Në gjurmët e kohëve , histori e krenari që shkruhet sot

Këndi i librit

Xhevahir Cirongu

Është një kënaqësi e veçantë, që sot lexon pas kaq vitesh dekada libra të tillë, të cilët na japin krenari e fisnikëri, sepse aty piktakohesh me vitet e shkuara, por edhe me njerëzit që kanë lënë gjurmët e tyre me aq mundim e përkushtim sipas profesioneve të tyre në çdo fushë të shkencës. Me përkushtim e vullnet, me dijet e tyre intelektuale, me kuturën e dashurinë për njerëzit e atdheun, ata u bënë pishtarë flakadanësh nëpër dekada të tëra e dhanë maksimumin e tyre intelektuale e profesionale në shërbim të atdheut e të zhvillimit shoqëror të shoqërisë, madje ka nga ata që kontribojnë edhe sot. Koha bën të vetën, madje ajo të fton ta jetosh atë, por është dhe e rreptë kur s’di ta vlerësosh, ndaj edhe na ndëshkon. Mendimi intelektual e profesional i çdo fushe të shkencës qoftë kjo, duhet të pasqyrohet e dokumentohet, sepse në këtë mënyrë ngelet dhe i shërben brezave të ardhshëm. Kur shkruhet në libra, mendimi intelektual mbetet thesar nëpër kohëra, por është dhe tregues që vulos edhe kohën intelektuale kur janë zhilluar ngjarjet ; si rrjedhojë e kësaj mendimi shkencor dhe veprimtaria intelektuale kthehet në një përmendore vlerësuese edhe për vazhdimësin e mëtejshme të vetë shoqërisë.

Para disa kohësh u njoha me historikun e spitaleve të Durrësit. Autori i librit është Dr. Bashkim Bajazit Habibi. Në libër, lexuesi do gjejë koronikë të zgjeruar për sa i përket fushës së shëndetësisë, qysh nga lashtësia e deri sot. Sipas të dhënave që disponohen,mjeku i parë që njihet në Durrës ka qënë mbreti i ardianëve Genti. Genti ishte mbreti ilir i cili sundoi nga viti 181 p.e.s. deri në vitin 168 p.e.s. Ai zbuloi efektet kurative të një bime mjekësore, e cila mban edhe sot emrin e tij Gentiana. Libri ka 467 faqe dhe është i shoqëruar me fotot përkatëse të mjekëve që kanë shërbyerë në këtë qytet. Interesante është sepse qyteti bregdetar i Durrësit i ka mirpritur të gjithë mjekët e ardhur nga gjithë trevat shqiptare. Autorit të këtij libri voluminoz Bashkim Habibi, i është dashur shumë punë e këmbëngulje sa inividuale, po aq edhe intelektuale dhe profesionale. Një punë të kujdesshme ka bërë edhe shtypshkronja ‘’Morava’’ në lidhjen e botimin e këtij libri. Koronikat janë të portretzuara dhe përshkrimi është bërë me fines nga autori. Dr. Bashkim Habibi me dijet e bisturi,me fjalën e ngrohtë e të ëmbël, i thjesht e i dashur me sjellje qytetarie; u ka shërbyer me devotshmëri me mijëra pacientëve në durrës e të tjerëve të ardhur nga e gjthë Shqipëria. Ai sot gëzon respekt të veçant jo vetëm te ishpacientët, por  tek të gjithë njerëzit nderohet e respektohe si mjek e njeri shëmbullor.

Foto  e ballinës së librit : xh. Cironguxhc-bh

Jetëshkrim i shkurtër mbi aktivitetin e Dr. Bashkim Habibi

  Ai ka lindur më 30. 08. 1945 në Fushë Kosovë, Prishtinë. Në vitin 1957 filloi shkollën e mesme për ndihmës mjek në Tiranë në Politeknikumin Mjekësor që e përfundoi në vitin 1961. Për dy vjet punoi ndimës mjek në rrethin e Durrësit. Gjatë viteve 1963 – 169 kreu studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës. U emërua mjek i përgjithshëm në rrethin e Durrësit. Në vitet 1971 – 1972 kryen specializimin për kirurgji të përgjithshme në Spitalin Nr. 2, klinika e parë. Punoi kirurg në spitalin e Durrësit nga janari i vitit 1973 e deri  në janar të vitit 1976. Në vitin 1976 u dërgua për specializim në Spitalin Nr. 2 Tiranë në Klinikën Universitare të Ortopedi Traumatologjisë. Është i pari ortoped për rrethin e Durrësit. Në vitin 1992 u emërua Shef i Shëbimit të Kirugjisë të Spitalit të Durrësit. Në vitin 1996 kreu një kurs kualifikimi në shërbimin e Ortopedi Traumatologjisë të spitalit të Vogherës në Itali. Nga janari i vitit 1973 e në vazhdim punoi kirurg i përgjithshëm dhe ortoped në spitalin e Durrësit deri në vitin 2008, ku në këtë vit del në pension pleqërie. Edhe pse në pension ai jep kontributin e tij si mjek në Poliklinikën e Durrësit në shërbim të kirurgjisë të përgjithshme e të ortopodisë me orar të reduktuar, aktualisht punon në një klinikë private. Doktor Bashkim Habibi duhet vlerësuar midis të tjerave edhe për këtë thesar të çmuar që i lë mjeksisë durrsake, siç është libri me titullin ‘’Historiku i spitaleve të Durrësit’’.