Në Kosovë, drejtësia po vazhdon të shitet dhe blihet si në pazar

Në Kosovë, drejtësia po vazhdon të shitet dhe blihet si në pazar

Shkruan: Hasan Preteni,

Prokuroret dhe gjyqtarët e Kosovës, janë të shantazhuar, punojnë në shumë vende pune, janë pjesë e grupeve joformale, i kanë shkolluar fëmijët jashtë Kosove, i kanë punësuar familjarët e tyre nëpër ndërmarrjet publike, janë të lidhur me politiken, janë te pamoralshëm. E kanë shkatërruar shtetin, kulturën dhe moralin kombëtarë, duke mos i kontrolluar ndjenjat e tyre, tani janë të shantazhuar. I shantazhon politika, i shantazhon morali i tyre, i shantazhon klientela. Janë tmerri i dynjasë. Nuk ka shtet me ta, i publikojnë emrat e informatorëve, nuk fillojnë hetimet kundër personave në pozita të larta. Caku i tyre është “fukaraja”. Nuk ka shtet me këta degjenerues, hetim i thellë i pasurisë se tyre, hetim i thellë i punësimeve të familjarëve të tyre, hetim i thellë i lidhjeve të tyre me bizneset, hetim i thellë i amoralitetit te tyre, hetim i thellë i diplomave të tyre. Kosova është në krizë të thelle, kriza është nga politika, por kriza me e madhe është tek “sundimi i ligjit”. Hetuesit policore, gjyqtarët dhe prokuroret janë pasuruar ne aspektin material. Një filozof thotë: “Dëshmia kryesore se kam punuar drejtë është, pasuria ime”. Po kush e thotë këtë, e thonë por nuk është e vërtetë. Hetuesit Policore, Gjyqtarët, Prokuroret, janë pasuruar (nuk kane punuar drejtë), nuk ka shtet me ta. Reformë e thellë, nuk ju beson askush, i besojnë Kanunit, nuk i besojnë KGJK-së dhe KPK-së.

Pse edhe pas 10 vitesh si shtet I pavarur, si dhe afro 19 vjet në liri, në Kosovë drejtësia po vazhdon të shitet dhe blihet si në pazar? A është definitivisht kjo garniturë që udhëheq drejtësinë  e pa fuqishme për t’u përballur me politikanët mafio-oligarke të  korruptuar e sundues  të klanit Pronto, që po e sundojnë dhe qëndrojnë edhe “mbi ligjin e kushtetutën”!?  Pse në Kosovë prokurorët dhe gjyqtarët i frikësohen dhe nënshtrohen politikës, e në fakt do të duhej të ishte e kundërta, që politikanët të kenë kujdes e t’i frikësohen organeve të drejtësisë? Si dhe pse i cakton politika prokurorët dhe gjyqtarët,dhe të cilët pa tjetër duhet t’i jenë besnikë politikës. Pra, ata të cilët marrin vendimet, ashtu si i urdhëron politika dhe pushteti, sipas vullnetit, dëshirës dhe urdhrit të tyre dhe në këmbim të kësaj edhe drejtësia. Pra, gjyqtarët dhe prokurorët fitojnë të drejtën e korrupsionit dhe të kriminalizimit të plotë të tyre, për ta shitur të drejtën e qytetarit dhe atë shtetërore e ligjore? Si është instaluar një korporatë mafioze, korrupsioni kriminal  “politikë- drejtësi”, kthetrat e së cilëve kapin dhe paralizojnë shtetin, ligjin dhe funksionimin e shoqërisë, siç është, pak a shumë, kjo gjendje në Kosovë, ku mafio-oligarkia bën kërdinë me paranë publike, pasuritë e pronat shtetërore dhe kombëtare, me evazionin fiskal, me kontrabandën dhe me korrupsionin?

Deri kur do tu shërbejnë politikës ata që morën pozita në sistemin e drejtësisë falë mbështetjes politike të partive të caktuara, të cilave tashme detyrohen dhe po u shërbejnë verbërisht dhe mbi ligjin!!!?

  1. s. Autori ishte shef i Agjensionit Antikorrupsion, tash drejtor i Qendrës për Etikë, Transparencë dhe Integritet