Ne me këta lider edhe një shekull nuk mund të inkuadrohemi në Europë

Nga: Ramiz  DERMAKU

Pjesa më e madhe e politikanëve shqipëtarë të Kosovës, Shqipërisë, Kosovës lindore,Iliridës, të cilët  e kanë kaluar një jetë luksoze, e kanë shijuar begatinë e sofrës së pushtetit, bëjnë çdo gjë për  të  ardhë edhe një herë ne pushtetë. Prandaj sot kot e ke t’u flasësh për koncepte e programe më të mira politike, ekonomike, industriale.., sepse ata e kanë vetëm një qëllim që edhe njëherë të shijojnë privilegjet e humbura dhe të kalojnë një jetë luksoze,  Në hapësirat shqiptare viteve të fundit po dominojnë dy grupe politikanësh:

  1. a) Politikanët e paktë që e kanë kuptuar se po dite ta përdorësh, politikën, ajo (politika) është shërbëtore e mirë,
  2. b) Politikanët që i takojnë grupit të dytë, ku bëjnë pjesë  numri më i madh i politikajve, e të cilët akoma nuk e kanë kuptuar se po të hyri në gjak, politika të bënë shërbëtor të dëgjueshëm të saj.

c) Pos këtyre dy grupeve kemi edhe një grup politikanësh, që janë më të rrezikshëm se grupet e ,,cekura më lartë, këtu bëjnëpjesë ata që ju kanë rikthyer përsëri pushtetit, pasi njëherë e kanë humbur  atë, e të cilët u ngjajnë njerëzve narkomanë që përsëri u janë kthyer narkotikëve. Këtij grupi sa më shumë që u spjegon për dëmin që ia bëjnë vetvetes dhe familjes që i takojnë ata edhe më besnik i bëhen injorancës së vet. Pjesa më e madhe e politikanëve shqipëtarë të Kosovës e kanë shijuar begatinë e sofrës së pushtetit, prandaj kot e ke t’u flasësh për koncepte e programe më të mira politike, sepse ata e kanë vetëm një qëllim që edhe njëherë të shijojnë privilegjet e humbura. Kështu “politikajtë “e Kosovës i ngjajnë një “kafeje”, ku nuk dihet se kush hyn e kush del, por dihet hapur se kush përfiton nga “ kafeneja”. Liderët tanë, kohëve të fndit nuk mund ti gjeshë në shtëpi, por ata u thonë  familjes dhe të tjerëve se janë në udhëtime “zyrtare” e ne të vërtetë ata marrin femrat e reja dhe relaksohen me to dy apo tri ditë dhe flejnë në hotele lusoze, apo lokale nate. Aty ata,bëjnë gjumë të rehatshëm. Ndersa populli  pret nga ta se një ditë do të jenë të përfaqësuar nga politikaj që nuk janë të varfurë as materialisht as mentalisht. Kur flasim për partitë e shqiptarëve të Kosovës, çdo here gjatë shpalljes së zgjedhjeve parrlamentare, ato u drejtohen votuesve shqiptarë, por duke e ditur se fati i tyre i mëtejmë varet nga partia më e madhe e cila do ti fitojë zgjedhjet. Pra nuk po them se politikanët tanë janë burra të mirë dhe nuk duhet kritikuar. Problemi është se korruptimi i klasës sonë politike duhet parë si produkt i një sistemi politiko-ekonomik neokolonial që bazohet tek privatizimi I vazhdueshëm i çdo pasurie madhore  kombëtare shqipëtare kryesisht në funksion të kapitalit të huaj. Kamë shumë gjëra për të thënë dhe për të shkruar, të dashur politikanë-ne.

Institucionet tona, e Qeveri kanë njerëz të korruptuar, njerëzit që e pengojnë zhvillimin dhe ndertimin e shtetit të Kosovës.

           Si mund ta udhëheq Ministrin e Kulturës, njeriu i cili vetë s’ka kulturë; ai pa fije turpi largon – hjekë nga zyrja e ministrisë, fotografinë e gjeniut të kombit Dr. Ibrahim Rugovës. Ofendon aktivistët e sportit,ofendon rinin, luftëtarët..,  të cilët jetën ia kushtuan çështjes kombëtare- e sportit. Para disa jave isha në pushim në Kosovë, dhe disa herë dëgjova njerëzit duke thënë; Ju, që jetoni në diasporë, mos “vuani” më për Kosovën, sepse tani Kosova ka institucionet e veta, të cilat bartin përgjegjësi për moskryerjen e detyrave para Qeverisë. Pashë edhe lider kosovarë; duke filluar nga atat ë nivelit  Komunalë e deri tek ata shtetëror, pashë  edhe  qeveritarë të cilët ishin pasuruar…, aq shumë sa nuk dinin se çka po bënin, dhe çka po flisnin.. Shkova disa herë tek Kryetari i Kuvendit Komunal në Dardanë .., nuk munda ta gjejë ! Shkova të ha drekë në një restotran aty dëgjova punëtorin e KEK-ut , duke i thënë një fshatari ; Ti paguana nga një drekë ne ( aty ishin 4 persona ) .., të shtunën në fshatin tuaj nuk do të ndalet rryma ? !  . Disa punëtor të Komunës nga ora  9 deri në ora 10-të  nuk ishin në vende të punës., pashë edhe njerëz që kërkonin ndihma nga personat kompetentë.., dhe ata jo që nuk kishin me ju dhanë .., ndihma por talleshin me ta. Aty takova edhe dy punëtorë pranë Kuvendit Komunal në Dardanë, të cilët dikur punonin mer mua në procesin edukativo arësimor, dhe shkollën fillore të Shipashnicës së Epërme e quanin .., (qerdhe e nacinalizmit dhe irredentizmit shqipëtar ) ishin anëtarë të përbetuar të LK-ste; vëllezërit; I.J. dhe M.J . Tani  ishin kyqur në radhët e LDK-ës dhe derdhnin lotë krokodilli .., siq derdhnin edhe dje për  Partin Komuniste.  Po, pashë .., po…, çka nuk pashëDerisa  në vendet udhëheqëse duke filluar nga niveli Komunal e deri tek ai shtetëror u apim votat atyre kurrë nuk do mund të ndertojmë shtetë të fortë, stabil dhe demokratik. Ne, me këta lider edhe një shekull nuk mund të inkuadrohemi në Europë.

Punuar 17.11. 2ß16