A e dini se në lashtësi, mjekët provonin shurrën për…

A e dini se…

… sëmundja e sheqerit (Diabetes mellitus), zakonisht e quajtur diabet, është çrregullim metabolik që spjegohet me anomali në rregullimin e glykozës në gjak që çon në hiperglikemi, pra përqendrim të lartë të glykozës në gjak të cilën e zbulojmë nëpërmjet të glykometrit që tregon sasinë e saj në gjak pra,  bën të mundur matjen e përpiktë të nivelit të gykozës (sheqerit) në gjakun e njeriut.

Mirëpo, mjekët e lashtë përdornin një metodë tjetër mjaft specifike për të diagnostikuar sëmundjen e sheqerit, uroskopinë. Ata kontrollonin urinën e pacientit me sy, me të marrur erë, me prekje për të zbuluar disa sëmundje, kurse për diabet mellitus-in (sheqerin), mjekët shijonin urinën, nëse ajo kishte shije të ëmbël, kjo do të thoshte që pacienti ka diabet/Filolet/