Në një operacion policor në Gjakovë arrestohen dy persona

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun                 Data: 30.08.2019

Drejtoria Rajonale e Policisë                                                       Nr.14

Gjakovë

Nr. VS-5581

Mob. 044-580-158

E-mail: zyrainformimitgj@kosovopolice.com

lirije.podrimaj@kosovopolice.com

                     

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Në një operacion policor në Gjakovë arrestohen dy persona të dyshuar për tetë raste të grabitjeve të armatosura dhe konfiskohen armë e mjete tjera që dyshohet se  janë përdorur për kryerjen e grabitjeve

 

Gjakovë, 30 gusht 2019

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Sektori Rajonal për Hetime nga kjo drejtori, konform autorizimimeve policore dhe me autorizim të prokurorit të shtetit sot ka realizuar një operacion kontrolli dhe bastisje në tri lokacione me ç ‘rast ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje të armatosura.

 

Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë që nga muaji maj i këtij viti kanë ndodhur tetë grabitje të armatosura kryesisht nëpër pompa të derivateve dhe që nga ajo kohë hetuesit rajonal kanë punuar intensisvisht në identifikimin e kryesve të këtyre veprave dhe ndriçimin e rasteve në fjalë.

 

Gjate kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse të personave të dyshuar të realizuara sot në cilësi të provave materiale janë sekuestruar armë dhe prova tjera të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e plotë të këtyre rasteve si dhe ndërlidhjen e mundshme të tyre me raste tjera:

 

  • AK-47
  • Pushkë gjahu e llojit Shotgun me katër fishek
  • Pistoletë e llojit TT me një karikator dhe shtatë fishek
  • Një shufër metalike
  • Substancë e dyshuar si narkotik si dhe pajisje tjera përcjellëse për përdorimin e narkotikëve
  • Maska, dorëza dhe rroba të ndryshme
  • Veturë e tipit Golf katër
  • Targa të ndryshme të veturave vjedhura
  • Dy telefona mobil
  • Dy kasaforta
  • Municion
  • Dyqind e njëzet e pesë euro para

 

Personat e arrestuar janë:

 

B.Z i lindur 1996 / shqiptar, shtetas i Kosovës

M.Sh i lindur 1990 / shqiptar, shtetas i Kosovës

 

Pas përfundimit të procedurave policore personat e dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit dërgohen në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

 

Fotografi të disa nga provat e sekuestruara: