma zi për shqiptarët jashtë Shqipërisë. Këto e shumë të tjera i di Blendi Fevziu. I dinë edhe përpiluesit e skemës programore i TV Klanit dhe vazhdojnë ti thërrasin si “opinionit” në TV Klan, që përmes sharjeve, fjalëve dhe opinioneve të tyre të vjellin kundër Kosovës.

Shikojeni ketë binom pekmezesh se si përngjajnë jo vetëm për nga fjalori, mendimet e çoroditura kundër Kosovën, por edhe kokën e kanë të kthyer nga Beogradi dhe Athina.

Ndryshe, këta binekët e Blendi Fevziut janë  aq të pa matur, aq dyshues, sa vijmë në dy përfundime: Kush janë? Për Batonin tashmë të gjitha i dimë?! Mustafa Nano veç na ka tregua me opinionet e veta se kush është… Po, ty Fevzi çka të lidhë me ta? Apo veç të  pëlqejnë biografitë e tyre.? Të bëmat e tyre? Mendësia e tyre për shqiptarët? Lidhjet e tyre me të kaluarën….? Ndryshe s´ka si të shpjegohet kjo kur asnjëri nuk kanë aftësi të japin opinion për zhvillimet shqiptare përveç kur duan të ofendojnë e shajnë. Të tillët për shkrime-derdelisje edhe paguhen nga qendra antishqiptare, e në raste të tilla dihet se si pasqyrohet realiteti, si thuret historia, si shpjegohen ngjarjet. Shkurt, si është e mundur që populli shqiptar i Kosovës të përpinë fyerjet që ua bën Batoni në TV Klanin të Fevziut por edhe të vetin?!

Kush ua jap të drejtën atyre (Batonit dhe Nanos), të japin opinione kaq sharlatanë për Kosovën?

A janë shqiptarët e Kosovës të denjë që ti ofendon Bledi Fevziu me këta të “mençurit” e tij?!

Çka të them, pos që po e përdor një fjalë që e përdori vet Batoni në “Opinion” të 04.02.2019: “Marre!”

(Arif Molliqi,

email: molliqi@aol.com)