Në Malishevë arrestohen dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë

KOMUNIKATË

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun                 Data: 07.02.2020

Drejtoria Rajonale e Policisë                                                       Nr. 01

Gjakovë

Nr. VS-5929

Mob. 044-580-158

E-mail: zyrainformimitgj@kosovopolice.com

lirije.podrimaj@kosovopolice.com

                     

KOMUNIKATË PËR MEDIA

 

Në Malishevë arrestohen dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë

 Gjakovë, 07 shkurt 2020

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore  në Gjakovë.

 

Sot me datë 07.02.2020 mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme  në territorin e Komunës së Malishevës dhe gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar  nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ,,Vjedhje e Rëndë” e mbetur në Tentativë të ndodhur  me datë 20.01.2020 në ora  02:40 në fshatin  Kijevë  ku dy persona të maskuar , kanë tentuar që të kryejnë  vjedhjen e të hollave  në Bankomatin e TEB Bankës.

 

Gjate punëve operativo-hetimore hetuesit policor nga stacioni policor në Malishevë kanë mbledhë dëshmi lidhur me rastin si dhe gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi te ndryshme.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:

·       M.M.               m /k/ sh                       29 vjeçar
·       F.K.                 m /k/ sh                       29 vjeçar

Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit:

  • Një automjet të tipit Renault Llugano
  • Dy maska
  • Dy palë dorëza
  • Një qantë krahu
  • Një duks ngjyre e zeze
  • Një pallto reflektuese me kapelë
  • Një kapelë të zeza
  • Dy jelek reflektues-trafiku
  • Një palë atlete

Hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.