NË KRAHËT E KËNGËS

Nga Demir KRASNIQI

 

Falënderoj Zotin edhe Perëndinë –

Që ma dhuroi zërin edhe madhështinë !

Në krahët e këngës t’ shoh trojet shqiptare ,

Me  jonet e zërit  t’ ngritë vlerat kombëtare !

 

Në krahët e këngës , n’ moshën fëmijërore –

Merrja pjesë aktive n’ programet shkollore !

Dhe prej një suksesi në tjetrin sukses –

Rritesha n’ vendlindje , në fshatin Tugjec !

 

Kështu , mu në lulen time të rinisë ,

N’ Festival të Parë , këngën e kam nisë ,

Në  Shtëpi t’  Kulturës , atje n’ Kamenicë –

Zura  Vend të Parë , nga Këshilli i Jurisë !

 

Dhe prej asaj dite , në fushë e në mal –

Kënga ime e bukur , asnjëherë s’ u ndal !

Por ,  kur publikova : “Këngë për Skënderbeun” –

Atëherë kënga ime , kudo mori dheun !…

 

Gjithandej  ku   shtrohej n’ sofra  bukë e krip –

N’ çdo shtëpi shqiptare –  jehonte kënga shqip !

Edhe zogjtë e malit kudo m’ adhuronin –

N’ dasma e n’ ahengje , kudo më kërkonin !

 

Kështu në shumë  fshatra  t’ krahinës së  Llapit –

Këndova me gjithë zemër , këngët  e kallapit !

Po dhe në shumë fshatra t’ Malësisë së Gollakut –

Këndova në  gazmende , ulur n’ ballë t’ oxhakut !

 

Po ashtu n’ shumë fshatra , n’ Jabllanicë t’ Medvegjës –

Këndova  këngë dasmore  dhe “Këngën e Rexhës” !…

Këndova në shumë fshatra t’ Malësisë Bujanocit ,

N’ fshatra t’ Hashanisë dhe n’ dasma të  Tërnocit !…

 

Këndova në shumë fshatra , n’ Luginë të  Preshevës –

Këngët ma të  bukura – burim i mbarë trevës !

Këndova në  shumë fshatra t’ Malësisë s’ Karadakut –

Për trimat e pushkës , burrat  e  bajrakut !…

 

Këndova në  shumë fshatra t’ Grykës s’ Kaçanikut –

Për trimat e pushkës me zemër t’ çelikut !

Këndova në  shumë fshatra rrëzë Bjeshkëve të Sharrit –

Për luftëra t’ lavdishme për liri t’ shqiptarit !…

Këndova në  shumë fshatra t’ rrafshit të Kosovës –

Këngët e traditës mes burrave të odës !

Këndova në  shumë fshatra t’ krahinës së Drenicës –

Këngët legjendare , këngët e traditës !…

 

Këndova në shumë fshatra t’ Rrafshit t’ Dukagjinit ,

Në  shumë fshatra t’ Hasit dhe Lugut të Drinit !…

Këndova në Vuthaj dhe Plavë të Gucisë –

Norën e Kelmendit , Tringën e Malësisë !…

 

I këndova Tuzit , Krajës dhe Ulqinit ,

Këndova Oso Kukën , Avdinë e vajtimit !…

I këndova vuajtjet , luftërat e shqiptarit –

Kurrë nuk e harrova Masakrën e Tivarit !…

 

Këndova në  shumë fshatra t’ rrethit t’ Kumanovës ,

N’ qytetin e Shkupit , n’ rrethin e Tetovës …

Këndova në  shumë fshatra t’ rrethit t’ Gostivarit ,

N’ Luginë të Pollogut , buzë lumit t’ Vardarit !…

 

Këndova në  shumë fshatra t’ rrethit të Kërçovës ,

Në rrethin e Strugës dhe n’ fshatra t’ Mavrovës …

Këndova Manastirit  – qytetit të  Alfabetit ,

Këndova  mysafirit , sofrës , muhabetit !…

 

Këndova n’ shumë qytete , në fshatra e në male ,

Këndova n’ shumë koncerte , në  shumë festivale …

Këndova n’ festivale lokale e vendore –

Këngë të kompozuara dhe këngë burimore !…

 

N’ “Akordet e Kosovës” – këndova në Prishtinë,

Për dëshmorët e kombit – këndova në Klinë ,

Për dëshmorët e kombit –  këndova  në Has ,

N’ Mushtishtë të Therandës edhe në Drenas !…

 

Po , për Dervish Shaqën –  këndova në Deçan ,

Për “Flakë të Janarit” –  këndova në Gjilan …

N’ qytet të  Ferizajt mbahej “Kosovarja” –

Dy herë  u shpërbleva  me vendet e para !…

 

Për festën fetare të Bajramit t’ Vogël –

Përfaqësues Kosove – këndova  në Shkodër !

N’ Radio Televizione këndova në çdo anë –

Kudo në Kosovë, Shkup edhe Tiranë !…

 

 

Përveç festivaleve të shumta kombëtare –

Shpeshherë kam marrë pjesë dhe në Ndërkombëtare !

Prej shumë festivaleve kryesisht t’ Folklorit –

Nuk harrohet kurrë Festivali  i Ohrit !

 

N’ Festival t’ Ballkanit –  n’ Zagreb e n’ Beograd ,

N’ Festival t’ Evropës dhe në Novi Sad –

Me Nexhmije Pagarushën , në duet këndonim –

Shtetet e Evropës , direkt e transmetonin !…

 

Përveç festivaleve kombëtarë e ndërkombëtarët –

Nuk i kam harrua kurrë as mërgimtarët !

Kam këndua n’ dasma në Bursa të Turqisë ,

Mërgimtarëve t’ Francës dhe të Gjermanisë …

 

Kështu dalëngadalë erdhi pleqëria –

Dhe po iu vjen fundi gjithë këngëve të mia !

Por , nuk do të vdesin këngët më të mira –

Po ua la të shkruara me mijëra e mijëra !…

 

Gjilan, më 31.01.2017.         Demir KRASNIQI